Site icon Tetova Expres

SHQIPËRIA FITOI 1-0 MIQËSOREN ME GJIBRALTARIN 

Me golin nga  penaltia që e realizoi Jasir Asani në minutën e 69-të , kombëtarja shqiptare  në transfertë  mundi Gjibraltarin  1-0

Kombëtarja shqiptare ka arritur të triumfojë në transfertë në takimin miqësor përballë kombëtares së Gjibraltarit. Kuqezinjtë e Silvinjos mposhtën pa problem vendasit me rezultatin 1-0.

Goli i cili vendosi takimin miqësor sot, u realizua nga Jasir Asani në 20 minutat e fundit të takimit. Falë një penalltie të akorduar për kuqezinjtë, sulmuesi i Asani  arriti të kalojë në avantazh Shqipërinë që  ishte edhe   epilogu  përfundimtar  i  kësaj ndeshje  miqësore.

Një fitore e rëndësishme kjo e kuqezinjve të Silvinjos në prag të sfidës me Letoninë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.  Ndeshja  Shqipëri – Letoni  do të zhvillohet të martën me  fillim në ora 20 e 45,  në arenën Kombëtare  “AIR ALBANIA” në Tiranë.

 Shaban Sinani – TV KOHA
Exit mobile version