Connect with us

Lajme nga vendi

Kasami: Pas dekadash padrejtësie dhe diskriminimi, drejtësia u vu në vend

Published

on

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami, ka uruar medresantët për zgjidhjen e problemit shumëvjeçar me njohjen e diplomave të Medresesë, duke e cilësuar këtë si një hap historik drejt barazisë dhe drejtësisë në arsim.

“Sot, Qeveria e VLEN-it miratoi Propozim Ligjin për Shkollat e Mesme të Komuniteteve Fetare, i cili garanton që diplomat e Medresesë të trajtohen njësoj si diplomat e çdo shkolle tjetër të mesme në Maqedoninë e Veriut.Kjo është një fitore për të gjithë medresantët, për komunitetin besimtar dhe për të gjithë ata që besuan në ndryshim”, shkruan Kasami në Facebook.

Ai shton se Qeveria VLEN vazhdon të dëshmojë përkushtimin ndaj qytetarëve në çdo sferë e çdo nivel të pushtetit. Premtimet nuk mbesin fjalë, por shndërrohen në vepra konkrete.

 

 

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Moti me vranësira dhe reshje të shiut

Published

on

Moti sot në mbarë vendin do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje lokale të shiut, posaçërisht paradite. Do të fryjë dhe erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 11, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 6 deri në 11, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 11 deri në 16 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira, paradite me reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 14 gradë Celsiusë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Rezultatet e dobëta në zgjedhjet lokale shkaktuan turbulencë në LSDM-në opozitare

Published

on

Pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet lokale në të cilat LSDM-ja fitoi vetëm gjashtë komuna, kjo shkaktoi turbulenca në parti ku kishte edhe dorëheqje. Pas dorëheqjes së nënkryetares Ana Çupevska, sot edhe kandidati për kryetar të Gjorçe Petrovit nga LSDM-ja dhe kryetar i organizatës komunale të partisë, Kostadin Acevski, paraqiti dorëheqje të parevokueshme.

“Edhe pse kam bërë të gjitha përpjekjet e mia, pa llogaritje, rezultati është prapë i keq. Po paraqes dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryetarit të organizatës komunale. Besoj se është e drejtë dhe e nevojshme që lideri Filipçe dhe e gjithë udhëheqja e LSDM-së të japin dorëheqje. Jo vetëm për shkak të rezultateve të dobëta, por edhe për shkak të mënyrës se si LSDM ka vepruar në periudhën e kaluar”, tha Kostadin Acevski – kandidati për kryetar komune në Gjorçe Petrov nga LSDM dhe kryetar i organizatës komunale të partisë.

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, dje njoftoi analizë të plotë dhe ndryshime në udhëheqje. Në ditët në vijim do të mblidhen organet e partisë, ku do të miratohen vendimet e reja kadrovike.

“Këto zgjedhje janë tregues i qartë për LSDM-në, sigurisht tregues i qartë për mua si kryetar i partisë, është e qartë se çfarë ndryshime duhet bërë, si në aspektin politik ashtu edhe në atë personal. Siç e kam njoftuar tashmë, ndryshimet do të pasojnë në ditët në vijim. Do të mbahen seanca të Këshilli Ekzekutiv dhe atij Qendror, në të cilat do t’i shpall ato ndryshime”, shtoi Venko Filipçe– kryetar i LSDM-së.

Kryetari i LSDM-së tha se nuk jep dorëheqje dhe se partia mbetet në proces konsolidimi pas humbjeve zgjedhore. Ai theksoi se rezultatet janë sinjal për mësime dhe ndryshime kurse lufta kundër qeverisë aktuale vazhdon. Filipçe theksoi se sipas rezultateve zgjedhore të listave të këshilltarëve dhe numrit të votave, LSDM ishte partia e dytë në vend dhe e para në bllokun opozitar./Alsat.mk

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Sot shqyrtohen rastet për zgjedhjet lokale

Published

on

Anëtarët e KSHPK-së do të veprojnë mbi rastet zgjedhore, si dhe raste të tjera, dhe do të shqyrtojnë Raportin nga shqyrtimi antikorrupsion i dispozitave të Kodit Zgjedhor.

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) do të mbajë sot seancën e 24-të.

Në rendin e ditës të seancës, siç është njoftuar nga KSHPK, janë miratimi i vlerësimit të rrezikut të korrupsionit për nevojat e zhvillimit të strategjisë kombëtare për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit 2026–2030 dhe metodologjia për zhvillimin e strategjisë kombëtare për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit 2026–2030.

Anëtarët e KSHPK-së do të veprojnë mbi rastet zgjedhore, si dhe mbi raste të tjera dhe do të shqyrtojnë Raportin mbi rishikimin antikorrupsion të dispozitave të Kodit Zgjedhor, Kapitulli VI, si dhe Fushatën Zgjedhore me nëntitullin “Përfaqësimi Mediatik” nga Neni 75 deri në Nenin 76-e.

Continue Reading

Më të lexuarat