Tre ndeshje të javës së shtatë të sezonit vjeshtor janë zhvilluar të shtunën dhe të dielën . Të shtunën në Çair, Makedonija Gj.P mundi Shkupin 2-0, ndërsa dje Shkëndija në Tetovë mundi Tikveshin 1-0, mbrëmë Vardari me përmbysje mundi Rabotniçkin 3-1
Shkëndija dje në stadiumin e qytetit në Tetovë në kuadër të javës së shtatë të sezonit vjeshtor në elitën e futbollit vendor mundi Tikveshin e Kavadarit 1-0 me një gol të vetëm që e shënoi Sebastian Spahiu . Ndeshja mund të cilësohet me not mesatare edhe pse dy skuadrat gjatë 90 minutave kishin raste e tyre që nuk u realizuan ndërsa goli i vetëm erdhi pas një aksioni në minutën e 36-të, kur Latifi asistoi në shtyllë të dytë, ku Spahiu me mjeshtri dërgoi topin në rrjet për epërsi të kuqezinjve që doli të jetë edhe epilogu përfundimtar i takimit. Më rëndësishmja në kë ndeshje për ekipin kuqezi gjithsesi se janë tre pikët, pasi ekipi aktualisht me një ndeshje më pak ka 14 pikë. Pas ndeshjes trajneri Beqiri tha se duhet të jemi të sinqertë të pranojmë situatën aktuale në ekip
“Ka kampionati edhe kshtu lloj ndeshje qe fitohen me vështirësi, në disa me momente me pak fat, por duhet të jemi të sinqertë dhe të pranojmë situatën se kemi një skuadër që vjen pas shumë ndeshjeve dhe te shumë futbollistë shfaqen lodhjet, të cilat janë normale pas gjithë atyre ndeshjeve. Edhe në aspektin e shkarkimit emocional e bën të vetem, megjithatë nga sot unë e mbaj mend vetëm tre pikëshin.” deklaroi trajneri Jeton Beqiri
Në ndeshjen tertë që u zhvillua dje në orët e mbrëmjes skuadra e vardarit mundi me përmbysje 3-1 ekipin e Rabotniçkit. Autor të golave pë Vardarin ishin Babunski, Kastaneda dhe Mato. Golin e vetëm pë Rabotniçkin e shënoi Imeri. Të shtunë në stadiumin e Çairit, Shkupi pësoi disfatën e 7-të radhazi kësaj radhe nga Makedonija Gj.P 0-2.