Connect with us

Sport

NISI KAMPIONATI NË LIGËN E TRETË PERËNDIM

Published

on

Me ndeshjet e  javës  së  parë  të  shtënën  dhe  të  dielën  ka  filluar  kampionati i ri  në Ligën e tretë Perëndim dhe  në Ligën Komunale të Tetovës. Në të  dyja   liga  garojnë nga  12 ekipe

 Me ndeshjet e  javës së parë të sezonit  vjeshtor  që u  zhvilluan të shtunën  dhe  të  dielën zyrtarisht  nisi   kampionati i ri  në Ligën e tretë perëndim   ku   garojnë  12 ekipe  dhe  atë 9  nga  Lidhja  FutbollistikeKomunale e Tetovës dhe  3 nga  Lidhja e futbollit të Kërçovës. Këtë për  Televizionin Koha e  pohoi edhe Mujdin Ismaili kryetar i LFK  Tetovë

Dje dhe sot , pra më  13 dhe  14 shtator  kampionati  2025/2026  ka  filluar  në të dyja ligat,  Ligën Komunale dhe  Lig;n e tretë. Liga Komunale numëron  12  ekipe   dhe po aq  ekip e numëron edhe Liga e tretë

 Në  kampionatin e ri   ligën e tretë Perëndim  ka  9  ekipe  nga  rajoni i Tetovës dhe 3 nga ajo e Kërçovës, ndërsa Lidjs futbollitike Gostivarit pa asnjë ekip

“ Tetova  3, Tetova ka 9, Gostivari nuk ka pasur gara. Në vitin  e ardhshëm do të ketë përfaqësues  edhe nga  Lidhja  Futbollistike Komunale e Gostivarit

Advertisement

 Në javën e  pare të kampionatit  nga  gjashtë  ndeshjet e zhvilluara   vendasit  dole fitues  në katër takime,   një ndeshje  përfundoi me  barazim dhe  në një ndeshje  fitues dole ekipi  mysafir   siç ështe rasti në  derbin e Komunës së Bogovinës  ku  Drita humbi nga Kamjani  me rezultatin  0-3  .

Rezultatet e xhiros së parëDrita – Kamjani  0-3, Reçica – Zajazi 3-1,  Napredoku – Varadar (B) 3-1, Skënderbeu – Renova 0-0, Vllazërimi – Xhepçishti 2-1, Dobroshti – Luboteni  4-0

 SHABAN SINANI – TV KOHA

Sport

INFANTINO DO 64 SKUADRA, GJASHTË PËRFAQËSUESE SIGUROJNË PJESËMARRJEN NË BOTËRORIN 2030 PA U MBYLLUR AI I 2026-ËS

Published

on

Edhe pse Kupa e Botës 2026 është ende në zhvillim dhe po i afrohet fundit, gjashtë kombëtare e kanë siguruar tashmë pjesëmarrjen në Botërorin 2030.

Bëhet fjalë për Spanjën, Portugalinë dhe Marokun, tre vendet organizatore kryesore të turneut, si edhe Argjentinën, Uruguain dhe Paraguain, të cilat do të presin ndeshjet përkujtimore të 100-vjetorit të Kupës së Botës. Si vende pritëse, të gjashta kombëtaret janë kualifikuar automatikisht.

Ndërkohë, pjesa tjetër e vendeve do të sigurohet përmes fazave eliminatore kontinentale, që pritet të zhvillohen gjatë viteve 2027-2029.

Në të njëjtën kohë, FIFA po shqyrton seriozisht mundësinë e një zgjerimi tjetër të turneut. Presidenti Gianni Infantino po mbështet idenë që Botërori 2030 të zhvillohet me 64 kombëtare, në vend të formatit aktual me 48 skuadra. Nëse miratohet, ky do të ishte zgjerimi më i madh në historinë e Kupës së Botës.

Continue Reading

Sport

ÇKA PO NDODH ME KF BASHKIMIN AKOMA NUK KA NIS ME PËRGATITJE ?!

Published

on

Klubi i futbollit Bashkimi i Kumanovës është skuadra e vetme që akoma nuk  ka  filluar përgatitjet edhe pse kampionati  fillon më 25 korrik. Çka po ndodhë me  Bashkimin kush do të jetë trajner i ri dhe me cilët futbollist do të vazhdon kampionatin mbetet vetëm enigmë?

