Sport
SEZONI I RI 2025/2026 NË LIGËN E PARË FILLON MË 8 GUSHT

Këshilli Drejtues i FFM-s në mbledhjen e fundit ka miratuar kalendarin e garave për sezonin e ri 2025/2026 në Ligën e parë, të dytë dhe garat e Kupës
Federata e Futbollit të Maqedonisë ka bërë të ditur vendimi lidhur me fillimin e sezonit të ri të Ligës së Parë për sezonin 2025/26.
Ndeshjet e Ligës së Parë të Futbollit do të zhvillohen gjatë tre ditëve të fundjavës dhe atë me nga dy duke filluar nga e premtja, e shtuna dhe e diela. Ndeshjet e Kupës do të zhvillohen gjatë ditëve të javës, pra të martën, të mërkurën dhe të enjten .
Kampionati në Ligën e parë sezoni 2025/2026 fillon më 8, 9 dhe 10 gusht, ndërsa kampionati në Ligën e Dytë sezoni fillon më 23 gusht 2025.
Shaban Sinani – TV Koha
Sport
NESËR ZYRTARISHT STARTON KAMPIONATI I RI NË LIGËN E PARË

Kampionati i ri i futbollit 2025/2026, zyrtarisht starton nesër me ndeshjen Shkëndija – Shkupi që fillon në ora 17:00 dhe ndeshjen Vardari – Pelisteri që fillon në ora 20:00. Federata e Futbollit të Maqedonisë dje zyrtarisht ka promovuar sistemin VAR që do të aplikohet në ndeshjet e Ligës së parë.
Me ndeshjen Shkëndija – Shkupi që në program është nesër në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 17:00, zyrtarisht starton edicioni i 34-të Kampionati i Maqedonisë në Liga e parë .
Federata e Futbollit të Maqedonisë dje në “Shtëpinë e Futbollit”, zyrtarisht ka promovuar sistemin VAR për herë të parë në historinë e do të aplikohet në sezonin e ri 2025/2026 në Ligën e Parë të Futbollit.
Gjithashtu FFM, së bashku me sistemin VAR, siguroi edhe një mjet raportimi që mund të përdoret për transmetimet televizive të ndeshjeve.
Të shpresojmë se sistemi VAR do të ndikon në ngritjen e cilësisë së futbollit vendor edhe pse infrastruktura sportive e futbollit as për së afërmi nuk premton një gjë të tillë. Por nga FFM kanë njoftuar se për aplikimin e sistemit VAR , stadiumi i Çairit nuk i plotëson kushtet ndaj, ekipi FC Shkupi duhet të vendos se ku do ti zhvilloj ndeshjet kampionale
Sa i përket ndeshjes hapëse që konsiderohet edhe derbi i javës padyshim se skuadra vendas e Shkëndija e Tetovës konsiderohet favorite absolute në këtë sfidë duke marrë para sysh sukseset që është duke i arritur në garat evropiane. Sa i përket ekipit nga Çairi FC Shkupi gjatë fazave përgatitore nuk ka dëshmuar ndonjë veçantë por me gjithat duke ditur se bëhet fjalë për një ekip me traditë atëherë publiku i pranishëm do të ketë mundësi të ndjek një lojë cilësore Nesër po me fillim në ora 20:00, në arenë ‘’Todor Proeski{‘’ do të zhvillohet ndeshja mes Vardarit dhe Pelisterit.
Të shtunë zhvillohen ndeshjet Bashkimi – Arsimi dhe Struga Trim Lum – Makedonija Gj.P, të dielën në program është ndeshja Tikveshi – Rabotniçki dhe të hënën kur mbyllet java e parë e kampionatit takohen Sileksi – AP Brera. Të gjitha këto ndeshje fillojnë në ora 17:30.
Sport
SHKËNDIJA PËSOI HUMBJE, POR ASGJË SKA PËRFUNDUAR

