Site icon Tetova Expres

Kasami: Pas dekadash padrejtësie dhe diskriminimi, drejtësia u vu në vend

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami, ka uruar medresantët për zgjidhjen e problemit shumëvjeçar me njohjen e diplomave të Medresesë, duke e cilësuar këtë si një hap historik drejt barazisë dhe drejtësisë në arsim.

“Sot, Qeveria e VLEN-it miratoi Propozim Ligjin për Shkollat e Mesme të Komuniteteve Fetare, i cili garanton që diplomat e Medresesë të trajtohen njësoj si diplomat e çdo shkolle tjetër të mesme në Maqedoninë e Veriut.Kjo është një fitore për të gjithë medresantët, për komunitetin besimtar dhe për të gjithë ata që besuan në ndryshim”, shkruan Kasami në Facebook.

Ai shton se Qeveria VLEN vazhdon të dëshmojë përkushtimin ndaj qytetarëve në çdo sferë e çdo nivel të pushtetit. Premtimet nuk mbesin fjalë, por shndërrohen në vepra konkrete.

 

 

Advertisement
Exit mobile version