Site icon Tetova Expres

Kronika e zezë – Tetovë dhe Gostivar, 25 Nëntor

Dje në orën 14:30 në SPB Tetovë, një 43-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se për një periudhë më të gjatë dy persona të mitur me kërcënime i kishin kërkuar para djalit të saj të mitur, ndërsa më 24.11.2026 në Sheshin e Qytetit në Tetovë, pasi ai kishte refuzuar t’ua jepte trotinetin e tij elektrik, njëri nga personat e mitur e kishte sulmuar fizikisht. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

……Dje në orën 19:05 në DPB Gostivar, një 32-vjeçar nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 18:00 në rr. „Mara Ugrinova“ në Gostivar ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po merren masa për gjetjen e kryerësit dhe zbardhjen e rastit.

……Dje në orën 17:00 në SPB Tetovë, një 53-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 16:00 te Tregu i Gjelbër në Tetovë ishte sulmuar fizikisht nga një person, i cili paraprakisht e kishte kërcënuar edhe me mjet të mprehtë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

……Dje në orën 21:35 në autostradën Shkup – Tetovë, te pikëpaga në Zhelinë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria një 25-vjeçar nga Shkupi. Gjatë kryerjes së kontrollit në komunikacion, nëpunësit policorë kanë ndaluar automjetin e udhëtarëve „Land Rover“ me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte ai dhe pas kontrollit të kryer është konstatuar se e ka drejtuar automjetin edhe pse ka pasur ndalesë aktive të shqiptuar për drejtim të automjetit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.

…….Pas mesnate në periudhën nga ora 00:20 deri në 01:30, nëpunës policorë nga DPB Gostivar kanë zbatuar kontroll aksionar në një objekt hotelierik në Dobërdoll të Gostivarit. Gjatë kontrollit janë hasur dhe privuar nga liria dy shtetase të Argjentinës për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik. Ato janë mbajtur në stacion policor për procedurë të mëtejshme.

Advertisement

……Pas mesnate në orën 01:10 në rr. „Gjorçe Petrov“ në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria një 44-vjeçar nga Tetova, për shkak se gjatë kontrollit të kryer ndaj tij i është gjetur dhe sekuestruar kokainë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.

Exit mobile version