Site icon Tetova Expres

LIGA E DYTË: TË SHTUNËN PËRFUNDON SEZONI VJESHTOR

Dy skuadrat  tetovare në xhiron fundit të sezonit vjeshtor në Ligën e Dytë të Futbollit, përballen me ekipet e Strumicës. Teteksi në Tetovë takohet me AP Brera, ndërsa Kamjani në Strumicë me Bellasicën. Të gjitha  ndeshjet  zhvillohen të shtunën me fillim në ora 13:00.

Të shtunën në shtatë terrenet e Ligës së Dytë në futboll, do të zhvillohet java e  13-të dhe e fundit e sezonit vjeshtor ku pritet të zhvillohen ndeshje cilësore si nga  ekipet që luftojnë kreun e tabelës poashtu edhe  për ato që luftojnë për mbijetesë.

Një ndeshje mjaft interesante pritet të zhvillohet në Strumicë mes Bellasicës që aktualisht  mbanë pozitën e tetë me 16  pikë dhe Kamjanit në pozitën e katërt me  20 pikë.

Teteksi në stadiumin e Qendrës sportive nëTetovë është nikoqire e AP Brera .

Osogova është nikoqire e liderit në renditjen e tabelës Ohrit, Detonit Pllaçkovica  takohet me Rabotniçkin, Euromilku me Peisterin, Kozhufi  me Makedonija Gj.P  dhe Novaci me Shkupin.

Advertisement

Të gjitha ndeshjet e fillojnë në ora 13:00.

 SHABAN SINANI – TV KOHA
Exit mobile version