Site icon Tetova Expres

CHAMPIONS: PSG BEFASOHET NGA ROMA, BIE BAYERNI, FITOJNË ATLETICO, LIVERPOOL E INTER

 Tre  fitore të skuadrave  vendase dy barazime dhe katër  fitore të  ekipeve  mysafire me  25 gola të shënuar është epilogu i  raundit të pestë  në fazën e ligës të  UEFA Liga e Kampionëve  Bayerrn Munihu  humbë nga Lille, ndërsa PSZH barazon me  Romën. Renditjen e  kryeson Real Madrid me  15 pikë

 Befasinë  më të madhe të mbrëmjes e e bëri Lille, që mposhti Bayern Munihun  me rezultatin 2-1. Francezët arritën të rrëzonin një prej favoritëve të kompeticionit, duke regjistruar një fitore me peshë të veçantë dhe duke marrë vëmendjen kryesore të kësaj nate evropiane.

Nuk pati fitues as në Lisbonë, ku Sporting dhe Mançester United u ndanë në barazimin 2-2. Një duel i luftuar deri në fund, ku anglezët e patën edhe më të vështirë pas daljes me karton të kuq të një lojtari, ndërsa barazimi mbetet një mundësi e humbur për të marrë tri pikët në transfertë.

Edhe PSG nuk arriti të impononte superioritetin e saj. Kampionët e Parisit u ndalën në barazimin 2-2 nga Roma, e cila rezistoi dhe arriti të largohej me një pikë nga një transfertë shumë e vështirë.

Ndryshe nga rivalët e tjerë, Interi bëri detyrën duke  mposhtur Stuttgartin 2-0 në San Siro,

Advertisement

Barcelona fitoi 4-1 në transfertë ndaj Sabahut në Azerbajxhan, duke konfirmuar epërsinë e saj dhe duke mos lënë vend për surpriza. Liverpooli ishte po aq bindës në Belgjikë, ku mposhti Club Brugge 3-0.

Atletico Madrid siguroi fitoren 2-0 ndaj Vikingut. Ndërkohë, Villarreal triumfoi minimalisht 1-0 ndaj Slavia Pragës, ndërsa Fenerbahçe mori të njëjtin rezultat në transfertë ndaj Shakhtarit.

Pas kompletimit të raundit të pestë të fazës së ligës  në Ligën e Kampionëve  renditjen e kryeson Real Madridi me  15 pikë e ndjekur nga  PSZH me  13,  Como, , Barcelona, Liverpulli  dhe Betis me nga 12 ,  Arsenali me 11 dhëe  Manchester City,  Sporting e Borusia Dortmund me  nga  10 pikë

Exit mobile version