Site icon Tetova Expres

PUSHIMET VERORE, JO TË GJITHË MUND TË SHIJOJNË BREGDETIN

Me fillimin e sezonit veror shumë qytetarë planifikojnë  pushimet në destinacione  të ndryshme, disa zgjedhin bregdetin shqiptar ndërsa të tjerë planifikojnë destinacione më të largëta, të cilat I përgjigjen buxhetit të tyre.

Edhe këtë vit agjenci të ndryshme turistike  ofrojnë oferta të shumta për pushimet verore. Në krahasim me vitet e kaluara,  çmimet këtë verë janë më të larta.   Krahas bregdetit shqiptar,  ndër destinacionet  më të preferuara janë  Turqia dhe Greqia, thotë operatorja turistike Albana Bislimi.

ALBANA BISLIMI – Operatore Turistike

Shumë banorë të Tetovës, pavarësisht dëshirës së tyre që ta kalojnë një pjesë të pushimeve në bregdet, nuk kanë mundësi financiare ta bëjnë një gjë të tillë. Por, ka edhe nga ata që arrijnë të shkojnë. Të rinjtë kryesisht pushimet i kalojnë me shoqëri, por disa nga ta vazhdojnë të shkojnë për pushime me familjet. Disa banor thonë se kushtet e rënda ekonomike  nuk u lejojnë që as atë planifikojnë pushime këtë verë, por ka edhe të tillë që ende nuk kanë vendosur se ku do të shkojnë.

Ndryshe, bregdeti shqiptar vazhdon të mbetet ndër destinacionet më të frekuentuara jo vetëm nga shqiptarët por vecanërisht nga të huajt. Vitet e fundit, riviera mahnitëse Shqiptare është pagëzuar si “Maldivet e Evropës” nga turistët e huaj./TV KOHA/

Advertisement

Exit mobile version