Site icon Tetova Expres

Janevska në Tetovë: Ta ndryshojmë të gjithë së bashku imazhin e arsimit, do të ketë shumë investime në infrastrukturë

Po e përmbyllim me sukses vitin shkollor duke prezantuar një investim kapital të zbatuar me sukses për të përmirësuar kushtet në shkollën tuaj dhe duke e bërë të qartë se infrastruktura është përparësia jonë e përbashkët, sepse është faktor jashtëzakonisht i rëndësishëm për cilësinë e arsimit.

Kështu theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, gjatë vizitës në ShF të rikonstruktuar „ Andreja Saveski – Qiqish“ në komunën e Tetovës, duke vënë në dukje se ky është rezultat i kujdesit të menaxhmentit dhe kursimeve tëmjeteve të marra nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, por edhe rezultat i shqetësimit të komunës për të siguruar  proces të mirë edukativo-arsimor për banorët më të rinj të qytetit.

– Investime të këtilla ua kemi borxh qytetarëve të Maqedonisë. Kanë munguar për një kohë të gjatë, dhe prej këtu- mosbesimi dhe mosbesnikëria se dikush mund të punojë me ndershmëri, përgjegjësi, përkushtim dhe në vend që të krijojë shpenzime të panevojshme ose joproduktive, të jetë i kujdesshëm t’i përdorë ato mjete për të mirën e përbashkët. Por ja e shohim se është e mundur. Po e ndryshojmë imazhin e arsimit së bashku, shtoi Janevska.

Uroj, theksoi ministrja, që të vazhdojmë të punojmë në këtë mënyrë të përkushtuar dhe të bashkuar në të ardhmen, ndërsa të rinjtë të jenë gjithmonë në qendër të politikave dhe aktiviteteve tona. Vetëm kështu  nuk do të turpërohemi të themi se çfarë vendi fituan nxënësit tanë në PISA, TIMSS ose testime të tjera ndërkombëtare.

Duke ju dëshiruar  pushime të këndshme verore të gjithë nxënësve në vend, Janevska i këshilloi të përdorin kohën në mënyrë të ekuilibruar – për miqësi dhe krijimin e kujtimeve të bukura, për të akumuluar energji për të bëmat e reja, por edhe për të mësuar diçka të re ndërkohë, për të lexuar ndonjë libër ose literaturë të dobishme.

Advertisement

– Arsimi është proces i përjetshëm, ndërsa jo akt i cili përfundon në datë të caktuar. Për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, vera do të jetë periudhë pune. Do ta presim vitin e ri shkollor të përgatitur, deklaroi ministrja.

Exit mobile version