Me ndeshjet e javës së parë të shtënën dhe të dielën ka filluar kampionati i ri në Ligën e tretë Perëndim dhe në Ligën Komunale të Tetovës. Në të dyja liga garojnë nga 12 ekipe
Me ndeshjet e javës së parë të sezonit vjeshtor që u zhvilluan të shtunën dhe të dielën zyrtarisht nisi kampionati i ri në Ligën e tretë perëndim ku garojnë 12 ekipe dhe atë 9 nga Lidhja FutbollistikeKomunale e Tetovës dhe 3 nga Lidhja e futbollit të Kërçovës. Këtë për Televizionin Koha e pohoi edhe Mujdin Ismaili kryetar i LFK Tetovë
“Dje dhe sot , pra më 13 dhe 14 shtator kampionati 2025/2026 ka filluar në të dyja ligat, Ligën Komunale dhe Lig;n e tretë. Liga Komunale numëron 12 ekipe dhe po aq ekip e numëron edhe Liga e tretë”
Në kampionatin e ri ligën e tretë Perëndim ka 9 ekipe nga rajoni i Tetovës dhe 3 nga ajo e Kërçovës, ndërsa Lidjs futbollitike Gostivarit pa asnjë ekip
“ Tetova 3, Tetova ka 9, Gostivari nuk ka pasur gara. Në vitin e ardhshëm do të ketë përfaqësues edhe nga Lidhja Futbollistike Komunale e Gostivarit“
Në javën e pare të kampionatit nga gjashtë ndeshjet e zhvilluara vendasit dole fitues në katër takime, një ndeshje përfundoi me barazim dhe në një ndeshje fitues dole ekipi mysafir siç ështe rasti në derbin e Komunës së Bogovinës ku Drita humbi nga Kamjani me rezultatin 0-3 .
Rezultatet e xhiros së parë: Drita – Kamjani 0-3, Reçica – Zajazi 3-1, Napredoku – Varadar (B) 3-1, Skënderbeu – Renova 0-0, Vllazërimi – Xhepçishti 2-1, Dobroshti – Luboteni 4-0