Në edicionin e pestë Turneu ndërkombëtar i shahut “Vizioni M 2025” që dje u mbajt në hapësirat e hotel Skardus në Kodrën e Diellit tuboi 177 shahistë nga rajoni. Fitues doli serbi Nebojsha Ristiq i cili grumbulloi 8 pikë
Në organizim të klubit të shahut “Anpasan” dhe me përkrahjen e Shoqatës Kulturore Vizioni M, dje në hapësirat e hotel Skardus në Kodrën e Diellit në Shpatit e Sharrit u mbajt edicioni i 5-të Turneu ndërkombëtar i shahut “VIZIONI M 2025” ku morën pjesë 177 shahistë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Serbia dhe Bullgaria . Garat u zhvilluan me sistemin zviceran me 9-të xhiro dhe me kohëzgjatje 10 minuta plus 5 sekonda. Turneun e udhëhoqi arbitri ndërkombëtar Sashko Lakinski. Lëvizjen e parë për fillimin zyrtarë të turneut e bëri kryetari i klubit Anpasan, Nazmidin Imeri. Pas 9-të xhirove të zhvilluara fitues i këtij manifestimi tradicional doli në këtë turnir që është më masovik në vendin tonë. Fitues i edicionit të pestë doli serbi Nebojsha Ristiq me 8 pikë, para Filip Pançevski dhe Toni Lazov nga Maqedonia e Veriut, si dhe Endrit Uruçi dhe Nderim Saraçi nga Kosova të gjithë kanë grumbulluat nga 7, 5 pikë (shtatë pikë gjysmë)
Kryetari i klubit të shahut “Anpasan”, Nazmidin Imeri në cilësinë e organizatorit për Televizionin Koha u shprehë tepër i kënaqur për masivitetin e pjesëmarrësve në këtë tradicional
“ Ky turne siç dihet është turne tradicional i pesti me radhë . Por kësaj here janë paraqit mbi 200 shahistë që më gëzon fakti se si organizator i këtij turneu, si drejtor i klubit Anpasan që ma mundësuan këtë organizim. Ju falënderoj të gjithë këtyre shahistëve të cilët marrin pjesë në këtë tournament “ deklaroi organizatori Nazmidin Imeri
Organizatori i këtij turneu ndërkombëtar Nazmidin Imeri doli me një mesazh për institucionet
‘’Mesazhi i këtij turneu është të përcjellim mesazh te institucionet e Maqedonisë që ta përkrahin sa më tepër klubin Anpasan’’ tha Imeri
Në mesin e 177 shahistëve ku kishte edhe emra të njohur me rejting të lartë në Federatën ndërkombëtare të shahut FIDE, ishin Eglantina Shabanaj shahiste nga Shqipëria dhe mjeshtri ndërkombëtar Nderim Saraçi nga Kosova
‘’Kjo është hera e tretë që unë vi në këtë garë . Është një garë interesante për mendimin tim ndër më të mëdhajat që bënë Maqedonia. Faleminderit që jeni kaq mikë pritës dhe krijoni këtë atmosferë kaq emocionuese. Shpresoj të japë më të mirën time’’ deklaroi Eglantina Shabanaj
“Kjo është hera e pestë që organizohet turneu Vizioni M. Këtë vit është numër i madh ka mbi 230 shahistë që marrin pjesë. Është ma merë mendja turneu me numër më të madh të shahistëve që mbahet në Maqedoninë e Veriut. Mirëpritja është shumë e ngrohtë prej klubit, prej anëtarëve të klubit , prej Nazmidin Imerit. Kështu që për ne çdo herë është kënaqësi të marrim pjesë “ deklaroi shahisti Nderim Saraçi
Organizatori krahas Kupave, medaljeve dhe mirënjohjeve për fituesin e turneut e shpërbleu me 18000 denar, vendin e dytë 16.000 denar, vendin e tretë 11.000 denar, vendin e katërt 8000 denar dhe vendin e pestë 4800 denar, ndërsa shahistët që u renditën nga vendi i 6-të deri në vendin e 10-të u shpërblyen me nga 1500 denar.