Site icon Tetova Expres

Spanjë, u fundos anija me 7 mijë tonë naftë

Një anije që transportonte rreth 7 mijë tonë naftë dizel është fundosur në brigjet e ishullit Ibiza, në Spanjë. Si pasojë e aksidentit, një anëtar i ekuipazhit ka humbur jetën, ndërsa 16 të tjerët kanë arritur të mbijetojnë.

Sipas “Euronews”, anija e identifikuar me emrin “Med Emre”, u fundos rreth 25–30 milje detare në veri të ishullit. Sipas autoriteteve të Ishujve Balearë, anija kishte pësuar një çarje në trupin e saj, e cila përfundimisht shkaktoi fundosjen.

Pas marrjes së alarmit, shërbimet spanjolle të shpëtimit detar ndërhynë me mjete detare dhe ajrore, me mbështetjen edhe të disa anijeve që ndodheshin në zonë. Nga 17 anëtarët e ekuipazhit të shpëtuar, gjashtë u transportuan në aeroportin e Ibizës, ndërsa një tjetër u dërgua drejtpërdrejt në spitalin Can Misses, ku më vonë u shpall i vdekur.

Shqetësimi kryesor i autoriteteve tashmë lidhet me pasojat e mundshme mjedisore, për shkak të sasisë së madhe të karburantit që transportonte anija.

Exit mobile version