Tre fitore të vendasve, një barazim dhe një fitore e mysafirëve me 22 gola të shënuar është epilogu i javës së tetë në Lig;n e 4-të –Rajoni 6-të. Tabelën e kryeson Besa me 24 pikë maksimale
Besa e Çellopekut edhe kë të javë regjistroi fitore, kësaj radhe në cilësinë e vendasit ne stadiumin ‘’Besa Arena’’ në Çellopek kundër Pirokut me rezultat të thellë 6-1.
Ishte kjo fitorja e tetë radhazi nga po aq ndeshje ne sezonin vjeshtor të kampionatit 206/2027 në Ligën e katërt.
Kryetari i klubit Bujamin Mazllami për TV Koha tha se sukseset janë rezultat i punës dhe përkushtimit ndaj klubit
‘’ Pas krijimit të kushteve optimale për këtë nivel garash, filluam kampionatin me një përkushtim dhe punë të palodhshme, duke u angazhuar që këtë vit të ndërrojmë kategorinë e garimit. Domethënë prej Ligës së katër regjionale të kalojmë në Ligën e tretë regjionale‘’
Kryetari Mazllami thotë se Besa ka përkrahjen maksimale nga banorët e këtij vendbanimi dhe diaspora shqiptare
‘’ Ne kemi përkrahjen maksimale të banorëve të fshatit Çellopek të cilët jetojnë këtu dhe në diasporë. Ato janë edhe sponsorët tanë kryesor ‘’
Në ndeshjet tjera të kësaj jave u regjistruan këto rezultate:
Renova – Nerashti 0-0, Flamurtari – Pallatica 3-2, Treboshi – Genç Kalemler 5-2 dhe Rinia – Dardania ’99 0-3. Pas tetë xhirove të zhvilluara tabelën e kryeson Besa me 24 pikë e ndjekur nga Flamurtari 19, Nerashti 15, Dardania 99 me 13, Renova dhe Genç Kalemler nga 11, Pallatica 8, Treboshi 6 , Rinia dhe Piroku me nga 3 pikë.

