Këshilli Drejtues i FFM-s në mbledhjen e fundit ka miratuar kalendarin e garave për sezonin e ri 2025/2026 në Ligën e parë, të dytë dhe garat e Kupës
Federata e Futbollit të Maqedonisë ka bërë të ditur vendimi lidhur me fillimin e sezonit të ri të Ligës së Parë për sezonin 2025/26.
Ndeshjet e Ligës së Parë të Futbollit do të zhvillohen gjatë tre ditëve të fundjavës dhe atë me nga dy duke filluar nga e premtja, e shtuna dhe e diela. Ndeshjet e Kupës do të zhvillohen gjatë ditëve të javës, pra të martën, të mërkurën dhe të enjten .
Kampionati në Ligën e parë sezoni 2025/2026 fillon më 8, 9 dhe 10 gusht, ndërsa kampionati në Ligën e Dytë sezoni fillon më 23 gusht 2025.
Shaban Sinani – TV Koha