Site icon Tetova Expres

KOMPLETOHET JAVA E TRETË E KAMPIONATIT NË LIGËN E PARË

Katër fitore të skuadrave vendase dhe dy barazime  me 15  gola  të shënuar është epilogu I gjashtë ndeshjeve  të javës së tretë në elitën e futbollit vendor. Kryesojnë Sileksi dhe Struga Trim Lum me nga  9 pikë

 Me ndeshjet e fundit që u  zhvilluan  dje  pas  dite  u  kompletuar  java e tretë e  kampionatit në Ligën e parë të futbollit vendor , ku  skuadrat vendase shënuan  4 fitore,  ndërsa  dy takime  përfunduan me barazim ku shënuan gjithësejt 15  gola.

 Në stadiumin e Bashkimit në Kumanovë skuadra  vendase   para  afro 4  mijë tifozëve të pranishëm   mundi Tikveshin e Kavadarit  me  rezultatin  3-1. Autor të golave  për ekipin e Bashkimit  ishin Filip Aleksovski 2 dhe  Simonovski  1  go, ndërsa  për Tikveshin shënoi Mishov .  Për ekipin  kumanovar  ishte  kjo fitorja e parë   si anëtare  e elitës së futbollit para  tifozëve  vendas  pas  plot 17  viteve. Bashkimi në tre ndeshjet e pare të sezonit të ri ka 2  fitore dhe një barazim me  7  pikë grumbulluara.

Në ndeshjen tjetër që u zhvillua  dje  ekipi i Pelisterit në Kavadar mundi Shkupin me  rezultatin 2-0 , ndërsa autor të golave  ishin Ristiq  dhe Bulatoviq. Për  Pelisterin  ishte  kjo  fitorja  e  dytë radhazi , ndërsa për Shkupin  disfata e  tretë radhazi,

 Pas kompletimit të xhiros së tretë tabelën e kryesojnë Sileksi dhe  Struga  Trim Lum me  nga  9 pikë maksimale, ndërsa ndiqen nga Shkëndija , Vardari  dhe  Bashkimi me  nga  7 pikë  dhe Pelisteri me 6 pikë

Advertisement

Rezultatet e javës së tretë

 

Shkëndija – Arsimi  0-0

Struga TL – Rabotniçki  2-0

Vardari – AP Brera 2-2

Advertisement

Sileksi – Makedonija GTj.P 3-0

Bashkimi – Tiokveshi  3-1

Pelisteri – Shkupi 2-0

SHABAN SINANI – TV KOHA

Advertisement
Exit mobile version