Connect with us

Sport

FITOJNË SHKËNDIJA DHE VARDARI, SHKUPI HUMBI DUELIN E 7-të

Published

on

Tre  ndeshje  të  javës së shtatë të  sezonit vjeshtor  janë zhvilluar  të  shtunën dhe të  dielën . Të shtunën në Çair, Makedonija  Gj.P  mundi Shkupin  2-0, ndërsa  dje  Shkëndija  në Tetovë mundi Tikveshin 1-0, mbrëmë Vardari  me  përmbysje mundi Rabotniçkin 3-1 

 Shkëndija dje  në stadiumin e  qytetit në Tetovë  në kuadër të javës së shtatë të  sezonit vjeshtor  në elitën e  futbollit vendor  mundi  Tikveshin e Kavadarit 1-0  me  një  gol të vetëm që e shënoi  Sebastian  Spahiu .  Ndeshja  mund  të cilësohet  me not mesatare  edhe  pse  dy  skuadrat  gjatë 90 minutave   kishin raste e tyre   që nuk u realizuan   ndërsa goli i vetëm erdhi pas një aksioni në minutën e 36-të, kur Latifi asistoi në shtyllë të dytë, ku Spahiu me mjeshtri dërgoi topin  në rrjet  për epërsi  të kuqezinjve  që  doli të jetë edhe  epilogu  përfundimtar i takimit. Më  rëndësishmja në kë  ndeshje  për ekipin  kuqezi   gjithsesi  se janë tre pikët, pasi ekipi aktualisht me një ndeshje më pak ka 14 pikë.  Pas  ndeshjes trajneri Beqiri tha se duhet të jemi të  sinqertë  të pranojmë situatën aktuale  në ekip

Ka kampionati edhe kshtu lloj ndeshje qe fitohen me vështirësi, në disa me momente me pak fat, por duhet të jemi të sinqertë dhe të pranojmë situatën se kemi një skuadër që vjen pas shumë ndeshjeve dhe te shumë futbollistë shfaqen lodhjet, të cilat janë normale pas gjithë atyre ndeshjeve. Edhe në aspektin e shkarkimit emocional e bën të vetem, megjithatë nga sot unë e mbaj mend vetëm tre pikëshin.” deklaroi  trajneri Jeton Beqiri

Në ndeshjen  tertë  që u  zhvillua  dje  në orët e mbrëmjes  skuadra e vardarit   mundi  me  përmbysje  3-1  ekipin e Rabotniçkit.  Autor të golave pë Vardarin  ishin Babunski, Kastaneda dhe  Mato. Golin e  vetëm pë Rabotniçkin e shënoi Imeri. Të shtunë në stadiumin e Çairit,  Shkupi  pësoi disfatën e 7-të radhazi kësaj radhe nga Makedonija  Gj.P 0-2.

SHABAN SINANI – TV KOHA 

Sport

FUTBOLLI I FEMRAVE: NESËR ZHVILLOHET JAVA E 20-të E KAMPIONATIT

Published

on

Nesër në program janë ndeshjet e javës së 20-të në Ligën e parë të  futbollit për femra. AS United është mysafire e Kamenica  Sasa, ndërsa Luboteni në Manastir takohet me Top Gol.

Kampionati i futbollit të femrave vazhdon nesër me ndeshjet e  xhiros  së 20-të.

Kjo  javë sjell  disa  ndeshje mjaftë tërheqëse sa i  përket  e ekipeve  që luftojnë për pjesën e epërme në renditjen e tabelës por  edhe për ekipet që luftojnë mbijetesën.

Një ndeshje më interesante  pritet të zhvillohet mes ekipeve Kamenica Sasa – AS United ekipe të  cilat  aktualisht mbajnë mesin e tabelës.

Kamioni në fuqi Luboteni i Tetovës është mysafire e ekipit të fundit në renditje Top Gol në Manastir dhe pos fitores bindëse çdo rezultat tjetër do të ishte befasi.

Advertisement

Lideri në renditjen e tabelës Skopje 2014 është mysafire Vardarit 2023 . Të gjitha ndeshjet e javës së 20-të zhvillohen nesër, takohen:

Kamenica Sasa – AS United, Top Gol – Luboteni, Koçani – Istatov 2014 Skopje, Reçica – Tiverija Brera dhe Vardari2023 –Skopje 2014.

SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sport

RENDITJA E FIFA-s: KOSOVA AVANCON, RMV-ja STAGNON SHQIPËRIA NË VENDNUMËRO!

Published

on

Spanja vazhdon t`i prijë renditjes së ekipeve anëtare të FIFA-s. Maqedonia e Veriut humb një pozitë, Shqipëria mbetet në vendin e  njëjtë, ndërsa Kosova avancon për një vend  më lartë.

 Federata e Botërore e futbollit FIFA ka  publikuar renditjen e ekipeve  për këtë muaj.

 Spanja vazhdon kryesimin para Francës , Argjentinës, Anglisë dhe  Portugalisë.

 Përfaqësuesja e  Maqedonisë së Veriut në krahasim me renditjen e  fundit kur ishte në pozitën e 66-të tani ka zbritur në pozitën e  67-të.   Ndërkohë, Shqipëria, pavarësisht humbjes ndaj Polonisë, mbetet në vendin e 63-të, por ka humbur 9.42 pikë.

 Përfaqësuesja e Kosovës ka avancuar një vend pas fitores historike 3-4 ndaj Sllovakisë, me të cilën siguroi kualifikimin në finalen e play-offit për Kampionatin Botëror 2026.

Advertisement

 Sipas FIFA-s, renditja e kombëtareve përditësohet në kohë reale pas çdo ndeshjeje, dhe kështu Kosova ka avancuar nga vendi i 79-të në të 78-in.

 Përfaqësuesja e  Kosovës e cila më  31 mars në Prishtinë, kundër Turqisë, zhvillon ndeshjen finale të play off-it për kualifikim  në  Botërorin 2026, me suksesin eventual ka gjasa reale që të ngjitet edhe  më lartë në renditjen e  FIFA-s.

  Shabam Sinani – TV Koha

Continue Reading

Sport

CHAMPIONS: PËRCAKTOHEN DATAT E GJYSMËFINALEVE, FINALJA NË BUDAPEST LUHET NË ORËN 18:00

Published

on

Edhe pse ende nuk janë zhvilluar ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampioneve, megjithatë UEFA ka publikuar datat e sfidave gjysmëfinale të kompeticionit më të rëndësishëm për klube.

Është zyrtare. UEFA ka caktuar datat dhe oraret për ndeshjet e mbetura në Ligën e Kampionëve 2025-26: finalja do të luhet më 30 maj 2026, në orën 18:00 në “Puskás Arena” në Budapest. Është përcaktuar edhe orari i gjysmëfinaleve.

Gjysmëfinalja e parë do të zhvillohet midis fituesit të ndeshjes Paris Saint-Germain – Liverpuli dhe fituesit të ndeshjes Real Madrid – Bayern Munih. Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën, më 28 prill, në orën 21:00.

Gjysmëfinalja tjetër, ku do të përballen Barcelona ose Atlético Madrid kundër Sporting  ose Arsenal , do të luhet të mërkurën, më 29 prill, gjithashtu në orën 21:00.

Ndeshja e kthimit luhen në një renditje të ndryshme. Të martën, më 5 maj, luajnë fituesit e sfidave Barcelona/Atletico me Sporting/Arsenal. Të mërkurën, më 6 maj, do të jetë radha e Real Madridit ose Bayern Munih kundër PSG-së ose Liverpulit.

Advertisement

 

Continue Reading

Më të lexuarat