Connect with us

Sport

NISI KAMPIONATI NË LIGËN E TRETË PERËNDIM

Published

on

Me ndeshjet e  javës  së  parë  të  shtënën  dhe  të  dielën  ka  filluar  kampionati i ri  në Ligën e tretë Perëndim dhe  në Ligën Komunale të Tetovës. Në të  dyja   liga  garojnë nga  12 ekipe

 Me ndeshjet e  javës së parë të sezonit  vjeshtor  që u  zhvilluan të shtunën  dhe  të  dielën zyrtarisht  nisi   kampionati i ri  në Ligën e tretë perëndim   ku   garojnë  12 ekipe  dhe  atë 9  nga  Lidhja  FutbollistikeKomunale e Tetovës dhe  3 nga  Lidhja e futbollit të Kërçovës. Këtë për  Televizionin Koha e  pohoi edhe Mujdin Ismaili kryetar i LFK  Tetovë

Dje dhe sot , pra më  13 dhe  14 shtator  kampionati  2025/2026  ka  filluar  në të dyja ligat,  Ligën Komunale dhe  Lig;n e tretë. Liga Komunale numëron  12  ekipe   dhe po aq  ekip e numëron edhe Liga e tretë

 Në  kampionatin e ri   ligën e tretë Perëndim  ka  9  ekipe  nga  rajoni i Tetovës dhe 3 nga ajo e Kërçovës, ndërsa Lidjs futbollitike Gostivarit pa asnjë ekip

“ Tetova  3, Tetova ka 9, Gostivari nuk ka pasur gara. Në vitin  e ardhshëm do të ketë përfaqësues  edhe nga  Lidhja  Futbollistike Komunale e Gostivarit

Advertisement

 Në javën e  pare të kampionatit  nga  gjashtë  ndeshjet e zhvilluara   vendasit  dole fitues  në katër takime,   një ndeshje  përfundoi me  barazim dhe  në një ndeshje  fitues dole ekipi  mysafir   siç ështe rasti në  derbin e Komunës së Bogovinës  ku  Drita humbi nga Kamjani  me rezultatin  0-3  .

Rezultatet e xhiros së parëDrita – Kamjani  0-3, Reçica – Zajazi 3-1,  Napredoku – Varadar (B) 3-1, Skënderbeu – Renova 0-0, Vllazërimi – Xhepçishti 2-1, Dobroshti – Luboteni  4-0

 SHABAN SINANI – TV KOHA

Sport

MILANO-CORTINA 2026: DENNI XHEPA I 34-TI NË SUPER G

Published

on

Skiatori shqiptar, Denni Xhepa, zhvilloi sot garën e parë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, që transmetohen në RTSH. Kjo garë shënon edhe debutimin e skuadrës shqiptare në Olimpiadën Dimërore, ku përfaqësohemi me 4 sportistë.

Ai regjistroi kohën 1:31,72, duke u pozicionuar në vend të 34-t në Super G. Xhepa zbriti në pistë i 37-i dhe kjo garë ishte për të një test për Slalomin Gjigant, që do të zhvillohet pas tri ditësh.

Kjo është hera e parë që Shqipëria merr pjesë në një garë shpejtësie në ski.

Përveç Xhepës, në Lojërat Olimpike Dimërore marrin pjesë në disiplina të ndryshme Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti. Xhepa garon gjithashtu në Slalom Gjigant më 14 shkurt dhe Slalom më 16 shkurt.

Më 15 shkurt zbresin në pistë Lara Colturi dhe Semire Dauti, të cilat marrin pjesë në disiplinën e Slalomit Gjigant. Më 18 shkurt Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti garojnë në disiplinën Slalomit.

Advertisement
Continue Reading

Sport

QËLLOHET PËR VDEKJE ME SHISHE QELQI FUTBOLLISTI NË ARGJENTINË

Published

on

Lucas Ignacio Pires, ish-futbollist i Almirante Broën, u vra me një shishe qelqi të thyer gjatë një përleshje në La Matanza të Buenos Aires

 Lucas Pires pasoi një plagë të thellë në parakrah që shkaktoi gjakderdhje fatale.

Pampa Mónaco’ publikon pamjet e regjistruara nga një kamerë sigurie në momentin kur, në kontekstin e një grindjeje, një burrë përdor buzën e një shisheje të thyer për t’i shkaktuar një plagë të thellë kundërshtarit të tij.

Sipas burimeve gjyqësore dhe policore, Lucas Pires pësoi një plagë të thellë në parakrahun e djathtë që dëmtoi një arterie, duke shkaktuar një hemorragji fatale .

Lucas Pires u dërgua me urgjencë në Spitalin Nestor Kirchner, por i riu vdiq për shkak të plagës së rëndë, pasi besohet se tehu i xhamit ka arritur në një arterie.

Advertisement

Çështja po trajtohet nga Zyra e Prokurorit të Vrasjeve në La Matanza, e cila po heton si një krim të mundshëm brenda familjes, raporton Marca.

 

Continue Reading

Sport

MILANO CORTINA: SKUALIFIKOHEN  DY SKIATORE TË KORES SË JUGUT

Published

on

Dy skiatoret koreano-jugore Han Dasom dhe Lee Eui-jin janë përjashtuar për shkak të një substance të gjetur te skitë e tyre, e ndaluar që nga sezoni 2023/24

 Skiatoret koreano-jugore Han Dasom dhe Lee Eui-jin janë përjashtuar për shkak të një substance të gjetur te skitë e tyre, e ndaluar që nga sezoni 2023/24. Rihapet debati për substancat e përdorura te materialet sportive.

Skualifikohen për një pomadë të ngjashme me pastën e dhëmbëve. Kjo substancë ka shkaktuar largimin menjëherë nga Olimpiada dimërore të dy skiatoreve nga Koreja e Jugut, Han Dasom dhe Lee Eui-jin. Është fluori i ndaluar në protokoll që nga sezoni 2023/24.

Bën përshtypje fakti se fronti i ri i CIO-s është dopingu te materialet, sepse fluori nuk është gjetur në trupat e sportisteve, por në pajisjet e sportit që ato ushtrojnë, te skitë. Konkretisht, është gjetur në dyllin që teknikët kishin përgatitur për garat në Lago di Tesero. Kështu ka ardhur menjëherë përjashtimi i dy garueseve që gjithsesi nuk do të luftonin për medalje.

Lajmi ka rindezur debatin mbi rëndësinë e substancave që përdoren për skitë për t’i bërë ato më të shpejta gjatë garës. Ekipi italian, për shembull, ka një kamion me më shumë se 500 lloje pomadash, që seleksionohen për diskutimit me sportistët garë pas gare.

Advertisement

 

Continue Reading

Më të lexuarat