Site icon Tetova Expres

LIGA E TRETË: DRITA DHE DOBROSHTI RRUGËTOJNË SIPAS PLANIT

Katër fitore të  skuadrave  vendase dhe  dy të atyre  mysafire  me 28  gola të shënuar është epilogu  i  ndeshjeve  të xhiros së 12-të në ligën e tretë –Rajoni i 6-të.

Dy skuadrat pretenduese për titullin kampion Drita dhe Dobroshti kanë  regjistruar fitore të sigurta.

Drita e Bogovinës  me rezultatin 4-1 mundi  Korabin e Dibrës, ndërsa  golashënues  ishin Besim Alii,  Shpend Asani dhe  2 gola të Besart  Abazit.

Golin e nderit për Korabibn e  shënoi Ujkan Muça.

Fitore ka shënuar edhe  Dobroshti  3-1 kundër  Reçicës  në transfertë. Autor  i  tre  golave  pë Dobroshtin ishte  Agon Hashimi, ndërsa për vendasit ka shënuar Femi Velija.

Advertisement

Në ndeshjete  tjera fitore  të sigurt ka regjistruar Skënderbeu 5-0 kundër Gradecit, Lirija 6-0 kundë Xhepçishtit  dhe  Cetinska  4-1  kundër  Vardarit të Bërvenicës.

Luboteni  ka  pësuar  humbje  1-2  në përballjen  me  Gostivarin.

Tabelën e  kryeson  Drita  me 31 pikë  e ndjekur nga Dobroshti me 28 dhe Gostivari me 24 pikë.

Shaban Sinani – TV koha
Exit mobile version