Dje në ora 15:15 në SPB Tetovë, një 43-vjeçar nga Tetova ka raportuar se në Tetovë, një i mitur 14-vjeçar nga Tetova, nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë, i ka marrë para djalit të tij 14-vjeçar. Sipas asaj që është raportuar, i njëjti i mitur edhe më parë e ka kryer të njëjtën vepër ndaj djalit të tij. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Dje në ora 20:30 në rr. „Kiro Ristovski Drnc“ në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria një 40-vjeçar nga Tetova. Sipas raportimit, rreth orës 18:20 në një lokal hotelierik në Tetovë, ai nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë ia ka marrë portofolin një 55-vjeçare nga Tetova. Tek ai është gjetur dhe sekuestruar një thikë dhe i njëjti është mbajtur në stacion policor për procedurë të mëtejshme.
……
Dje në ora 18:30, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar i kanë privuar nga liria një 36 dhe një 26-vjeçar, të dy nga Gostivari. Sipas raportimit, rreth orës 18:00 para një lokali hotelierik në Gostivar, pas një keqkuptimi të mëparshëm për hapësirë parkimi, e kanë sulmuar fizikisht një 41-vjeçar nga Gostivari, me ç’rast e kanë shtyrë edhe bashkëshorten e tij e cila në krah mbante fëmijën e tyre të mitur. Të dy janë mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojnë parashtresa përkatëse.
