Lajme nga vendi
Në Qafë Thanë pritet rreth 40 minuta, ndërsa në Tabanoc dhe Bogorodicë rreth 30 minuta
Në vendkalimin kufitar Qafë Thanë koha e pritjes është rreth 40 minuta, në Tabanoc dhe Bogorodicë rreth 30 minuta, ndërsa në Bllacë është 20 minuta, kumtoi Lidhja Automote e Maqedonisë (LAMM).
Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Për shkak të pushimeve verore vërehet frekuencë e shtuar e automjeteve.
Nga sot deri më 16 shtator të vitit 2025, në seksionin rrugor Gradsko – Drenovë e cila është pjesë e rrugës ekspres A1 dhe Korridorit 10d do të realizohet regjim i përkohshëm i modifikuar i komunikacionit për shkak të realizimit të projektit “Ndërtimi i seksionit rrugor Gradsko – Drenovë”. Komunikacioni do të ridrejtohet dhe rregullohet me sinjalistikën e duhur për komunikacion.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është rritur.
Lajme nga vendi
Gjendet trupi i pajetë i një personi në lumin Vardar, MPB jep detaje
Trupi i një personi u gjet në ujërat e lumit Vardar pranë Demir Kapisë, nga Sektori i Punëve të Brendshme – Veles.
Sipas informacionit nga SPB – Veles, dje rreth orës 15:30, në stacionin policor Negotinë u raportua gjetja e një trupi njerëzor në fazë të dekompozimit në ujërat e lumit, nën urën e rrugës komunale që lidh fshatin Korešnica me Demir Kapiën.
Një ekip i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve – Negotino e nxori trupin, ndërsa një ekip hetimor nga stacioni policor Negotinë kryeu inspektimin e vendit të ngjarjes, me autorizim të prokurorit.
Sipas urdhrit të prokurorit, trupi iu dorëzua obduksionit për të përcaktuar shkakun e vdekjes, njoftuan nga SPB – Veles.
Lajme nga vendi
Janevska: Vërejtjet e fundit për Ligjin për Arsim të Lartë, mund të bëhen deri të hënën
Vërejtjet e fundit për Ligjin për Arsim të Lartë, mund të bëhen deri të hënën në mbrëmje, pasi i njëjti siç njoftoi ministrja e Arsimit Vesna Janevska, do të hyj në procedura qeveritare dhe parlamentare.
Duke u përgjigjur lidhur me përshtatjen e universiteteve private me Ligjin për Arsimin e Lartë, ministrja Janevska zbuloi parregullsi serioze në funksionimin e disa instituteve të arsimit të lartë të cilat kanë pasur të drejtën të lëshojnë diploma të njohura si në vend ashtu edhe jashtë vendit, duke theksuar se njëri prej tyre ishte i regjistruar si bastore.
“Shembulli më brutal ishte kur Komisioni i MASH-it bëri kontrolle në një institut, i njejti ishte regjistruar si bastore, në pjesën e prapme, ku supozohej të kryente funksionet e tij në dy karrige dhe dy dyshekë. Ne drejtojmë 34 institucione të arsimit të lartë në vend dhe është absolutisht e papranueshme që aktivitete të tjera të kryhen nën maskën e instituteve”.
Lajme nga vendi
Dy orë pritje për të kaluar në Qafë Thanë, shqiptarët drejt Maqedonisë së Veriut për naftë dhe ushqime
Fluks i lartë qytetarësh është shënuar këtë të shtunë në pikën kufitare të Qafë Thanës. Sipas informacioneve, radhët janë krijuar si pasojë e nevojës për të blerë naftën dhe ushqimet me çmime më të ulëta, të cilat janë rritur në vend por edhe nëpër botë për shkak të luftës në Iran.
Nga pamjet e siguruara nga Euronews Albania, radha e makinave për të kaluar kufirin është kilometrike. Sipas raportimeve qytetarëve u duhet mbi 2 orë për të kaluar nga Shqipëria në Maqedoninë e Veriut. Një situatë e tillë raportohet edhe Kakavijë.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Lajme nga rajoni1 week agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota1 week ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen

