Connect with us

Sport

OKLAHOMA SHPALLET PËR HERË TË PARË KAMPIONE NË NBA

Published

on

Oklahoma me fitoren e sotme që ishte e katërta në serinë e 7 ndeshjeve në finalen e play off-it, kundër  ekipit Indiana 103-91, përherë të parë në histori   fitoi titullin kampion  i  NBA-s

 

Ekipi i Oklahoma u shpall sot kampion në NBA për  sezonin sportiv 2024-2025. Në finalen e shtatë play off luajtur në fushën e tij, Oklahoma mundi ekipin Indiana  me  rezultatin 103-91 I, duke fituar 4-3 serinë e ndeshjeve finale  të play off-it duke  u shpallur  për herë të parë në  histori kampion  i NBA .

Gjithashtu duhet përmendur  se  pas  plot  9 viteve serish në finalen e play off-it  kampioni i shpall pas 4 fitoreve  në  7-të ndeshjet e zhvilluara në finalen e madhe Ishte ky një triumf i merituar për ekipin Oklahoma, që kësaj radhe u pa se kishte edhe grupin më të mirë në sezonin e rregullt, që ngriti lart trofeun para tifozëve të saj.

Në sfidën vendimtare që u luajt sot, vendimtar dëmtimi i Haliburton për Indiana në mesin e periodës së parë i cili për 7 minuta  kishte realizuar  9 pikë..

Advertisement

Kampioni i ri  i NBA-s, Oklahoma, falë Aleksandër Shai, i cili realizoi 29 pikë e 12 asist, arriti të bënë diferencë  deri në +22 pikë në pjesën e dytë. Paraqitje  të shkëlqyeshme  kishte edhe Jalen Villiams me 20 pikë dhe Chet Holmgren me 18 pikë.

Alexander Shai u shpall edhe MVP i finaleve, një çmim më se i merituar për liderin e Oklahoma, një skuadër e re në moshë dhe me shumë talente. Kjo do të thotë se një cikël i ri ka nisur për këtë ekip, që premton shumë edhe sezonin e ri.
 

Shaban Sinani  – TV Koha

Lajme nga vendi

SHKËNDIJA ME FITORE NISI CIKLIN E NDESHJEVE KONTROLLUESE  

Published

on

Në ndeshjen e parë kontrolluese që zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore Shkëndija mundi AP Brerën me rezultatin  3-0

 Shkëndija e Tetovës në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore të kampionatit,  krahas seancave intensive stërvitore, sot zhvilluan edhe kontrolluesen e parë me ekipin  AP Brera nga Strumca. Në ndeshjen  e parë kontrolluese që  sot u zhvillua në terrenin e kompleksit sportiv të FFM-së në Shkup,  pas  90 minutave  lojë  ku  trajneri Jeton Beqiri në  lojë inkuadroi  pjesën më të madhe  të  lojtarëve  që ka  në  disponim  ndeshja  përfundoi  me  rezultatin 3-0

Autor  të golave për ekipin kuqezi ishin Atdhe Mazari në pjesën e parë , ndërsa Besart Ibraimi realizoi dy gola në pjesën e  dytë

  Shkëndija  pas  kësaj ndeshje të  shtunën do të zhvendoset në  Antalia  të Turqisë ku  do të vazhdoj fazën kryesore të përgatitjeve deri më 1 shkurt  ku  parashihen edhe  katër ndeshje kontrolluese  ndërsa e  para  është më 20  janar  kundër  ekipit ukrainas Oleksandrya.

 Shaban Sinani – TV KOHA

Advertisement
Continue Reading

Sport

FORMULA 1 DREJT SEZONIT TË RI

Published

on

 Vetëm pas një  muaji prej kur përfunduan garat  e  Formula 1  për vitin  2025, Formula 1 drejt sezonit të ri, Red Bulli dhe Versttapen hapin të parët kartat

 Ka kaluar vetëm një muaj që nga momenti kur ndryshimi i madh mbërriti në Formula 1. Lando Norris e çoi MekLarenin e tij në vijën e finishit në Yas Marina si i treti në Çmimin e Madh të fundit të vitit 2025, duke u shpallur kampion bote dhe duke i dhënë fund dominimit të Maks Vershtapenit.

