Site icon Tetova Expres

SHMEK “8 SHTATORI” FESTON 28 NËNTORIN – KRENARI, HISTORI DHE TRADITË KUQ E ZI!

Me flamuj kuq e zi, këngë, valle dhe recitime patriotike, Shkolla e Mesme Komunale Ekonomike “8 Shtatori” në Tetovë ka shënuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë. Nxënësit dhe mësimdhënësit kishin përgatitur një program të pasur artistik, përmes të cilit përcollën mesazhe krenarie, atdhedashurie dhe respekti për historinë e identitetin kombëtar shqiptar. Manifestimi u ndoq edhe nga kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Shkolla e Mesme Komunale Ekonomike “8 Shtatori” me një manifestim rasti ka shënuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit.

Nxënës, profesorë, prindër dhe pranishëm të tjerë begatuan këtë ditë, kurse ambientet ishin stolisur me flamuj kuq e zi, pankarta dhe material tjera që përkojnë me festën e pavarësisë së Shqipërisë.

HAVA HASANI – Drejtore e SHMK “8 Shtatori”‘’Të nderuar  përfaqësues të komunës, të nderuar  profesorë, prindër  dhe  nxënës. Mirë se kemi ardhur në shkollën tonë .Në këtë ditë të veçantë  me rëndësi të madhe për të gjithë shqiptarët 28 Nëntori , Ditën e Flamurit  dhe  Pavarësisë  të Shqipërisë. Kjo ditë  na  bashkon rreth historisë , gjuhës dhe kulturës  e vlerave tona kombëtare.  Është ditë krenarie , kujtese  dhe respekti për të gjithë ata që kontribuuan për lirinë dhe identitetin tonë  ‘’

Në këtë ngjarje të organizuar nga kjo shkollë e mesme nuk mungoi as edhe Kryetari i Komunës, Bilall Kasami.

Advertisement

BILALL KASAMI – Kryetar i Komunës së Tetovës “Këtë vit, është hera e parë që marrë pjesë në një manifestim të një shkolle por po e shoh që nuk paskam  gabuar. Urime për këtë ditë gjithë këtë manifestim  kaq  dinjitoz dhe  sigurisht  urime  Festat e Nëntorit. Urojmë që bashkërisht të festojmë edhe  shgumë vite këtë festë mbarëkombëtare. Urime 28 Nëntorin”

Nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës kishin përgatitur një program të pasur artistik.

Pjesët e nxënësve me  “Vallen e Pavarësisë” dhe “Vallen e suitës” elektrizuan atmosferën kurse u recituan edhe poezitë “Anës Lumejve” dhe “Ikja e Moisi Golemit” që u mirëpritën me duartrokitje nga të pranishmit.

Për fund Drejtoria e Shkollës ndau mirënjohje për të gjithë ata që kontribuan për përgatitjen e programit festiv./Tv Koha/ 

Advertisement
Exit mobile version