Site icon Tetova Expres

5 vjet nga tragjedia në Bullgari, 45 jetë njerëzish u shuan, dënimi 20 muaj burg dhe 13 mijë euro gjobë!

Sot mbushen pesë vjet nga tragjedia në Bullgari, ku humbën jetën 45 qytetarë të Maqedonisë së Veriut. Më 23 nëntor 2021, rreth orës 2 të natës, një autobus nga Maqedonia u përplas dhe mori flakë në autostradën “Struma”, afër fshatit Bosnek, në jugperëndim të Sofjes. Viktimat po ktheheshin në Shkup nga një udhëtim në Stamboll, i organizuar nga agjencia “Besa Trans”. Mes të vdekurve ishin dymbëdhjetë fëmijë, dhe shumica e viktimave ishin shqiptarë.

Hetimet treguan se autobusi nuk kishte licencë ndërkombëtare për transport udhëtarësh dhe se kishte kaluar kufirin me dokumente të falsifikuara. Pronari i kompanisë, Bekim Haxhiu, u dënua në mars 2024 me një vit e tetë muaj burg. Gjykata e Apelit e ktheu lëndën në rigjykim, dhe gjykata e dënoi sërish me 20 muaj burg.
Pesë vjet pas asaj nate të zezë në Bullgari, ku krejt fajin ia hodhën shoferit të ndjerë, lënda sillet rrotull sa në Apel e sa në Prokurori, ndërsa familjarëve u digjet shpirti çdo ditë

Kur për 45 jetë të humbura jepen dënime kaq qesharake, puna është e qartë: në këtë vend jeta e qytetarit nuk vlenë as pesë pare!
I përjetshëm qoftë kujtimi i viktimave.

Exit mobile version