Kampionati i ri në Ligën e parë të futbollit vendor do të fillon me dy ndeshje të zjarrta pasi përballen Shkëndija – Shkupi dhe Vardari – Pelisteri. Bashkimi në Kumanovë do ta pretë Arsimin e Çegranit. Kampionati fillon më 8 gusht
Në hapësirat e hotelit ‘’Hilton’’ në Shkup në praninë e anëtarëve të komisionit për gara në kuadër të FFM-së dhe përfaqësueseve të klubeve , sot është hedhur shorti për kampionatin e ri 2025/2026 në Ligën e Parë që starton më 8 , 9 dhe 10 gushtë. Pas përcaktimit të numrave rendor u mësuan edhe dyshet e javës së parë të kampionatit .
Nga dymbëdhjetë ekipet e Ligës së Parë, vetëm klubi i futbollit Arsimi është debutues, dhe plot shtatë ish-kampionë po luajnë në elitë. Shorti deshi që në xhiron e parë kampioni aktual Shkëndija të përballet me ekipin Shkupit , ndërsa derbi i javës së parë pritet të jetë ndeshja e dy rivalëve të përjetshëm Vardari dhe Pelisterit
Në xhiron e parë do të takohen: Shkëndija – Shkupi, Bashkimi – Arsimi, Tikveshi – Rabotniçki, Struga Trim Lum – Makedonija GJP, Sileksi – AP Brera dhe Vardar – Pelister.
Kujtojmë se kampionati 2025/2026 sjell edhe një ndryshim të madh, pasi liga së shpejti do të reduktohet dhe kampionati 2026/27 do të ketë dhjetë ekipe.