Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka hapur procedurë hetimore ndaj një personi të dyshuar për veprën penale “Marrje shpërblimi për ndikim të paligjshëm”.
Sipas Prokurorisë, nga muaji prill deri në gusht të këtij viti, i dyshuari ka marrë 10.000 euro me qëllim që, duke shfrytëzuar ndikimin e tij të supozuar, të ndërhynte në vendime të proceseve gjyqësore civile në Gjykatën Themelore Civile Shkup dhe në Gjykatën e Apelit Shkup.
Në takimin e zhvilluar, i dyshuari ka kërkuar 16.000 euro, duke e bindur denoncuesin se pala tjetër kishte paguar shuma edhe më të mëdha. Pas negociatave, ata u dakorduan për pagesë me këste.
Prokuroria sot i ka paraqitur Gjykatës Themelore Penale Shkup kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, duke theksuar se janë përmbushur kushtet ligjore.lajmpress