Connect with us

Sport

NESËR NË STRUGË LUHET DERBI STRUGA TRIM LUM –  SHKËNDIJA 

Published

on

Kampionati  në Ligën e futbollit vendor  sezoni  vjeshtor vazhdon  të mërkurën me  dy ndeshje  të xhiros  së gjashtë që  do të luhen në Strugë dhe në Kavadar.

 Derbi i xhiros së gjashtë  padyshim  se  është përballja e  dy  kampionëve  Struga Trim Lum dhe Shkëndija e Tetovës.  Në pesë  xhirot e zhvilluara  deri më tani  ekipi Struga Trim Lum ka  të  fituara  pikët maksimale, kundrejt Shkëndijës e cila ka 3 fitore, një barazim dhe me një ndeshje  më  pak.

 Duke u  bazuar në ndeshjet e dy sezoneve  të fundit struganët  ishin më të suksesshëm por  këto  të  dhëna  në asnjë mënyrë  nuk e favorizojnë edhe kësaj radhe skuadra  nga  Struga , duke marrë para  sysh  sukseset  që ka shënuar  skuadra  tetovare  në  garat  vendore dhe sidomos  në  ato ndërkombëtare.

Dy trajnerët e ekipeve  Bledi Shkëmbi i Struga Trim Lum  dhe Jeton Beqiri  Shkëndijës në këtë derbi do të zbresin me më të mirët e  tyre  për të kënaqur   pretendimet e  tyre  dhe  para se gjithash edhe  tifozët e pranishëm.

 Në ndeshjen tjetër të xhiros së gjashtë   gjithashtu  zhvillohet  një ndeshje  e rëndësishme i  dy ekipeve  që aktualisht  gjenden  në pjesën e fundit të tabelës  Tikveshi  që ka  vetëm  dy  pike të fituara  dhe  Shkupi  që akoma nuk ka  të fituara asnjë pike.  Dy ndeshjet  e  javës së gjashtë  që  zhvillohen në Strugë  dhe Kavadar fillojnë ora 15:30

Advertisement

SHABAN SINANI – TV KOHA

Sport

LIGA E DYTË: MAKEDONIJA GJ.P – KAMJANI HAPIN SIPARIN E XHIROS SË PESTË

Published

on

Nesër dhe  pasnesër  në  program  janë  ndeshjet e xhiros së  pestë  të sezonit vjeshtor  në Ligën e dytë. Sipari  i kësaj  jave  hapet nesr me ndeshjen  mes  Makedonija Gj.P – Kamjani me fillim në ora 16:00

 Sezoni vjeshtor  në  Ligën e dytë të futbollit vendor vazhdon nesër dhe të  dielën me ndeshjet e javës së pestë. Nesër në program është vetëm ndeshja  mes Makedonija  Gj.P dhe Kamjanit . Skuadra vendase sezonin e ri nuk e ka filluar si duhet pasi në katër ndeshje  ka vetëm 1 fitore, 1 barazim dhe  2 humbje duke grumbulluar vetëm 5 pikë, kundrejt Kamjnait  që ka 2  fitore , 1 barazm dhe 1 humbje me 7 pikë të grumbulluara. Pra  dy  ekipet në  këtë  takim kanë për qëllim që të dalin me rezultat  pozitiv. Klubi i futbollit  Kamjani  në këtë ndeshje   do të  jetë me  formacion të  kompletuar.

 Nga  ndeshjet  tjera  që do të zhvillohen  të  dielën  mund  të  veçohen  përballjet  mes  dy  ish  ekipeve  të Ligës  së parë Rabotniçki kundër AP Brera  dhe  Bellasica –   Teteksi.

 Nesër takohen Makedonija  Gj.P – Kamjani , ndërsa të dielën takohen: Shkupi – Pelisteri,  Novaci – Detonit Plaçkovica , Bellasica – Teteksi. Osogova – Kozhufi, , Ohri – Euromilk dhe Rabotniçki – AP Brera. Të gjitha  ndeshjet e  javës së pestë fillojnë në ora  16:00

Continue Reading

Sport

Bayern Munich dhe Mançester United e kanë e nisur me fitore bindëse aventurën e tyre në sezonin e ri të Ligës së Kampionëve. duke mposhtur Bodo/Glimt 5:0 respektivisht Sabah Baku 4:0.

Published

on

Në raundin e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, ekipet e mëdha i përmbushën pritshmëritë. Bayern mposhti Bodo/Glimt 5-0 pas një pjese të parë të tensionuar falë golave​​të Musiala, Kane, Davies dhe Olise (dy gola).

Mançester United gjithashtu pati një provë të lehtë, duke mposhtur Sabah 4-0 falë golave ​​të Cunha, Bruno Fernandes, Sesko dhe Lisandro Martinez. PSV e mbajti Shakhtarin në një barazim 1-1, dhe Lens fitoi në transfertë, mposhti Slavia Pragën 3-2.