Kampionati i  ri i futbollit 2026/2027 në Ligën e parë të Maqedonisë së Veriut është caktuar të fillon më 23 korrik me ndeshjet e xhiros së parë, ndërsa të gjitha ekipet janë fazën e përgatitjeve qoftë në terrenet vendore apo në ndonjë Qendër sportive në vend apo jashtë.

Skuadra e vetme që deri më ditën e  sotme nuk ka filluar përgatitjet është Bashkimi i Kumanovës. Kohëve të fundit flitej se  të mërkurën pra nesër do të fillojnë përgatitjet me  trajnerin Muarem Muarem. Por i njëjti  nga  dita e sotme  fillon të  punon si trajner  përgjegjës me KF Skopjen.

Pra mbetet enigmë e madhe se kur dhe si  do të nis  përgatitje  për kampionatin e ri 2026/2027. Gjithashtu tani më është e njohur se nga ekipi janë larguar pjesa më e madhe e  futbollistëve të cilët  ishin bartës të  ekipit në kampionatin e kaluar, ndërsa nuk ka asnjë shenjë se janë ofruar lojtar të rinj.

Dilema  vazhdon të mbetet se kur dhe  a do të nis Bashkimi me përgatitje për  kampionatin e ri  dhe me çfarë futbollistësh do të jenë ne ekip  apo do të vazhdojnë me kategorinë e juniorëve!?

Kujtojmë se  klubi i futbollit  Bashkimi  në kampionatin e kaluar përfundoi  në pozitën e shtatë me 42  pikë të  grumbulluara.

Advertisement
Continue Reading

Sport

BOTËRORI 2026: SONTE GJYSMËFINALJA FRANCA –SPANJA

Published

on

Sonte  me  fillim në  ora  21:00 në Teksas  do  të  zhvillohet ndeshja e parë   gjysmë  finale e  Botërorit  2026  ku  do të  përballen  Franca  dhe  Spanja . Në  tribunat e  stadiumit  pritet  që të pranishëm të jenë  95 mijë tifozë ndërsa  drejtësi  do të  ndaj Ivan Barton nga  Salvadori.

Franca dhe Spanja do të përballen sonte në Teksas në gjysmëfinalen e parw tw Botërorit 2026, në një duel mes dy prej kombëtareve më të suksesshme të futbollit evropian. Franca, kampione e botës në vitin 2018, synon finalen e tretë radhazi në Kupën e Botës, ndërsa Spanja kërkon të rikthehet në finalen e madhe për herë të parë që nga triumfi historik i vitit 2010.

“Gjelat” kanë zhvilluar një turne pothuajse perfekt. Pas tre fitoreve në fazën e grupeve, ata eliminuan Suedinë, Paraguain dhe Marokun, duke mos pësuar asnjë gol në fazën me eliminim direkt. Përzgjedhësi Didier Deschamps do të vendosë një rekord të ri me ndeshjen e tij të 26-të në historinë e Botërorëve si trajner dhe synon ta udhëheqë Francën drejt një tjetër finaleje. Ndërkohë, Kylian Mbappé pritet të jetë i gatshëm, pavarësisht se u zëvendësua në çerekfinale ndaj Marokut.

Nga ana tjetër, Spanja nisi turneun me një barazim pa gola ndaj Kepit të Gjelbër, por më pas gjeti ritmin duke fituar grupin dhe eliminuar Austrinë, Portugalinë  dhe Belgjikën. Heroi i dy ndeshjeve të fundit ka qenë Mikel Merino, i cili realizoi golat vendimtarë në minutat e fundit. Skuadra e Luis de la Fuente nuk ka humbur asnjë ndeshje në kohën e rregullt që nga marsi i vitit 2024 dhe numëron 36 takime radhazi pa humbje, duke iu afruar rekordit historik të Italisë.

 Pra sonte me fillim në ora 21:00 pritet  një spektakël i vërtet i dy ekipeve gjigante  siç janë Franca dhe Spanja.

Advertisement

Kujtojmë  se neër  mbrëma  po  në ora 21:00  do të  zhvillohet  gjysmëfinalja e dytë e Botërorit  2025, Anglia – Argjentina.

Continue Reading

Më të lexuarat