Site icon Tetova Expres

TENIS: MËSOHEN GJYSMËFINALISTËT E GRAND SLAM  US OPEN

Në gjysmëfinale të grand slam US Open në kategorin e meshkujve do të përballen  Alcaraz – Djokoviq dhe Jannik Sinner – Fekix Auger, ndërsa te femrat  përballen  Sabalenka – Pegula dhe  Anisimova – Osaka

Janë mbyllur  sot ndeshjet e çerekfinale të grand slami-it të US Open, ku janë  përcaktuar gjysmëfinalistët  e fundit, Aktualisht tenisti më mirë në botë Jannik Sinner  pa  probleme  mundi  bashkë patriotin e tij Lorenzo Musetti  me  rezultatin 3-0 në  sete 6-1,6-4  dhe  6-2. Sinner në gjysmëfinale  do të  përballet me  kanadezin Felix Auger –Aliassine  i cili mundi  australianin  Alex de Minaur me  rezultatin  3-1 në sete 4-6, 7-6, 7-5 dhe 7-6. Diitën e djeshme   kualifikimin në  gjysmëfinale e kanë siguruar edhe Alcaraz dhe  jokoviq të cilit do të përballen  mes veti. Ndeshjet gjysmëfinale  luhen  të premten.

Në kategorinë  e  femrave  ndodhi  surpriza më e madhe  që është eliminimi  i  tenistes  polake Iga Switek e  cila  pësoi  humbje  nga amerikania Amanda Anisimova me rezultatin 0-2  4-6  dhe 3-6. Anisimova  në gjysmëfinale  përballet me japonezen  Naomi Osaki  e  cila  mundi  çeken Karolina Muchova me rezultatin  2-0  6-4 dhe  7-6. Në  gjysmëfinale  janë kualifikuar  edhe Sabalenka dhe Jessika  Pegula.

 

 SHABAN SINANI – TV KOHA
Exit mobile version