 Me katër tituj botërorë dhe një rikthim heroik që ishte shumë pranë suksesit,

Vershtapen luftoi deri në fund. Norris sundoi, por shampanja mezi është tharë…, ndërsa Formula 1 tashmë i ka sytë nga viti 2026. Çuditërisht, edhe këtë herë gjithçka nis sërish nga holandezi dhe skuadra e tij.

Ata janë të parët. Red Bull dhe ekipi i tij satelit, Racing Bulls, do të jenë të parët që do të zbulojnë konceptin për sezonin 2026. Është e vërtetë që Audi ishte e para që doli në pistë në Barcelonë, por nga ajo njëvendëshe teorikisht e ndryshme nga ajo që do të garojë realisht në sezon, nuk mund të nxirren përfundime të qarta.

Advertisement

Vëmendja do të përqendrohet te skuadra me bazë në Milton Keynes, edhe pse gjatë parasezonit dhe deri në garën hapëse në Australi gjithmonë ka ndryshime. Sidomos duke pasur parasysh se ata tashmë kanë konfirmuar se makina do të prezantohet me dekorimin zyrtar.

Fillimisht, makinat do të marrin formë në Panairin Ndërkombëtar të Automobilëve të Amerikës së Veriut, i njohur gjerësisht si Panairi i Detroitit. Ford, markë e lidhur ngushtë me ADN-në e zonës, ka një rol kyç dhe partneriteti i saj me Red Bullin e çon pikërisht aty këtë prezantim.

Continue Reading

Sport

SENEGALI – MAROKU NË FINALE TË KUPËS SË KOMBEVE TË AFRIKËS

Published

on

Me  ndeshjet gjysmëfinale së Kupës së Kombeve të Afrikës  në futboll që  u  zhvilluan mbrëmë  në  finale  të  këtij kompeticioni u  kualifikuan Senegali  dhe Maroku. Ndeshja  finale  Senegal – Maroku  do të luhet të  dielën  në Rabat të Tunisit me  fillim në ora  20:00

 Në finale të Kupës së Kombeve të Afrikës në futboll të  dielën  me  fillim në ora  20  do të përballen Maroku  dhe  Senegali, ekipe  të cilat në  gjysmëfinale  që  u  zhvilluan  mbrëmë  eliminuan  Nigerinë  gjegjësisht  Egjiptin .  Kombëtarja e  Marokut  deri në  finale  arriti  pas ekzekutimit të penaltive me rezultatin 4-2, pasi   ndeshja në kohën e rregullt dhe pas kohës shtesë dy herë nga 15 minuta përfundoi  pa  gola 0-0. Kualifikimi u arrit falë penalltive, ku marokenët u treguan më të saktë dhe shënuan 4 gola ndërsa nigerianët 2. Rikujtojmë që tashmë Maroku do të kërkojë Kupën më 18 janar përballë Senegalit.

Kombëtarja tjetër që  siguroi  finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës s  është  Senegali e  cili   arriti  të  fiton  Egjiptin 1-0 në ndeshjen e zhvilluar në “Stade Ibn Batouta”, në Tangeri. Sadio Mane,  shënoi golin e vetëm që doli të jetë vendimtar  për  kualifikim të Senegalit  në finale. nga ana  tjetër u vërejt  dëshpërim tek Egjipti  ku luan Muhamed Salah i  cili  është  pjesë e skuadrës  Liverpulit.

 Ndeshja finale  mes Senegalit dhe  Marokut  do të zhvillohet  më 18 janar me  fillim në orën 20:00,në  stadiumin ‘’Prince Moulay Abdallah’’ në Rabat  ndërsa  të  shtunën më 19  janar me  fillim në ora 17:00, do të zhvillohet ndeshja  për vendin e tretë mes  Egjiptit dhe Nigerisë

SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Më të lexuarat