Connect with us

Sport

KFF LUBOTENI NESËR NIS NË FAZËN E DYTË TË CHAMPIONS NË BELGJIKË

Published

on

Klubi i futbollit të femrave Luboteni i Tetovës nesër në Leuven të Belgjikës  zhvillon ndeshjen e parë të fazës së dytë Championsit  kundër suedezeve  të Rosengård të Suedisë

 Skuadra kampione e Maqedonisë së Veriut  klubi I futbollit të femrave Luboteni i Tetovës nga dita  e djeshme  qëndron në Belgjikë, ku të mërkurën me fillim në ora  13:00, në qytetin Leuven do ta zhvillojë ndeshjen e parë të fazës së dytë në Ligën e kampioneve Evropian kund;r ekipit Rosengård të Suedisë. Trrajner i skuadrës Bojan Stamenkoviç para nisjes  për në belgjikë në deklaratë ekskluzive për TV Koha  tha se me kualifikimin në fazën e dytë kanë arritur qëllimin por kjo nuk  do të thotë se në Belgjikë udhëtojnë pa ndonjë qëllim edhe  pse realisht nuk janë në nivelin e  ekipeve  tjera.

Të mërkurën luajmë ndeshjen me ekipin Rosengård të Suedisë që realisht sipas cilësisë nuk jemi në nivelin më të lartë por gjithsesi se do të rezistojmë fuqishëm në këtë ndeshje. Kemi përparuar  shumë në krahasim të fazës paraprake  ku dolëm të parët  në grup dhe  vazhduam garat  në Ligën e kampionëve. Kështu që  disa  ambicie  tonat  reale  të fitojmë një ndeshje  nga  këto dy ndeshje në Belgjikë, ndërsa  gjysmëfinalja e dytë është Sarajeva  dhe  ekipe  belgë. Mendoj  se  ky  është  një qëllim real  që të vazhdojmë garat  në Liga Europa”” deklaroi trajneri Bojan Stamenkoviç.

 Trajneri i kampioneve  tetovare tha se në këtë faze të garave europiane  më  tepër prêt nga futbollistet që kanë përvojën e duhur ne mesin e të cilave është edhe Hava Mustafa e cila në ndeshjet e zhvilluara në Shkup realizoi 5 gola

Realisht  më tepër presim  nga  futbollistet  me përvojë si Hava  Mustafa, Aleksandra  Markovska ,  kemi  pesë futbolliste të huaja  dhe nga  ato presim  të jenë shtylla e ekipit  dhe që  mund  të  vendosin  lojën individualisht , Kemi edhe  shumë futbolliste  të reja  të cilat  kanë përparuar , kemi shumë  lojtare të reprezentacionit A, të  cilat  janë 17 dhe  18 vjeçare. Kështu  që  konkurrenca  është e  forte dhe me kosturit të mire të ekipit ” tha  trajner Stamenkoviç

Advertisement

 Trajniri  Stamenkoviq tha se qëllimi  parësor në fazën e dytë është që të fitojnë njërën nga dy ndeshjet në Berlgjikë për të vazhduar më tej në garat europiane.

 “” Qëllimi është ashtu  siç thash  nga  dy ndeshjet ta  fitojmë njërën , pasi faktikisht  nëse  e  fitojmë njërën ndeshje  ne  vazhdojmë garat në europë. Sinqerisht t”ju them  edhe  nëse  nuk ndodhë kjo  unë jam krenar  me  këtë sukses  dhe me  atë që futbollistet  treguan në fazën e pare. Kështu q% nuk do të jemi I pa kënaqur #ka  edhe të ndodhë”  tha  Stamenkoviç

Në fazën e parë  që u zhvillua  në Shkup. Luboteni  shënoi  dy fitore të thella    kundër ekipit Runavik të Ishujve Faroe me rezultatin 4-1 dhe  Pyunik nga  Armenia  me  rezultat  4—0, Në këto  dy ndeshje shkëlqeu Hava  Mustafa  me  5  gola , një në ndeshjen  e parë shënoi 1, ndërsa në ndeshjen e dytë të gjitha 4  golat  për Lubotenin

 

SHABAN SINANI – TV KOHA

Advertisement

Sport

“KAOS” NË REAL MADRID PARA NDESHJES ME BARCELONËN!

Published

on

Tronditje në kampin madrilen vetëm tre ditë para derbit të madh me Barcelonën. Real Madridi ka konfirmuar zyrtarisht se ka nisur procedurë disiplinore ndaj Valverdes dhe Çuamenit, pas një incidenti serioz fizik që ndodhi gjatë dhe pas stërvitjes së djeshme.
 

Konflikti Valverde – Çuameni kishte nisur që të mërkurën. Gjithçka filloi në fushë, vazhdoi edhe në zhveshtore, ku debati përfundoi në përleshje fizike.

Sipas raportimeve, gjatë konfliktit Valverde ra dhe goditi kokën në një tavolinë në zhveshtore. Për shkak të seriozitetit të goditjes, mesfushori uruguaian u dërgua menjëherë në spital për ekzaminime shtesë.

Edhe pse lojtari është liruar për trajtim në shtëpi dhe ndodhet në gjendje stabile, protokollet mjekësore kërkojnë pushim të detyrueshëm prej 10 deri në 14 ditësh. Kjo do të thotë se Valverde do ta humbasë me siguri “El Clasicon” e së dielës në “Camp Nou”, ndeshje në të cilën Barcelona mund ta sigurojë matematikisht titullin në La Liga.

Përmes një deklarate zyrtare, Valverde ka mohuar përplasjen fizike.

Në reagimin zyrtar, “klubi mbretëror” theksoi se nuk do të tolerojë sjellje të tilla:

Advertisement

“Real Madridi njofton se pas ngjarjeve të ndodhura këtë mëngjes është hapur procedurë disiplinore ndaj lojtarëve tanë Federico Valverde dhe Aurelien Tchouameni. Klubi do të informojë publikun pas përfundimit të procedurave të brendshme.”

Ky incident shihet si vazhdim i atmosferës së tensionuar brenda skuadrës madrilene.

Kohët e fundit janë raportuar edhe konflikte të tjera mes lojtarëve, përfshirë përplasje ku janë përmendur Antonio Rudiger dhe Kylian Mbappe.

Sipas mediave spanjolle, drejtori i përgjithshëm Jose Angel Sanchez është shokuar nga sjellja e futbollistëve vetëm pak ditë para ndeshjes më të rëndësishme të sezonit.

Në prag të El-Klasikos, tema kryesore tek tifozët e Real Madridit është peticioni online që kishte nisur më herët, nëse duan që Kilian Mbappe të largohet nga “Mbretërit”. Qëllimi ishte të arrihen 200.000 nënshkrime, por peticioni u bë më viral se sa që pritej dhe tashmë ka 2.8 milion nënshkrime, të tifozëve që pajtohen që Mbappe të largohet nga “Santjago Bernabeu”.

Advertisement
Continue Reading

Sport

MËSOHEN EKIPET FINALISTE NË EUROPA DHE KONFERENCË LIGA

Published

on

Mësohen ekipet finaliste edhe në Ligën Europa dhe të Konferencës.

Në finale të Europa Ligës me 20 maj në Stamboll do të përballen Freiburg – Aston Vila, ndërsa në atë të Konferencë Ligës më 27 maj  në Lajpcig do të përballen Rayo Vajekano – Crystal Palas.  

 Aston Vila dhe Freiburgu janë dy finalistet e sezonit 2025/2026 në Ligën e Europës. Dy duelet e kthimit të raundit gjysmëfinal, prodhuan plot 8 gola, teksa skuadra e Unai Emeri, mposhti 4 – 0 Notingham Forestin, duke përmbysur kështu rezultatin e sfidës së pare.

Mbrëmje historike edhe për Freiburgun, që fitoi me rezultatin 3 me 1 ndaj Bragës. Aston Vila i dha fund serisë prej tre humbjesh radhazi dhe siguroi kualifikimin në finalen e dytë europiane në historinë e klubit, ku do të përballet me Freiburgu, 44 vite pas finales së parë.

Ndeshja  finale  e  Europa Ligës  Freiburg – Aston Vila  zhvillohet më 20 maj  në Stamboll

Advertisement

Në Konferencë Liga, Rajo Vajekano ka shkruar historinë duke siguruar për herë të parë kualifikimin në një finale të kupave europiane, pasi mposhti francezët e Strasburgut 1-0.

 Në finale është kualifikuar edhe Crystal Palace, ekip e cila eliminoi  Shakhtar Donetskun me rezultatin 2-1. Edhe për klubin anglez kjo do të jetë finalja e parë europiane në histori, ndërsa synimi do të jetë fitimi i trofeut të dytë madhor në më shumë se 120 vite ekzistencë profesionale.

Ndeshja  finale mes Rayo Vajekano – Crystal Palas do të zhvillohet më 27 maj në Lajpcig.

 Tanimë kur dihen të gjitha ekipet finaliste në garat evropiane të UEFA-së, nga gjashtë të skuadrat finaliste të garave evropiane, katër  trajnerë janë spanjollë, Luis Enrike si trajner i PSG-së dhe Mikel Arteta i Arsenalit, do të kërkojnë trofeun e Ligës së Kampionëve.

Unai Emeri me Aston Vilën synon trofeun e Europa League dhe Inigo Perez me Rajo Vajekanon, synon trofeun e Ligës së Konferencës.

Advertisement
 TV KOHA
Continue Reading

Lajme nga vendi

LIGA E PARË: TETOVA DHE SHKUPI NË QENDËR TË VËMENDJES!

Published

on

Të shtunën dhe të dielën me fillim në program janë ndeshjet e javës së 31-të të kampionatit në Ligën e parë të futbollit vendor. Kjo javë mund të jetë edhe vendimtare sa i përket titullit kampion por edhe për ekipet që luftojnë për mbijetesë në elitën e futbollit vendor.

 Kuqezinjtë tetovar pas dy dështimeve të fundit, disfatës nga Bashkimi  në Tetovë dhe barazimit me Sileksin në Kratovë, pothuajse kanë humbur gjasat se mund të mbrojnë titullin kampion.

 Derisa matematikisht ende ekzistojnë gjasat, Shkëndija në ndeshjen e nesërme duhet të jetë në nivelin e duhur pasi ekipi nga Struga ka matematikat e veta.

 Ndeshje interesante do të zhvillohet edhe në Shkup aty ku lideri në renditjen e tabelës Vardari është nikoqire e Sileksit.

 Me fitore eventuale Vardari do të ishte edhe një hap pranë titullit kampion .

Advertisement

 Nesër  në program është edhe ndeshja në Manastir mes Pelisterit dhe Shkupit, ku vendasit janë favorite absolute.

Të tre ndeshjet e së shtunës  fillojnë ora 16:00.

 Tre ndeshjet tjera të  javës së 31-të zhvillohen të dielën me fillim në ora 16:00, takohen: Arsimi – Bashkimi, Makedonija Gj.P – Tikveshi dhe AP Brera- Rabotniçki.

Shaban Sinani – TV Koha
Continue Reading

Më të lexuarat