Connect with us

Lajme nga vendi

177 SHAHISTË MORËN PJESË NË TURNEUN ‘VIZIONI M 2025’

Published

on

Në  edicionin e  pestë Turneu  ndërkombëtar i shahut “Vizioni M 2025” që dje  u mbajt në hapësirat e hotel Skardus në Kodrën e Diellit  tuboi  177 shahistë nga  rajoni. Fitues doli serbi Nebojsha Ristiq i cili grumbulloi  8 pikë

 Në organizim të klubit të shahut “Anpasan” dhe  me përkrahjen e Shoqatës Kulturore Vizioni M, dje  në hapësirat e hotel Skardus  në Kodrën e Diellit në  Shpatit e Sharrit  u mbajt  edicioni i 5-të Turneu ndërkombëtar i shahut “VIZIONI M  2025”  ku morën  pjesë 177 shahistë  nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Serbia dhe Bullgaria  .  Garat  u zhvilluan  me  sistemin zviceran me  9-të xhiro  dhe me  kohëzgjatje 10 minuta  plus  5 sekonda.   Turneun e udhëhoqi arbitri ndërkombëtar Sashko Lakinski.  Lëvizjen e  parë për fillimin zyrtarë të turneut  e bëri  kryetari i klubit Anpasan, Nazmidin Imeri. Pas 9-të xhirove të zhvilluara fitues i këtij  manifestimi tradicional doli në këtë turnir  që është më masovik në vendin tonë. Fitues  i edicionit të pestë doli serbi Nebojsha Ristiq me  8 pikë,  para  Filip Pançevski dhe Toni Lazov nga Maqedonia e Veriut, si dhe Endrit Uruçi dhe Nderim Saraçi  nga  Kosova  të  gjithë kanë grumbulluat nga 7, 5 pikë (shtatë pikë gjysmë)

Kryetari i klubit të shahut “Anpasan”, Nazmidin Imeri në cilësinë e  organizatorit për Televizionin Koha  u shprehë  tepër i kënaqur  për masivitetin e pjesëmarrësve në këtë tradicional

 “ Ky turne siç dihet është turne tradicional i pesti me radhë . Por  kësaj here janë paraqit mbi 200 shahistë  që  më gëzon fakti  se  si organizator i këtij turneu, si drejtor i klubit Anpasan  që ma mundësuan këtë organizim. Ju falënderoj të  gjithë këtyre shahistëve  të  cilët marrin pjesë në këtë tournament “ deklaroi organizatori Nazmidin Imeri

Organizatori i këtij turneu ndërkombëtar Nazmidin Imeri doli me një mesazh për institucionet

Advertisement

 ‘’Mesazhi i këtij turneu është  të përcjellim mesazh te  institucionet e Maqedonisë që ta përkrahin sa më tepër klubin Anpasan’’ tha Imeri

 Në mesin e  177  shahistëve  ku  kishte edhe  emra  të njohur me rejting të lartë  në Federatën ndërkombëtare të shahut  FIDE, ishin Eglantina  Shabanaj  shahiste  nga  Shqipëria  dhe  mjeshtri ndërkombëtar Nderim Saraçi  nga  Kosova 

 ‘’Kjo është hera e tretë që unë  vi në këtë garë . Është një garë interesante për mendimin tim  ndër më të mëdhajat që bënë Maqedonia. Faleminderit  që jeni kaq mikë pritës  dhe krijoni këtë atmosferë kaq  emocionuese. Shpresoj të japë më të mirën time’’ deklaroi Eglantina Shabanaj

 “Kjo është hera e pestë që organizohet turneu Vizioni M. Këtë vit është numër i madh ka mbi 230 shahistë që marrin pjesë. Është ma merë mendja  turneu me numër më të madh të shahistëve që mbahet në Maqedoninë e Veriut. Mirëpritja është shumë e ngrohtë prej klubit, prej anëtarëve të klubit , prej Nazmidin Imerit. Kështu që për ne çdo herë është kënaqësi të marrim pjesë “ deklaroi shahisti Nderim Saraçi

Organizatori krahas  Kupave, medaljeve dhe mirënjohjeve për fituesin e turneut  e shpërbleu me 18000  denar, vendin e dytë 16.000  denar, vendin e tretë 11.000  denar, vendin e katërt 8000 denar dhe vendin e pestë 4800 denar,  ndërsa shahistët që u renditën nga vendi i 6-të deri në vendin e 10-të u shpërblyen me nga 1500 denar.  

Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat