Connect with us

Sport

TENIS: MËSOHEN GJYSMËFINALISTËT E GRAND SLAM  US OPEN

Published

on

Në gjysmëfinale të grand slam US Open në kategorin e meshkujve do të përballen  Alcaraz – Djokoviq dhe Jannik Sinner – Fekix Auger, ndërsa te femrat  përballen  Sabalenka – Pegula dhe  Anisimova – Osaka

Janë mbyllur  sot ndeshjet e çerekfinale të grand slami-it të US Open, ku janë  përcaktuar gjysmëfinalistët  e fundit, Aktualisht tenisti më mirë në botë Jannik Sinner  pa  probleme  mundi  bashkë patriotin e tij Lorenzo Musetti  me  rezultatin 3-0 në  sete 6-1,6-4  dhe  6-2. Sinner në gjysmëfinale  do të  përballet me  kanadezin Felix Auger –Aliassine  i cili mundi  australianin  Alex de Minaur me  rezultatin  3-1 në sete 4-6, 7-6, 7-5 dhe 7-6. Diitën e djeshme   kualifikimin në  gjysmëfinale e kanë siguruar edhe Alcaraz dhe  jokoviq të cilit do të përballen  mes veti. Ndeshjet gjysmëfinale  luhen  të premten.

Në kategorinë  e  femrave  ndodhi  surpriza më e madhe  që është eliminimi  i  tenistes  polake Iga Switek e  cila  pësoi  humbje  nga amerikania Amanda Anisimova me rezultatin 0-2  4-6  dhe 3-6. Anisimova  në gjysmëfinale  përballet me japonezen  Naomi Osaki  e  cila  mundi  çeken Karolina Muchova me rezultatin  2-0  6-4 dhe  7-6. Në  gjysmëfinale  janë kualifikuar  edhe Sabalenka dhe Jessika  Pegula.

 

 SHABAN SINANI – TV KOHA

Sport

TENIS: SABALENKA DHE ANASIMOVA NË FINALEN  TË US OPEN

Published

on

Nesër  me  fillim në  ora  22:00,  do të zhvillohet  finalja e grand slam-it US Open, ku  për herë parë do  të përballen bjellorusja Aryna Sabalenka dhe amerikania Amanda Anisimova 

  Tenistja bjelloruse Aryna Sabalenka   dhe ajo amerikane Amanda Anisimova  janë dy finalistet e grand slam-it të US Open në kategorinë e femrave që po  zhvillohet në Nju Jork.

Sabalenka  në  gjysmëfinale  mundi  amerikanen Jessika Pegula 2-1 në sete 4-6, 6-3 dhe 6-4. Për bjellorusen  është kjo finalja e tretë radhazi  në US Open dhe  kësaj radhe konsiderohet favorite.

Në gjysmëfinalen  tjetër Amanda  Anisimova   mundi  japonezen Naomi Oska  gjithashtu me rezultatin  2-1  në sete   6-7, 7-6  dhe 6-3. Për  tenisten amerikane  Anisimova është  finalja e dytë  radhazi pas  asaj të Wimbbledonit.

 Kjo  finale  është e para  mes  këtyre   dy  pretendenteve  për të  fituar trofeun e madh  të  grand slam-it  US OPEN  pra mes Aryna  Sabalenkos dhe  Amanda  Anisimova , Ndeshja  finale  luhet  nesër me fillim në ora 22:00 .

Advertisement

 

Shaban Sinani – TV Koha

Continue Reading

Sport

LIGA E DYTË: NESËR ZHVILLOHEN NDESHJET E XHIROS SË TRETË

Published

on

Nesër me  fillim në ora  16:00 në të  gjitha  stadiumet e  ligës së dytë  zhvillohet   java e  tretë e  sezonit vjeshtor

 Kampionati në ligën e dytë vazhdon nesër me ndeshjet e  xhiros së tretë të  sezonit vjeshtor  ku  në program janë disa  ndeshje mjaftë interesante . Derbi  i  javës   pa  dyshim se është  dueli  i  dy  skuadrave  fqinje  që do të zhvillohet  në stadiumin enë Lagjen e Autkomandës  me s  Skopjes dhe  Shkëndijës së Haraqinës .  Për  të ndjekur  këtë ndeshje  pritet  të  jenë  numër  i madh  në  tribunat e stadiumit  si  tifozët  vendas  ashtu edhe  përkrahësit e  Shkëndijës së Haraçinës të  cilët  pretendojnë  që  në  fund  të  kampionatit të  gjenden në kreun e tabelës. Ndeshje  tjetër  tërheqës e është edhe  përballja  në Shtip mes Bregallnicës  vendase  dhe  Teteksit.  Të gjitha  ndeshjet e xhiros së tretë  në Ligën e dytë luhen nesër me fillim në ora  16:00. Takohen: Bregalnica-Teteksi, Detonit Plaçkovica – Sloga Vinica,  Skopje- Shkendija Haraqinës, Golemo Konjare – Bellasica, Kamenica Sasa – Kozhuf, Novaci  – Vardari Negotino, Ohri – Osogova dhe Prespa – Pobeda.

 Shaban Sinani – TV Koha

Continue Reading

Sport

SHQIPËRIA FITOI 1-0 MIQËSOREN ME GJIBRALTARIN 

Published

on

Me golin nga  penaltia që e realizoi Jasir Asani në minutën e 69-të , kombëtarja shqiptare  në transfertë  mundi Gjibraltarin  1-0

Kombëtarja shqiptare ka arritur të triumfojë në transfertë në takimin miqësor përballë kombëtares së Gjibraltarit. Kuqezinjtë e Silvinjos mposhtën pa problem vendasit me rezultatin 1-0.

Goli i cili vendosi takimin miqësor sot, u realizua nga Jasir Asani në 20 minutat e fundit të takimit. Falë një penalltie të akorduar për kuqezinjtë, sulmuesi i Asani  arriti të kalojë në avantazh Shqipërinë që  ishte edhe   epilogu  përfundimtar  i  kësaj ndeshje  miqësore.

Një fitore e rëndësishme kjo e kuqezinjve të Silvinjos në prag të sfidës me Letoninë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.  Ndeshja  Shqipëri – Letoni  do të zhvillohet të martën me  fillim në ora 20 e 45,  në arenën Kombëtare  “AIR ALBANIA” në Tiranë.

 Shaban Sinani – TV KOHA
Continue Reading

Më të lexuarat