Një mesazh politik për gjuhën shqipe, të drejtat kombëtare dhe përgjegjësinë e klasës politike shqiptare. Princi Leka II qëndroi në Universitetin e Tetovës, ku mori pjesë në solemnitetin kushtuar 28 Nëntorit. Nga Tetova, përfaqësuesi i Familjes Mbretërore Shqiptare bëri thirrje për ruajtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve, duke vënë theksin te sfidat me të cilat përballen ata sot.
Princ Leka II, qëndroi për vizitë në Universitetin e Tetovës, ku mori pjesë në solemnitetin kushtuar 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.
Nikoqirët e këtij solemniteti thanë se historia kombëtare është e lidhur ngushtë me përpjekjet e brezave për ruajtjen e identitetit dhe vlerave kombëtare.
Në këtë kontekst prania e një përfaqsuesi të Familjes Mbretërore Shqiptare I dha aktivitetit të UT-së një dimension të veçantë simbolik dhe artistik.
Princi Leka i Dytë, gjatë një prononcimi për mediat, tha se vizita e tij në Tetovë vjen në një moment kritik për gjuhën shqipe. Ai I bëri thirrje klasave politike që të ruajnë dhe kultivojnë marrëveshjet që avancojnë të drejtat e shqiptarëve.
Por, si I gjen shqiptarët ky 28 Nëntor? Princi Leka i Dytë përmendi sfidat me të cilat përballen shqiptarët.
Ai kishte edhe një mesazh drejtuar kryeqendrave shqiptare duke nisur nga Tirana, Prishtina e Shkupi.
Ndryshe aktivitetin e hapi Dekania e Fakultetit Filozofik të UT-së, Profesorja Sheruze Osmani – Ballazhi, kurse një fjalim para të pranishmëve mbajti edhe mysafiri i nderit Princi Leka i Dytë, ndërkaq Referati Historik u lexua nga Prof. Isak Sherifi.
Solemniteti iu kushtua një prej datave më të rëndësishme të historisë sonë, duke vënë në pah rëndësinë historike të 28 Nëntorit, kujtesën kombëtare dhe kontributin e figurave që shënuan rrugëtimin drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetformimit. /TV KOHA/