Sport
KOMPLETOHET JAVA E TRETË E KAMPIONATIT NË LIGËN E PARË
Katër fitore të skuadrave vendase dhe dy barazime me 15 gola të shënuar është epilogu I gjashtë ndeshjeve të javës së tretë në elitën e futbollit vendor. Kryesojnë Sileksi dhe Struga Trim Lum me nga 9 pikë
Me ndeshjet e fundit që u zhvilluan dje pas dite u kompletuar java e tretë e kampionatit në Ligën e parë të futbollit vendor , ku skuadrat vendase shënuan 4 fitore, ndërsa dy takime përfunduan me barazim ku shënuan gjithësejt 15 gola.
Në stadiumin e Bashkimit në Kumanovë skuadra vendase para afro 4 mijë tifozëve të pranishëm mundi Tikveshin e Kavadarit me rezultatin 3-1. Autor të golave për ekipin e Bashkimit ishin Filip Aleksovski 2 dhe Simonovski 1 go, ndërsa për Tikveshin shënoi Mishov . Për ekipin kumanovar ishte kjo fitorja e parë si anëtare e elitës së futbollit para tifozëve vendas pas plot 17 viteve. Bashkimi në tre ndeshjet e pare të sezonit të ri ka 2 fitore dhe një barazim me 7 pikë grumbulluara.
Në ndeshjen tjetër që u zhvillua dje ekipi i Pelisterit në Kavadar mundi Shkupin me rezultatin 2-0 , ndërsa autor të golave ishin Ristiq dhe Bulatoviq. Për Pelisterin ishte kjo fitorja e dytë radhazi , ndërsa për Shkupin disfata e tretë radhazi,
Pas kompletimit të xhiros së tretë tabelën e kryesojnë Sileksi dhe Struga Trim Lum me nga 9 pikë maksimale, ndërsa ndiqen nga Shkëndija , Vardari dhe Bashkimi me nga 7 pikë dhe Pelisteri me 6 pikë
Rezultatet e javës së tretë
Shkëndija – Arsimi 0-0
Struga TL – Rabotniçki 2-0
Vardari – AP Brera 2-2
Sileksi – Makedonija GTj.P 3-0
Bashkimi – Tiokveshi 3-1
Pelisteri – Shkupi 2-0
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
MILANO-CORTINA 2026: DENNI XHEPA I 34-TI NË SUPER G
Skiatori shqiptar, Denni Xhepa, zhvilloi sot garën e parë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, që transmetohen në RTSH. Kjo garë shënon edhe debutimin e skuadrës shqiptare në Olimpiadën Dimërore, ku përfaqësohemi me 4 sportistë.
Ai regjistroi kohën 1:31,72, duke u pozicionuar në vend të 34-t në Super G. Xhepa zbriti në pistë i 37-i dhe kjo garë ishte për të një test për Slalomin Gjigant, që do të zhvillohet pas tri ditësh.
Kjo është hera e parë që Shqipëria merr pjesë në një garë shpejtësie në ski.
Përveç Xhepës, në Lojërat Olimpike Dimërore marrin pjesë në disiplina të ndryshme Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti. Xhepa garon gjithashtu në Slalom Gjigant më 14 shkurt dhe Slalom më 16 shkurt.
Më 15 shkurt zbresin në pistë Lara Colturi dhe Semire Dauti, të cilat marrin pjesë në disiplinën e Slalomit Gjigant. Më 18 shkurt Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti garojnë në disiplinën Slalomit.
Sport
QËLLOHET PËR VDEKJE ME SHISHE QELQI FUTBOLLISTI NË ARGJENTINË
Lucas Ignacio Pires, ish-futbollist i Almirante Broën, u vra me një shishe qelqi të thyer gjatë një përleshje në La Matanza të Buenos Aires
Lucas Pires pasoi një plagë të thellë në parakrah që shkaktoi gjakderdhje fatale.
Pampa Mónaco’ publikon pamjet e regjistruara nga një kamerë sigurie në momentin kur, në kontekstin e një grindjeje, një burrë përdor buzën e një shisheje të thyer për t’i shkaktuar një plagë të thellë kundërshtarit të tij.
Sipas burimeve gjyqësore dhe policore, Lucas Pires pësoi një plagë të thellë në parakrahun e djathtë që dëmtoi një arterie, duke shkaktuar një hemorragji fatale .
Lucas Pires u dërgua me urgjencë në Spitalin Nestor Kirchner, por i riu vdiq për shkak të plagës së rëndë, pasi besohet se tehu i xhamit ka arritur në një arterie.
Çështja po trajtohet nga Zyra e Prokurorit të Vrasjeve në La Matanza, e cila po heton si një krim të mundshëm brenda familjes, raporton Marca.
Sport
MILANO CORTINA: SKUALIFIKOHEN DY SKIATORE TË KORES SË JUGUT
Dy skiatoret koreano-jugore Han Dasom dhe Lee Eui-jin janë përjashtuar për shkak të një substance të gjetur te skitë e tyre, e ndaluar që nga sezoni 2023/24
Skiatoret koreano-jugore Han Dasom dhe Lee Eui-jin janë përjashtuar për shkak të një substance të gjetur te skitë e tyre, e ndaluar që nga sezoni 2023/24. Rihapet debati për substancat e përdorura te materialet sportive.
Skualifikohen për një pomadë të ngjashme me pastën e dhëmbëve. Kjo substancë ka shkaktuar largimin menjëherë nga Olimpiada dimërore të dy skiatoreve nga Koreja e Jugut, Han Dasom dhe Lee Eui-jin. Është fluori i ndaluar në protokoll që nga sezoni 2023/24.
Bën përshtypje fakti se fronti i ri i CIO-s është dopingu te materialet, sepse fluori nuk është gjetur në trupat e sportisteve, por në pajisjet e sportit që ato ushtrojnë, te skitë. Konkretisht, është gjetur në dyllin që teknikët kishin përgatitur për garat në Lago di Tesero. Kështu ka ardhur menjëherë përjashtimi i dy garueseve që gjithsesi nuk do të luftonin për medalje.
Lajmi ka rindezur debatin mbi rëndësinë e substancave që përdoren për skitë për t’i bërë ato më të shpejta gjatë garës. Ekipi italian, për shembull, ka një kamion me më shumë se 500 lloje pomadash, që seleksionohen për diskutimit me sportistët garë pas gare.

