Univeristiieti i Tetovës me dy aktivitet sportive Tur me biçikleta dhe Volejboll në rërë shënon 249 vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së.
Me rastin 249 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës – 4 Korrikut, Fakulteti i Kulturës Fizike i Universitetit të Tetovës ka organizuar aktivitet sportive si Volejbolli në rërë dhe Tur me biçikleta që për synim kanë të nderojnë vlerat e lirisë , miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet popujve si dhe promovimin e jetesës aktive dhe shëndetit përmes sportit. Në aktivitetin e sotëm Tur me biçikleta ku starti ishte nga sheshi i Universitetit derri në sheshin Iliria dhe anasjelltas pjesëmarrës ishin stafi drejtues i UT-së, profesor dhe student
‘’Universiteti i Tetovës në kuadër të ushtrimit të veprimtarisë së tij si kurse arsimore, shkencore siç e shihni tani edhe kreative ka mjaftë partner . Sigurisht një partneritet mjaft të rëndësishëm edhe me komunitetin ndërkombëtar me theks të veçantë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sikurse është ambasada e SHBA-ve këtu në Shkup, Këndi amerikan. Por ne kemi bashkëpunim jashtë zakonisht të mirë me shumë universitet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për të çmuar, për të respektuar partneritetin tonë , miqtë tanë natyrisht këto ditë kemi disa aktivitete sportive, kreative me të cilat shënojmë edhe ditën e pavarësisë të SHBA-ve për të qenë përkrahë miqëve tanë për ta shfaqur atë solidaritetin dhe për të qenë në kuadër të afirmimit të vlerave të cilat kanë të bëjnë sikurse me sferën e arsimit po ashtu edhe me respektimin e të drejtave të qytetarëve në nivel botërorë, me sundimin e ligjit, zhvillimin e demokracisë. Pra të jemi përkrahë botës së civilizuar dhe ti çmojmë miqtë tanë‘’ deklaroi rektori i UT-së prof.Dr. Jusuf Zejneli
Aktivitetet e sportive që organizohen me rastin 4 Korrikut ditës së Pavarësisë së SHBA-ve përfundojnë me ndeshjet finale të Volejbollit në rërë ditën e nesërme me fillim në ora 18:30