Nesër përfundon afati që mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së, Hashimit Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, të njoftojë apelimin e vendimit dënues të gjykatës së shkallës së parë.
Tashmë, avokatët e katërshes së UÇK’së, kanë bërë të ditur se ata do të kundërshtojnë dënimin e ish-udhëheqësve, pasi që të njëjtët, i kanë vlerësuar dënimet si të padrejta.
Përveç tyre, nga ana tjetër, është edhe Prokuroria e Speciales, ajo që po ashtu ka paralajmëruar mundësinë e apelimit. Porse,ende s’është bërë e ditur se nëse prokuroria ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës.
Në rast të apelimit, Gjykata e Apelit do t’i shqyrtojë pretendimet e palëve dhe ligjshmërinë e aktgjykimit, pa e përsëritur procesin gjyqësor në tërësi.
Sa i përket këtij procesi, nuk ka afat të caktuar se kur pritet të përfundojë, megjithatë, zëra nga njohës të fushës kanë paralajmëruar se procesi në Apel, mund të zgjasë rreth një vit.
Ndryshe, dënimi i ish-krerëve të UÇK’së në shtator ngjalli reagime e kundërshtime të shumta. Të njëjtat u përkthyen në protesta masive për disa ditë rresht.
Gjatë këtyre zhvillimeve, ishte edhe ideja e ndryshimit të Ligjit të Speciales. Ky ligj u kërkua të miratohej në Kuvend nga protestuesit, të cilët, paralajmëronin edhe forma të tjera të protestës përveç atyre paqësore në rast të mos votimit të ligjit.
Ligji fillimisht u votua, porse ndërkohë, u kërkua kthimi i tij në Kuvend, gjë që u bë me vendim të Presidentes. Një draft i ri lidhur me këtë ligj është paralajmëruar se së shpejti do të dërgohet në Kuvend për miratim.
Nga Bashkimi Evropian kanë thënë për Gazetën Express se presin që të konsultohen për çfarëdo nisme për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Për këtë është deklaruar, u.d kryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, e cila ka thënë se mirëpret gatishmërinë e BE’së për konsultime rreth ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke i ftuar përfaqësuesit e BE-së në konsultimet që do të zhvillohen sot.
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka bërë me dje se të mërkurën i ka prezantuar Grupit Strategjik nismën e re ligjore për Dhomat e Specializuara dhe se grupi.
Në një intervistë për Klan Kosova, ajo ka treguar se në këtë mbledhje është miratuar edhe strategjinë shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në apel.
“Mund të konfirmoj se kam pranuar draftin e ri të hartuar nga ekspertët për Ligjin për Dhomat e Specializuar. Të njëjtin draft sot e kam prezantuar në Grupin Strategjik”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se mirëpret gatishmërinë e Bashkimit Evropian për konsultime rreth ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke i ftuar përfaqësuesit e BE-së në konsultimet që do të zhvillohen nesër, më 26 nëntor.
Ajo ka treguar se nga kush është hartuar ky draft i ligjit.
“Ligji është hartuar na ekspertët me të njohur vendorë e ndërkombëtarë dhe nga personalitet që e kanë ndjekur shumë afër procesin në Dhomat e Specializuara. Dua të saktësoj që ky ligj nuk synon në asnjë formë që të ndërhyj në drejtësi. Përkundrazi, është ligj përmes të cilit ne synojmë të vendosim drejtësi”, ka thënë ajo, duke dhënë detaje tjera
© SYRI.net