Në ndeshjen e parë të xhiros së tretë eliminatore në Ligën e Kampionëve. Mbrëmë në arenën ‘’Todor Proeski ‘’ në Shkup para mbi 20 mijë tifozëve të pranishëm Shkëndija pësoi 0-1 nga Karabahu i Azerbajxhanit
Shkëndija pëso humbje minimale 0-1 nga kampioni i Azerbajxhanit FC Krabah, në sfidën e parë të raundit të tretë eliminatorë të Ligës së kampionëve. Atmosfera që e krijuan mbi 20 mijë tifozë ishte mbresëlënëse dhe për tu dëshiruar . Golin e etëm në këtë ndeshje e realizoi Toral Bayramov në minutën e 18-të . Gjatë 90 minutave loje dy skuadrat patë rastet por që dy portierët e ekipeve Gaje dhe Koçalski ishin të pa mposhtur. Epilogu përfundimtar ku do të mësohet se cila skuadër Shkëndija apo Karabah do të kalon në raundin e tretë do të mësohet më 12 gusht kur të zhvillohet ndeshja kthyese në Baku.
Trajner i ekipit kuqezi Jeton Beqiri falënderojë publikun për atmosferën e krijuar, ndërsa ndeshja u vendos nga një penalti që nuk duheshe të ndodh, ndërsa tani mbetet që ën ndeshjen do të provojmë çdo mundësi në Baku për ta përbysur këtë rezultat
‘’Së pari një falënderim i veçantë për publikun për atmosferën impozante që e krijuan gjatë gjithë 90 minutave. Pajtohem me ju që ishte një ndeshje e barabartë një kundërshtarë shumë me përvojë, një kundërshtarë që gjithmonë luanë grupet e Ligës së Europës, disa herë edhe në Ligën e Kampionëve. Por për mua është e rëndësishme se futbollistët luftuan. Besoj që e dhanë maksimumin sipas mendimit tim tani pas ndeshjes impresionet janë që kishin një pjesë të parë jo të kënaqshme, kurse në pjesën e dytë pastaj niveli i lojës u ritë me rastet tona. Por si një përmbledhje gjithçka besoj se vendosi një pakujdesi e jona. Të jem korrekt me diçka Karabahu pati rastet e veta, ne patëm raste tona. Ato nuk i shfrytëzuan dhe ne nuk i shfrytëzuam rastet, kurse ata shfrytëzuan vetëm pakujdesinë tonë me rastin e penaltisë të cilën e shëndruan në gol. Kurse sa i përket mundësive neve do të tentojmë, do të tentojmë gjithçka për gjithçka. Ne nuk kemi humbur me rezultat katastrofike,kemi humbur vetëm 1-0 dhe pse mos të tentojmë të fitojmë në Baku. Dhe duhet të jemi gjithmonë optimist duhet gjithmonë të shikojmë përpara dhe të shikojmë në aspektin pozitiv ‘’ deklaroi trajneri Beqiri
Trajner i Karabahut Gurban Gurbanov ishte i kënaqur me fitoren por mbeti i mahnitur me atmosferën e krijuar në tribunat e stadiumit.
‘’ Para së gjithash, dua të përgëzoj lojtarët e mi që luftuan deri në fund dhe luajtën fort. Është shumë e rëndësishme në ndeshje të tilla të luftosh deri në fund. Bëmë disa gabime, por rezultati i kësaj ndeshjeje ishte shumë i rëndësishëm për ne. Kam fjalët më të mira për Shkëndijën, ata luajtën një ndeshje të mirë me dy ndeshje kundër FCSB-së, na e vështirësuan punën. Fitorja është e rëndësishme për ne, por në Baku duhet të jemi të kujdesshëm, nuk duhet të lejojmë që ndeshja të jetë kaq e ngushtë në Baku. Ne edhe më parë kemi luajtur në këtë stadium, por kur nuk ka qenë si kjo atmosferë. Sot ishte diçka mbresë lënës dhe ju them që ju duhet të luftoni për të arritur at që e merritoni“, tha Gurbanov.
Ndeshja e kthimit luhet në javën e ardhshme në ‘’Azersun Arena’’ në Baku me fillim në ora 18:00.
Sport
Lazim Destani: Qëllimi ynë është suksesi dhe rruga në Champions League

Klubi futbollistik Shkëndija është ekipi i vetëm shqiptar që ka arritur afër kualifikimeve në fazën e Ligës së Kampion;ve.
Kuqezinjtë sonte do të kenë përballjen e radhës me ekipin Qarabag FK në Shkup, e para kësaj ndeshje ka folur i pari i ekipit Shkëndija, Lazim Destani ku ka shprehur krenarinë e tij për arritjet e klubit, ndërsa ka bërë një thirrje për të gjithë ata që do të jenë në stadium, duke ftuar që të tregojnë kulturë sportive dhe të përmbahen nga provokimet.
“Me emocion më të madh për arritjet e deritanishme, ëndrra jonë vazhdon. Me përkushtim dhe fokus të madh, klubi ynë po ecën përpara drejt synimeve të reja dhe drejt arritjeve që i meritojmë. Qëllimi ynë është suksesi dhe rruga në Champions League”.
“Sot do të jemi të gjithë në tribunat e stadiumit, duke kënduar këngët tona të fitores dhe duke i dhënë zemër lojtarëve dhe stafit tonë, sepse ata e meritojnë këtë.
Si tifoz i Shkëndijës, u bëj thirrje që sot të tregojmë kulturën tonë sportive dhe të mos biem pre e provokimeve”, ka shkruar Destani.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve