Lajme nga vendi
Izet Mexhiti: 11 milionë euro investime për Çairin, 68 projekte në më pak se një vit

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se Komuna e Çairit ka përjetuar një transformim të dukshëm falë realizimit të mbi 68 projekteve infrastrukturore dhe investimeve që kapin vlerën mbi 11 milionë euro, përcjell Zhurnal.mk.
“Sot ishim në Dizhon për të mbikëqyrur punimet që po ecin me ritme të shpejta dhe të sigurta. Çdo projekt është në vijë, çdo investim po kthehet në realitet për qytetarët e Çairit,” theksoi Mexhiti.
Ai shtoi se ndryshimi tashmë ndihet në çdo lagje, rrugë dhe shtëpi, duke nënvizuar se ky është transformimi i premtuar për Çairin, i cili po bëhet i prekshëm çdo ditë.
Lajme nga vendi
Tetova nikoqire e panairit të artizanateve

Është mbajtur në rrugën e butiqeve në Tetovë për herë të dytë Panairi I Artizanatave. Dhjetëra pjesmarrës kanë ekspozuar punimet e tyre artizanale në këtë panair, kryesisht nga Tetova, Kosova dhe Shqipëria. Pjesëmarrësit në këtë panair shprehen të kënaqur me interesimin por kërkojnë që panairi të mbahet më gjatë dhe jo vetëm një ditë. Ky është Naim Abduramani, prodhues i qiftelisë i cili për herë të dytë merr pjesë në këtë panair në Tetovë. Shprehet se më të interesuar janë mërgimtarët për të blerë qifteli dhe defa.
Artizanati Shqiptar është i njohur për një traditë tepër të pasur të artizanatit me vlera të çmuara, të krijuar prej shekujsh nga mjeshtrat popullorë, në çdo krahinë të saj, sipas karakteristikave dhe specifikave të zonave të ndryshme gjeografike, duke u spikatur me shumllojshmërinë e saj. Në këtë panair në Tetovë të pranishëm ishin edhe pjesëmarrës nga Pogradeci dhe Kavaja.
Ky Panari organizohet nga Komuna e Tetovës. Në mesditë ky panair u vizitua nga kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami. Ai është shprehur se tashmë, rrugës së butiqeve i është rikthyer shkëlqimi i dikurshëm me investimet e bëra kohës së fundit. Ai shfaqi shpresë se në të ardhmen ky eveniment do të ndikojë në rritjen edhe të turistëve që vijnë në Tetovë. Kasami tha se Panairi i Artizanateve në Tetovë ka vënë Tetovën në hartën e qyteteve të cilët kanë se çka të ofrojnë për vizitorët, sepse janë punime të bëra në dorë.
Panairi i Artizanateve mbahet në kuadër të manifestimeve Tetova n`festë dhe titullohet “Artizanati, mjeshtëri që përçon identitetin”.TV KOHA
Lajme nga vendi
Mickoski: U arrit rekordi në Doganë, janë mbledhur 12.6 miliardë denarë për një muaj

“Dy rrjedhat kryesore që mbushin buxhetin janë të ardhurat që vijnë nga Drejtoria Doganore dhe DAP. Mund të them se së bashku me ministren e Financave kemi një fokus personal në punën e këtyre dy institucioneve dhe mund të them se këtë korrik, përfundimisht pas asaj periudhe stabilizimi dhe rimëkëmbjeje të ekonomisë maqedonase, të dy institucionet shënuan rezultate jashtëzakonisht të mira”, u përgjigj Kryeministri Hristijan Mickoski në pyetje gazetareske në lidhje me nivelin e të ardhurave që kanë realizuar Drejtoria Doganore dhe DAP në periudhën e kaluar.
“Drejtoria Doganore arriti të regjistrojë të ardhura prej rreth 12.6 miliardë denarësh, që është një rekord në kuptimin historik, gjë që nuk ka ndodhur kurrë që kur ekziston. Përveç disa majave të larta të karburanteve dhe derivateve të naftës në të kaluarën, dhe pavarësisht disa çmimeve mesatare që kanë tani dhe të ardhurave nga akcizat të cilat, do të thoja, janë më të vogla sepse ndjekin çmimin e naftës dhe derivateve të naftës, Dogana arriti të regjistrojë më shumë se dhjetë milionë euro të ardhura, nga i njëjti muaj i vitit të kaluar. Ky është një rezultat i mirë, për të mos thënë i shkëlqyer. Vitin e kaluar, korriku ishte muaji i parë i menaxhimit të ri në Doganë dhe ato arritën afër 12 miliardë, këtë vit tejkaluan 12.6. E njëjta gjë ndodh edhe në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, e cila ka diku afër një miliard më shumë të mbledhura krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, diku rreth 960 milionë mendoj. Në të njëjtën kohë, kemi një efekt neto më të madh prej 7-8% krahasuar me vitin e kaluar, me rimbursimin e TVSH-së që është 37% më i lartë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Domethënë, të dy institucionet shënojnë rezultate të jashtëzakonshme historike. Kjo do të thotë se punojmë për uljen e ekonomisë gri dhe rritjen e disiplinës”, tha Kryeministri Mickoski.
Ai i përgëzoi të dy institucionet dhe njoftoi se rritja e të ardhurave do të thotë më shumë investime në vend.
“Ne do të duhet të kujdesemi dhe të respektojmë ligjet, për shkak se si mbushet buxheti ashtu dhe investohet. Kështu, qytetarët do të kenë shërbime më të mira mjekësore, arsim më të mirë, bujqit do të kenë më shumë për subvencione, pensionistët për pensione, për mbështetje të biznesit, për më shumë vende pune, për vende pune më të paguara, më shumë për të rinjtë ekështu me rradhë. Këtë muaj jam mjaft i kënaqur. Por nuk po ndalemi këtu. Udhëzimet e mia, sot para këtij eventi me të dy drejtorët, ishin të vazhdonim me të njëjtën dinamikë dhe të ecnim nëpër atë perspektivë deri në fund të vitit, për të arritur rezultatin që presim”, përfundoi Mickoski.
Lajme nga vendi
Prokuroria ka ngritur akuzë kundër gjashtë personave për shoqërim kriminal dhe falsifikim parash

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka ngritur akuzë kundër gjashtë personave për shoqërim kriminal dhe falsifikim parash, pasi prej fundit të vitit 2023 deri në shkurt të vitit 2025 në territorin e Maqedonisë dhe Serbisë në mënyrë të paautorizuar kanë prodhuar bankënota të falsifikuara në prerje 20, 50, 100 dhe 200 euro, të cilat më pas grupi i ka shpërndarë deri te blerësit e interesuar me çmime 25 deri 30% nga vlera nominale e bankënotave të vërteta. Sipas organit të akuzës, njëri prej të akuzuarve ka ndërtuar makina dhe pjesë për makina për prodhimin e bankënotave. Prej qershorit të vitit 2024 deri në janar të vitit 2025 114 mijë euro të falsifikuara, grupi i ka shitur për 42 mijë euro.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve