Connect with us

Sport

SHQIPËRIA FITOI 1-0 MIQËSOREN ME GJIBRALTARIN 

Published

on

Me golin nga  penaltia që e realizoi Jasir Asani në minutën e 69-të , kombëtarja shqiptare  në transfertë  mundi Gjibraltarin  1-0

Kombëtarja shqiptare ka arritur të triumfojë në transfertë në takimin miqësor përballë kombëtares së Gjibraltarit. Kuqezinjtë e Silvinjos mposhtën pa problem vendasit me rezultatin 1-0.

Goli i cili vendosi takimin miqësor sot, u realizua nga Jasir Asani në 20 minutat e fundit të takimit. Falë një penalltie të akorduar për kuqezinjtë, sulmuesi i Asani  arriti të kalojë në avantazh Shqipërinë që  ishte edhe   epilogu  përfundimtar  i  kësaj ndeshje  miqësore.

Një fitore e rëndësishme kjo e kuqezinjve të Silvinjos në prag të sfidës me Letoninë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.  Ndeshja  Shqipëri – Letoni  do të zhvillohet të martën me  fillim në ora 20 e 45,  në arenën Kombëtare  “AIR ALBANIA” në Tiranë.

 Shaban Sinani – TV KOHA

Sport

TENIS: SABALENKA DHE ANASIMOVA NË FINALEN  TË US OPEN

Published

on

Nesër  me  fillim në  ora  22:00,  do të zhvillohet  finalja e grand slam-it US Open, ku  për herë parë do  të përballen bjellorusja Aryna Sabalenka dhe amerikania Amanda Anisimova 

  Tenistja bjelloruse Aryna Sabalenka   dhe ajo amerikane Amanda Anisimova  janë dy finalistet e grand slam-it të US Open në kategorinë e femrave që po  zhvillohet në Nju Jork.

Sabalenka  në  gjysmëfinale  mundi  amerikanen Jessika Pegula 2-1 në sete 4-6, 6-3 dhe 6-4. Për bjellorusen  është kjo finalja e tretë radhazi  në US Open dhe  kësaj radhe konsiderohet favorite.

Në gjysmëfinalen  tjetër Amanda  Anisimova   mundi  japonezen Naomi Oska  gjithashtu me rezultatin  2-1  në sete   6-7, 7-6  dhe 6-3. Për  tenisten amerikane  Anisimova është  finalja e dytë  radhazi pas  asaj të Wimbbledonit.

 Kjo  finale  është e para  mes  këtyre   dy  pretendenteve  për të  fituar trofeun e madh  të  grand slam-it  US OPEN  pra mes Aryna  Sabalenkos dhe  Amanda  Anisimova , Ndeshja  finale  luhet  nesër me fillim në ora 22:00 .

Advertisement

 

Shaban Sinani – TV Koha

Continue Reading

Sport

LIGA E DYTË: NESËR ZHVILLOHEN NDESHJET E XHIROS SË TRETË

Published

on

Nesër me  fillim në ora  16:00 në të  gjitha  stadiumet e  ligës së dytë  zhvillohet   java e  tretë e  sezonit vjeshtor

 Kampionati në ligën e dytë vazhdon nesër me ndeshjet e  xhiros së tretë të  sezonit vjeshtor  ku  në program janë disa  ndeshje mjaftë interesante . Derbi  i  javës   pa  dyshim se është  dueli  i  dy  skuadrave  fqinje  që do të zhvillohet  në stadiumin enë Lagjen e Autkomandës  me s  Skopjes dhe  Shkëndijës së Haraqinës .  Për  të ndjekur  këtë ndeshje  pritet  të  jenë  numër  i madh  në  tribunat e stadiumit  si  tifozët  vendas  ashtu edhe  përkrahësit e  Shkëndijës së Haraçinës të  cilët  pretendojnë  që  në  fund  të  kampionatit të  gjenden në kreun e tabelës. Ndeshje  tjetër  tërheqës e është edhe  përballja  në Shtip mes Bregallnicës  vendase  dhe  Teteksit.  Të gjitha  ndeshjet e xhiros së tretë  në Ligën e dytë luhen nesër me fillim në ora  16:00. Takohen: Bregalnica-Teteksi, Detonit Plaçkovica – Sloga Vinica,  Skopje- Shkendija Haraqinës, Golemo Konjare – Bellasica, Kamenica Sasa – Kozhuf, Novaci  – Vardari Negotino, Ohri – Osogova dhe Prespa – Pobeda.

 Shaban Sinani – TV Koha

Continue Reading

Sport

MAQEDONIA E HUMBI MIQËSOREN ME ARABINË SAUDITE

Published

on

Arabia Saudite mundi Maqedoninë e Veriut me rezultatin 2-1 në ndeshjen miqësore që u zhvillua në Pragë të Republikës Çeke.

 Përfaqësuesja e  Maqedonisë  mbrëmë në Pragë  të Çekisë luajti një ndeshje miqësore me Arabinë Saudite dhe humbi 1:2. Reprezentacioni  ynë kaloi në epërsi me një gol fantastik nga Aleksandër Trajkovski në minutën e 40-të, por Arabia Saudite fitoi  me përmbysje me golat  që i shënuan Firas Al Buraikan dhe Abdullah Al Hamdan.  Seleksionuesi  Blagoja Milevski menjëherë pas ndeshjes ka thënë se  është  kënaqur  me  disa momente  pasi  kanë luajtur me  formacion të kombinuar.

 Ka shumë momente për të cilat jam i kënaqur, veçanërisht sepse eksperimentuam me përbërjen. Morëm dy lojtarë të tjerë që do ta forcojnë konkurrencën në ekip. Tashmë e kam theksuar se ndeshja me Lihtenshtajnin është me rëndësi të madhe për ne, dhe gjithçka tjetër shërben si përgatitje. Luajtëm një ndeshje cilësore kundër një kundërshtari të fortë dhe jam vërtet i kënaqur që punoj me lojtarë të tillë. Të gjithë po përshtaten me formacionin dhe detyrat e reja. Do të jemi maksimalisht të motivuar kundër Lihtenshtajnit, siç jemi në çdo ndeshje“, tha trajneri Milevski.

 Ekipi ynë kombëtar tani pret një ndeshje kualifikuese kundër Lihtenshtajnit të dielën me fillim në ora 18:00,  në arenën “Todor Proeski” në  Shkup, në raundin e pestë të kualifikimeve për Kupën e Botës. Mbrëmë  Uellsi shënoi fitore 1-0 kundër Kazakistanit  në Astana , ndërsa  Belgjika  si mysafirë mundi  Lihtenshtajin 6-0.

 

Advertisement
 SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Më të lexuarat