Në dy ndeshjet e javës së shtatë dje Struga Trim Lumi sh;noi fitore në Kratovë ndërsa Arsimi humbi në Strumicë. Nesër zhvillohet dueli i anuluar nga java e katërt e sezonit vjeshtor Rabotniçki – Shkëndija, . Nesër në program janë edhe dy ndeshje të 1/8 -së së finales së Kupës
Dje ekipi i Struga Trim Lum ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertën në Kratovë, duke e mundur Sileksin me rezultatin 3:1. Golat për triumfin e skuadrës shqiptare i realizuan Kompaore dhe Hamza e Zenku ndërsa golin për vendasit e shënoi Hërvanoviq.
Ndeshja mes AP Brera dhe Arsimit të Çegranit përfundoi me fitorene e vendasve 2-1. Autor të golave për vendasit ishin Naumçevski dhe Todorovi, ndërsa Besagiq shënoi për Arsimin
Nesër në arenën ‘’Todor Proeski’’ në Shkup me fillim në ora 15 e 30, zhvillohet ndeshja e anuluar nga java e katërt e kampionatit Rabotniçki – Shkëndija. Me këtë ndeshje do të kompletohet të gjitha ndeshjet deri në javën e shtatë.
Skuadra romantikëve në gjashtë xhirot e zhvilluara ka 1 fitore, 1 barazim dhe 4 humbje, ndërsa ekipi kuqezi ka 4 fitore dhe 2 barazime. Skuadra kuqezi e cila këtë javë ka dy përballje mjaft ë vështira para udhëtimit në Madrid për ndeshjen kundër ekipit Rayo Vallecano në kuadër të fazës së ligës në UEFA Konferencë Liga, pra nesër luan me Rabotniçkin në Shkup, ndërsa të dielën me Silekisn në Tetovë, trajner Jeton Beqiri për dy ndeshjet e radhës deklaroi se ekipi mundohet të përgatitet maksimalisht për të gjitha sfidat
“ Mundohemi që në mënyrë maksimale që të përgatisim ekipin edhe për Rabotniçkin si fillim pastaj edhe për Sileksin. Mendoj se nuk ka ndeshjet lehtë në kampionat, çdo ndeshje ka rëndësinë e vetë dhe ne do mundohemi që të marrim maksimumin nga këto dy ndeshjet për shkak se janë kundërshtarë serioz , janë ekipe me traditë, janë ekipe me futbollist cilësorë dhe e fundit që nuk dua të anashkaloj jam i mendimit se Shkëndija është motivim në vete për çdo skuadër . Çdo futbollist që unë e shohë këtu në Tetovë dhe i ndjek edhe kundër kundërshtarëve tjerë është shumë herë më i motivuar kundër neve. Unë për këtë nuk hidhërohem për përkundrazi ndiej respekt për shkak se ato me këtë angazhim që bëjnë kundër neve shfaqin një respekt të jashtëzakonshëm“ deklaroi trajneri Jeton Beqiri
Po nesër me fillim në ora 15:00, në program janë edhe dy ndeshje të 1/8 së finales së kupës së Maqedonisë. Në Strumicë takohen Bellasica –Detonit Plaçkovica, ndërsa në Ohër luajnë Ohri – Shkupi . Gjashtë ndeshjet tjera të 1/8 së finales do të zhvillohen më 8, 15 dhe 29 tetor, ku do të takohen: Shkëndija Haraqinë- Pelisteri, Shkëndija e Tetovës – Tikveshi, Bashkimi – Sileksi, Makedonija Gj.P – Struga Trim Lum, Rabotniçki – Bregallnica dhe vardari – Novaci
SHABAN SINANI – TV KOHA