Connect with us

Lajme nga vendi

UT SHËNON 4 KORRIKUN DITËN E PAVARËSISË SË SHBA-ve

Published

on

Univeristiieti i Tetovës  me  dy aktivitet  sportive Tur me biçikleta dhe  Volejboll në rërë  shënon  249 vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së.

 Me rastin 249 vjetorit  të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara  të Amerikës – 4 Korrikut, Fakulteti i Kulturës Fizike  i Universitetit të Tetovës  ka  organizuar  aktivitet  sportive  si  Volejbolli në  rërë  dhe  Tur me  biçikleta   që për  synim  kanë  të nderojnë vlerat e lirisë , miqësisë  dhe bashkëpunimit ndërmjet  popujve  si dhe  promovimin  e jetesës  aktive  dhe  shëndetit përmes sportit. Në aktivitetin e sotëm Tur me biçikleta ku starti  ishte  nga  sheshi i Universitetit  derri në sheshin Iliria   dhe anasjelltas  pjesëmarrës  ishin stafi  drejtues i UT-së, profesor  dhe  student

 ‘’Universiteti i Tetovës  në kuadër të ushtrimit të veprimtarisë së tij si kurse  arsimore, shkencore siç e shihni tani edhe kreative ka  mjaftë partner . Sigurisht  një partneritet mjaft  të rëndësishëm edhe me komunitetin ndërkombëtar me theks të veçantë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sikurse  është ambasada e SHBA-ve  këtu në Shkup, Këndi amerikan. Por  ne kemi bashkëpunim jashtë zakonisht të mirë me shumë universitet  nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për të çmuar, për të respektuar partneritetin tonë , miqtë tanë natyrisht këto  ditë    kemi disa  aktivitete sportive, kreative  me të  cilat shënojmë edhe ditën e pavarësisë të SHBA-ve për të qenë përkrahë miqëve tanë për ta shfaqur  atë solidaritetin  dhe për të qenë në kuadër të afirmimit të vlerave të cilat kanë të bëjnë sikurse me  sferën e arsimit po ashtu edhe me respektimin e të drejtave të qytetarëve  në nivel botërorë, me  sundimin e ligjit, zhvillimin e demokracisë. Pra të jemi përkrahë botës së civilizuar dhe  ti çmojmë  miqtë tanë‘’ deklaroi rektori i  UT-së  prof.Dr. Jusuf Zejneli

 Aktivitetet e   sportive   që  organizohen me rastin  4 Korrikut ditës së Pavarësisë  së  SHBA-ve  përfundojnë  me  ndeshjet  finale të Volejbollit  në rërë  ditën e  nesërme  me fillim në ora   18:30

Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat