Në vendkalimin kufitar Qafë Thanë koha e pritjes është rreth 40 minuta, në Tabanoc dhe Bogorodicë rreth 30 minuta, ndërsa në Bllacë është 20 minuta, kumtoi Lidhja Automote e Maqedonisë (LAMM).
Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Për shkak të pushimeve verore vërehet frekuencë e shtuar e automjeteve.
Nga sot deri më 16 shtator të vitit 2025, në seksionin rrugor Gradsko – Drenovë e cila është pjesë e rrugës ekspres A1 dhe Korridorit 10d do të realizohet regjim i përkohshëm i modifikuar i komunikacionit për shkak të realizimit të projektit “Ndërtimi i seksionit rrugor Gradsko – Drenovë”. Komunikacioni do të ridrejtohet dhe rregullohet me sinjalistikën e duhur për komunikacion.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është rritur.