Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se Komuna e Çairit ka përjetuar një transformim të dukshëm falë realizimit të mbi 68 projekteve infrastrukturore dhe investimeve që kapin vlerën mbi 11 milionë euro, përcjell Zhurnal.mk.
“Sot ishim në Dizhon për të mbikëqyrur punimet që po ecin me ritme të shpejta dhe të sigurta. Çdo projekt është në vijë, çdo investim po kthehet në realitet për qytetarët e Çairit,” theksoi Mexhiti.
Ai shtoi se ndryshimi tashmë ndihet në çdo lagje, rrugë dhe shtëpi, duke nënvizuar se ky është transformimi i premtuar për Çairin, i cili po bëhet i prekshëm çdo ditë.