Connect with us

Sport

LIGA E PARË: HIDHET SHORTI PËR KAMIONATIN E RI 2025/2026

Published

on

Kampionati  i ri në Ligën e parë të futbollit vendor do të  fillon me  dy ndeshje të  zjarrta pasi  përballen  Shkëndija – Shkupi  dhe  Vardari – Pelisteri. Bashkimi në Kumanovë  do ta pretë Arsimin e Çegranit. Kampionati  fillon më 8 gusht

 Në  hapësirat e  hotelit ‘’Hilton’’ në Shkup  në praninë e anëtarëve  të komisionit  për gara në kuadër të FFM-së dhe përfaqësueseve  të klubeve , sot  është  hedhur  shorti  për  kampionatin e ri  2025/2026  në Ligën e Parë  që  starton më 8 , 9  dhe  10 gushtë. Pas  përcaktimit të numrave rendor u mësuan  edhe  dyshet  e javës së parë të kampionatit .

Nga dymbëdhjetë ekipet e Ligës së Parë, vetëm klubi i futbollit Arsimi është debutues, dhe plot shtatë ish-kampionë po luajnë në elitë. Shorti  deshi  që  në  xhiron e parë kampioni aktual Shkëndija të përballet me  ekipin  Shkupit , ndërsa derbi  i  javës së parë pritet të jetë  ndeshja e  dy rivalëve të përjetshëm Vardari dhe Pelisterit

Në xhiron e parë do të takohen: Shkëndija – Shkupi, Bashkimi – Arsimi, Tikveshi – Rabotniçki, Struga Trim Lum – Makedonija GJP, Sileksi – AP Brera dhe Vardar – Pelister.

Kujtojmë se kampionati 2025/2026 sjell edhe një ndryshim të madh, pasi liga së shpejti do të reduktohet dhe kampionati 2026/27 do të ketë dhjetë ekipe.

Advertisement
SHABAN SINANI – TV KOHA

Sport

VARDARI TURPËROHET NË UEFA LIGËN E KONFERENCAVE

Published

on

Me disfatën e turpshme 5-0 nga Lozana, ekipi i Vardarit përfundon aventurën e vetë në garat europiane.  Shkëndija e Tetovës  mbetet skuadra  vetme që  mbron nderin e futbollit  të Maqedonisë në garat  europiane

Përfaqësuesi Maqedonisë së Veriut, skuadra e  Vardarit e përfundoi rrugëtimin  e vetë në garat  e UEFA  Konferencë Ligën  pasi  në ndeshjen kthyese  pësoi  humbje të thellë  5-0  duke e përmbysur   epërsinë e Vardarit  nga  ndeshja e parë në Shkup   humbën  2-1.

Skuadra vendase dëshmoi cilësi  dhe ishte e vendosur të anulonte avantazhin e Vardarit që në fillim të duelit kur mori epërsinë 1:0 me një gol të Noah Disene në minutën e 16-të. Në fund të pjesës së parë, Lozana shënoi dy gola të tjerë, që i realizuan Kali Sene në minutën e 33-të dhe në minutën e 45+2. Në pjesën e dytë për  vendasit shënoi Alban Ajdini në minutën e 55-të për  epërsinë  4:0 dhe Seydou Traore me  golin e pestë në minutën e 84-të  shënoi për vulosi fatin e  Vardarit.

Vardari në Lozanë nuk ishte e vetmuar pasi  në  tribunat  e stadiumit kishte  në numër  të  konsideruar  të  tifo grupit  të  tyre por  që ishte  kotë pasi  ekipi nuk ishte  në nivelin për të bërë ballë zviceranëve. Kështu  pas eliminimit të Sileksit dhe Rabotniçkit që raundin e parë, të Konferencë Ligës, në raundin e dytë u  eliminua  edhe  Vardari.  Pra  Shkëndija  është  skuadra e vetme  nga Maqedonia e  Veriut  që vazhdon garat  në fazën eliminatore të UEFA Liga e Kampionëve. Shkëndija tani për  tani ka të sigurta edhe 10 ndeshje  evropiane  gjatë këtij  sezoni

Continue Reading

Sport

TRE EKIPE SHQIPTARE VAZHDOJNË GARAT NË CONFERENCE LEAGUE

Published

on

Në raundin e tretë në garat e UEFA  Konferencë Liga janë kualifikuar Egnatia  dhe  Dinamo e Tiranës nga Shqipëria dhe Ballkani i Suharekës nga Kosova. Eliminohen  Vllaznia, Prishtina  dhe  Deçiqi

Tri nga gjashtë ekipet shqiptare që ishin pjesë e garave të UEFA Konferencë Ligës  kanë arritur që të kalojnë në rundin e tretë kualifikues. Kualifikim në raundin e tretë të UEFA Konferencë Liga e arritën Ballkani I Suharekës, Dinamo Tiranës dhe Egnatia e Rrogozhinës, ndërsa nga gara u eliminuan Prishtina,e cila humbi në penallti nga Larne, Deçiqi që u mposht me rezultat të përgjithshëm 6:2 nga Rapidi dhe Vllaniza që humbi me rezultat të përgjithshëm 5:3 nga Vikingur Reykjaviku.

Për herë të parë në histori, Egnatia arrin të kaloj një turn në Kupat e Europës. Rrogozhinasit e Edlir Tetovës, ja dolën me sukses ndaj bjellorusëve të Dinamo Minks, duke siguruar një biletë për në raundin e tretë të Ligës së Konferencës, falë rezultatit të përgjithshëm 3 me 0. 

Dinamo e Tiranës  siguroi kualifikim në raundin e tretë duke fituar  ndaj Atletic Escaldes me rezultat të përgjithshëm 3-2 nga  të  dyja  ndeshjet 2-1 në transfertë dhe 1:1 në Tiranë . Një paraqet një  sukses të jashtëzakonshëm kur  dihet  se  pas  15  viteve  sërish  prezantojnë Shqipërinë në garat  europiane

Në ndeshjet e para të raundit të tretë më  7 gusht, takohen Hajduku i Splitit –  Dinamo  Tiranë, Ballkani – Shamrok Rovers  dhe  Olimpija e Lubjanës – Egnatia,

Advertisement
 SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sport

Conference League: Skuadrat shqiptare kërkojnë kalimin në raundin

Published

on

Shaban Sinani – TV Koha

Continue Reading

Më të lexuarat