Supriza e madhe e mbrëmjes në fay;n e lig;s mban emrin e Comos, që mposhti Leipzigun me rezultatin 4-1. Golat për skuadrën italiane u shënuan nga Baturina,  Douvikas, Diao dhe Perrone. Goli i vetëm për gjermanët u shënua nga Maksimoviq.

Fenerbahce dhe Roma barazuan 1:1 në xhiron e parë të fazës së ligës  . Fenerbah[e  ka kaluar në epërsi  në minutën  e 48-të me golin Brown  ndërsa  ka  barazuar Cristante në minutën e 39-të për Romën. Pas këtij barazimi  trajner  i Fenerbahçes  Ismail Kartal ka  ofruar dorëheqje , por presidenti i klubit Yıldırım ka bërë të qartë se dorëheqja nuk pranohet.İsmail Kartal është ende në krye. Klubi duhet ta mbështesë trajnerin tonë. Derisa të largohem unë, İsmail Kartal është trajneri i Fenerbahçes,” ka thënë ai.

 Dy  ndeshjet  tjera   PSV  dhe  Shakhtar  kanë  barazuar  1-1, ndërsa  Slavia e Pragës   ka  pësuar humbje  2-3  nga  skuadra e Lens.

Advertisement

Raundi i dytë në fazën e ligës të UEFA  Liga  e Kampionëve  vazhdon më 13 dhe 14 tetor.

Continue Reading

Sport

LIGA E TRETË: NIS KAMPIONATI I RI, KF DRITA NUK FSHEH PRETENDIMET!

Published

on

Me ndeshjen e xhiros së pare këtë fund javë starton sezoni i ri në Ligën e tretë Perëndim ku  do të garojnë 13 ekipe.  Drita e Bogovinës  me  përgatitjet e bëra   në  të gjitha aspektet haptas pretendon  të  rikthehet atje edhe ku e meriton një rëngë më lartë.

Këtë fundjavë starton kampionati  i  ri në Ligën e Tretë – Perëndim , ku  do të garojnë  13 ekipe  nga rajoni  i Tetovës, Gostivarit  dhe  Dibrës.

Nga  rajoni I Tetovë  në mesin e  dhjetë ekipeve,  KF Drita e Bogovinës  në bazë të kushteve, përkrahjen që ka nga donatorë  të  shumtë, haptazi  ka  shpallë pretendimet për të qenë kampion i grupit dhe në kampionatin e ardhshëm të kualifikohet një rangë më lartë.

Për këto pretendime, ekipi nga Bogovina, që ka një traditë mbi  30 vjeçare, ka bërë ndërhyrje në infrastrukturë  sidomos te  sistemi i ujitjes, rrethojën  dhe  tribunat me  ulëse.

Në një deklaratë për TV Koha, drejtori sportiv Safet Miftari, u zotua se KF Drita  do të kthehet atje ku e meriton.

Advertisement

“Ne jemi munduar  që pike së pari që stadiumi të ketë bukurinë e vet, me gjitha kushtet infrastrukturore më së pari .Jemi munduar që në maksimum të plotësojmë kushtet  primare  sa i përket terrenit,  sistemit të ujitjes  që të ujitet  më mirë, tribunës  anës veriore  që  e kemi  furnizuar me  ulëse , afro  300 e diçka  ulëse, presim edhe  600  ulëse të reja  që  duhet të na  sigurojnë nga Federata  e futbollit të  cilët i falënderojmë edhe pse akoma nuk kanë arritur”

KF Drita  në drejtimin  e trajnerit  Basri Abdiju me përgatitje ka filluar para më tepër se një muaj dhe fillimin e kampionatit e pret maksimalisht e përgatitur.

“ Ne  ditën e diel me  Jehonën e Përshevcës presim një fitore . Mendoj që jemi shumë mirë të përgatitur  dhe kemi ekip mjaft të mirë për këtë sezon , kështu që mendoj  se do kemi një  fitore  ditën e diel“

KF Drita mbrëmë zhvilloi  një seancë  të rregullt stërvitore  ku qartë  shihej  se   futbollistë me padurim presin fillimin e kampionatit për t`i realizuar objektivat.

“ Jemi  duke bërë përgatitje  afro  një muaj e gjysmë, jemi përgatit  si duhet e presim  ndeshjen  siç duhet  dhe  ishalla me fitore . Synimi i KF Drita  për  këtë kampionat është  që të  inkuadrohemi në Ligën e dytë. Kemi punuar  fortë  dhe mendoj që  do ja arrijmë qëllimit dhe në çdo ndeshje një nga një do ia arrijmë suksesit”

Advertisement

Ndeshja  Drita – Jehona  zhvillohet të dielën në ora 16:00, ndërsa në ndeshjet tjera  të xhiros së parë takohen:  Liria – Dobroshti,  Skënderbeu – Korabi,  Cetinska – Xhepçishti, Luboteni – Gradeci  dhe Gostivari – Vardari i Bërvenicës.

Reçica është e lire.

SHABAN SINANI – TV KOHA

Continue Reading

Më të lexuarat