Lajme nga vendi
PUSHIMET VERORE, JO TË GJITHË MUND TË SHIJOJNË BREGDETIN

Me fillimin e sezonit veror shumë qytetarë planifikojnë pushimet në destinacione të ndryshme, disa zgjedhin bregdetin shqiptar ndërsa të tjerë planifikojnë destinacione më të largëta, të cilat I përgjigjen buxhetit të tyre.
Edhe këtë vit agjenci të ndryshme turistike ofrojnë oferta të shumta për pushimet verore. Në krahasim me vitet e kaluara, çmimet këtë verë janë më të larta. Krahas bregdetit shqiptar, ndër destinacionet më të preferuara janë Turqia dhe Greqia, thotë operatorja turistike Albana Bislimi.
ALBANA BISLIMI – Operatore Turistike
Shumë banorë të Tetovës, pavarësisht dëshirës së tyre që ta kalojnë një pjesë të pushimeve në bregdet, nuk kanë mundësi financiare ta bëjnë një gjë të tillë. Por, ka edhe nga ata që arrijnë të shkojnë. Të rinjtë kryesisht pushimet i kalojnë me shoqëri, por disa nga ta vazhdojnë të shkojnë për pushime me familjet. Disa banor thonë se kushtet e rënda ekonomike nuk u lejojnë që as atë planifikojnë pushime këtë verë, por ka edhe të tillë që ende nuk kanë vendosur se ku do të shkojnë.
Ndryshe, bregdeti shqiptar vazhdon të mbetet ndër destinacionet më të frekuentuara jo vetëm nga shqiptarët por vecanërisht nga të huajt. Vitet e fundit, riviera mahnitëse Shqiptare është pagëzuar si “Maldivet e Evropës” nga turistët e huaj./TV KOHA/
Lajme nga vendi
Në Qafë Thanë pritet rreth 40 minuta, ndërsa në Tabanoc dhe Bogorodicë rreth 30 minuta

Në vendkalimin kufitar Qafë Thanë koha e pritjes është rreth 40 minuta, në Tabanoc dhe Bogorodicë rreth 30 minuta, ndërsa në Bllacë është 20 minuta, kumtoi Lidhja Automote e Maqedonisë (LAMM).
Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Për shkak të pushimeve verore vërehet frekuencë e shtuar e automjeteve.
Nga sot deri më 16 shtator të vitit 2025, në seksionin rrugor Gradsko – Drenovë e cila është pjesë e rrugës ekspres A1 dhe Korridorit 10d do të realizohet regjim i përkohshëm i modifikuar i komunikacionit për shkak të realizimit të projektit “Ndërtimi i seksionit rrugor Gradsko – Drenovë”. Komunikacioni do të ridrejtohet dhe rregullohet me sinjalistikën e duhur për komunikacion.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është rritur.
Lajme nga vendi
Për një muaj, policia ka shqiptuar 161 sanksione për xhama të errësuar në makina

Nga MPB njoftojnë se në periudhë brenda një muaji kanë shqiptuar 161 gjoba për errësim të xhamave të veturave në mënyrë të paligjshme
“Gjatë periudhës nga 1 deri më 31 korrik 2025, Sektori për Punë Rrugore pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka kryer kontrolle të trafikut në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të sanksionuar drejtuesit e automjeteve që nuk përmbushin kushtet e përcaktuara ligjërisht në lidhje me errësimin e xhamave të automjeteve. Gjatë kontrolleve janë sanksionuar gjithsej 161 pjesëmarrës në trafik. Të gjithë shkelësve u janë përgatitur parashtresa përkatëse”, thonë mes tjerash nga MPB.
Nga MPB shtojnë se do të vazhdojnë kontrollet në trafik.
“Kontrollet në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik të respektojnë rregullat dhe ligjet rrugore, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, theksojnë nga MPB.
Lajme nga vendi
Në Klinikën për sëmundje të fëmijëve vendoset arsimi formal fillor në kushte spitalore për fëmijët që kanë mjekim afatgjatë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, ministri i Shëndetësisë Azir Aliu dhe Marija Vuk, kryetare e OJQ SANO – Shoqatë e cila ndihmon fëmijët me kancer, sot në Klinikën për sëmundje të fëmijëve, do të paralajmërojnë vendosjen e arsimit formal fillor në kushte spitalore për fëmijët, të cilët kanë mjekim afatgjatë.
Në Klinikën për sëmundje të fëmijëve po mjekohen fëmijë me sëmundje të rënda, mes të cilave dhe kancer, të cilët deri tani nuk kanë mundur të ndjekin arsimin fillor.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve