Connect with us

Lajme nga vendi

Dha 10 mijë euro ryshfet për të ndikuar në procedurë gjyqësore

Published

on

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka hapur procedurë hetimore ndaj një personi të dyshuar për veprën penale “Marrje shpërblimi për ndikim të paligjshëm”.

Sipas Prokurorisë, nga muaji prill deri në gusht të këtij viti, i dyshuari ka marrë 10.000 euro me qëllim që, duke shfrytëzuar ndikimin e tij të supozuar, të ndërhynte në vendime të proceseve gjyqësore civile në Gjykatën Themelore Civile Shkup dhe në Gjykatën e Apelit Shkup.

Denoncimi ka ardhur nga një menaxher kompanie, i cili si palë në një proces civil kishte marrë informacione se pala tjetër po përpiqej të ndikonte te gjyqtarët përmes ryshfetit. Për ta verifikuar këtë, ai përmes një ish-gjyqtari kishte marrë kontakt me të dyshuarin, i cili iu prezantua si person “me lidhje të ngushta me gjyqtarë në Gjykatën e Apelit Shkup”.

Në takimin e zhvilluar, i dyshuari ka kërkuar 16.000 euro, duke e bindur denoncuesin se pala tjetër kishte paguar shuma edhe më të mëdha. Pas negociatave, ata u dakorduan për pagesë me këste.

Më 30 prill, menaxheri i dha të dyshuarit 5.000 euro të para, ndërsa gjatë gjithë periudhës ata mbetën në kontakt. Më vonë, denoncuesi vendosi ta raportojë rastin dhe gjatë dorëzimit të këstit të dytë prej 5.000 euro, i dyshuari u arrestua menjëherë pas marrjes së parave.

Prokuroria sot i ka paraqitur Gjykatës Themelore Penale Shkup kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, duke theksuar se janë përmbushur kushtet ligjore.lajmpress

Advertisement

Lajme nga vendi

Mickoski: Në mbledhjen e Qeverisë kaloi Marrëveshja kolektive që do të nënshkruajnë institucionet shtetërore me punonjësit, për dy vite punonjësit do të kenë pagë më të lartë për 40%

Published

on

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit kushtuar pyetjeve të deputetëve, Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, i pyetur se sa do të rritet paga e punonjësve të arsimit me pagesën e pagës së marsit në prill, theksoi se edhe punonjësit në arsim, ashtu si edhe ata në shëndetësi, do ta marrin rritjen e cila është pjesë e marrëveshjes kolektive.

“Po, punonjësit në arsim do ta marrin rritjen e paraparë që është pjesë e marrëveshjes kolektive, ashtu siç do ta marrin edhe punonjësit në shëndetësi dhe të gjithë ata në administratën shtetërore dhe publike që kanë kontrata kolektive të nënshkruara nga kjo Qeveri”, theksoi Mickoski.

Ai gjithashtu shtoi se të martën në mbledhjen e qeverisë ka kaluar edhe propozim-marrëveshja kolektive të cilën institucionet shtetërore do të duhet ta nënshkruajnë me punonjësit në administratë, me të cilën punonjësit për dy vjet do të kishin pagë për rreth 40% më të lartë nga ajo që kanë sot.

“Njëkohësisht do të fillojë edhe procesi, pasi tashmë është miratuar teksti i propozim-marrëveshjes kolektive, të cilën institucionet shtetërore do ta nënshkruajnë me të punësuarit në administratë, dhe e cila më parë ishte dakorduar dhe harmonizuar me dy sindikatat SPOGj dhe Sindikata e Administratës dhe e Shërbimit Shtetëror të Maqedonisë (SADU). Ajo kaloi të martën në mbledhje të Qeverisë, ka disa detaje që duhet të përpunohen gjatë kësaj jave, sot, nesër, pasnesër, dhe pres që nga e hëna të përfundojë edhe nënshkrimi, dhe që tashmë në prill të marrin pagë sipas llogaritjes së re.

Kjo pagë do të jetë më e lartë për shkak të nivelizimit linear të të gjithë të punësuarve në sektorin publik, e rritur për 8%. Kështu do të jetë në prill 2027, kështu do të jetë në prill 2028.  Kjo do të thotë se për afërsisht dy vite nga sot, të punësuarit do të kenë të ardhura rreth 40% më të larta se ato që kanë sot.  Ky marrëveshje është e para e këtij lloji që ndonjëherë Qeveria e ka nënshkruar me këta të punësuar”, tha Hristijan Mickoski dhe shtoi:

Advertisement

“Meqenëse lista u zgjerua pak, këtu u përfshinë edhe shërbimet e prokurorisë dhe të gjyqësorit, rreth 10 mijë persona janë përfshirë dhe me këtë ne rregullojmë 99% të marrëdhënieve tona me kolegët tanë, ku shteti është punëdhënës.  Diçka që deri më tani askush nuk e ka bërë.”

Continue Reading

Lajme nga vendi

Vitet e ardhshme do të rriten fondet buxhetore për arsimin e lartë

Published

on

Ministria e Arsimi në RMV, Vesna Janevska sot paralajmëroi se në vitet e ardhshme do të rriten fondet buxhetore për arsimin e lartë.

“Ne duhet të tregojmë aftësitë tona në ofrimin e mekanizmave për ta shndërruar ikjen e trurit në ‘qarkullim të trurit’. Qëllimi nuk është të parandalohet lëvizshmëria, por ta shndërrojmë atë në një proces në të cilin studentët dhe profesorët largohen, por kthehen me njohuri, kontakte dhe ide të reja”, tha Ministrja e Arsimit Vesna Janevska në hapjen e konferencës “Ura drejt së Ardhmes: Ndërkombëtarizimi i Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore”.

Në konferencën në Shkup, të cilën Ministria e Arsimit dhe Shkencës po e organizon në partneritet me Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal dhe Bankën Botërore, Janevska tha se pa kontributin e komunitetit të arsimit të lartë përmes kërkimit, të nxënit dhe mësimdhënies, ndikimit social, inovacionit dhe transferimit të teknologjisë, sfidat kryesore të shoqërive moderne nuk mund të zgjidhen, përfshirë ato që lidhen me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara.

“Në periudhën e ardhshme, do të kemi punë intensive për të thelluar bashkëpunimin e ndërsjellë dhe për të ndërtuar kapacitete institucionale, siç është sigurimi i aksesit të barabartë për të gjithë studentët dhe mësuesit në të mirat e përbashkëta arsimore. Megjithatë, sfidat janë të shumta. Universitetet dhe vendet kanë fonde të kufizuara për programet e lëvizshmërisë, projektet kërkimore dhe infrastrukturën. Mungesa e financimit të qëndrueshëm e bën ndërkombëtarizimin të varur nga donacionet dhe jo nga një strategji afatgjatë. Në këtë drejtim, si vend, Maqedonia ka bërë një hap të madh përpara në një vit e gjysmë të fundit. Ne kemi rritur investimet në arsimin e lartë dhe shkencën, dhe jemi të vendosur fuqimisht që fondet buxhetore për këtë qëllim do të vazhdojnë të rriten në vitet e ardhshme”, theksoi Janevska.

Ministrja tha se ndërkombëtarizimi duhet të bëhet “një qasje që nuk e varfëron komunitetin tonë akademik, por përkundrazi e pasuron atë dhe e bën më konkurrues, duke inkurajuar njëkohësisht inovacionin dhe zhvillimin e vendeve”.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Mickoski: Përpiqem ta mësoj dhe studioj gjuhën shqipe

Published

on

Gjatë seancës për pyetje deputetësh në Kuvend, kryeministri Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur disa nga pyetjeve të parashtruara nga deputeti Skender Rexhepi, tha se po përpiqet ta mësojë dhe studiojë gjuhën shqipe, përcjell TV21. Duke kritikuar tonin e lartë të deputetit Rexhepi, Mickoski tha se nuk i pengon gjuha shqipe.

“Nuk më pengon mua, nuk e di pse keni nevojë të bërtisni, e kundërta, absolutisht nuk më pengon. Lirisht përdoreni gjuhën shqipe, e kështu me radhë…madje mundohem ta mësoj dhe studioj. Dhe përpiqem që për disa vite nga tani të mund edhe unë të mos i përdor kufjet dhe kur të flisni në gjuhën shqipe kështu me fyt, kur mendoni se dikush do të frikësohet nga kjo, do të mund ta kuptoj atë që e thoni sepse mendoj që përkthimi nuk është adekuat, në atë që e thoni ju, pak kam njohuri në disa prej fjalive. Unë nuk turpërohem, sa më shumë gjuhë di, aq më i pasur jam”, tha Mickoski.

https://www.facebook.com/watch/?v=1990306601867020

Continue Reading

Më të lexuarat