Site icon Tetova Expres

ULQINI EDHE NJËHER GRUMBULLOI LEGJENDAT E SPORTIT NGA RAJONI

Me  moton ‘’Botërori Ulqinak I miqësisë‘’ qyteti  i Ulqinit për të katërtën herë me radhë  grumbulloi legjendat e sporti nga e gjithë rajoni ku  kësaj  radhe  porosia e të gjithë pjesëmarrësve ishte ‘’Na duhet vetëm dashuri’’.  Në këtë  manifestim kulturo sportiv e pranishme ishte edhe TV Koha

 Në fundjavë qyteti bregdetar i Ulqinit për të katërtën herë me radhë ishte nikoqir i manifestimi  kulturo sportiv Botërori Ulqinak  i Miqësisë, ku kësaj  radhe të pranishëm  ishin legjenda  të sportit  nga  i gjithë rajoni.  Ky manifestim kulturo sportiv  është një festë  kjo ku sporti , ku sporti , miqësi a  dhe dashuria ndërmjet  njerëzve  na  bashkojnë përtej kufijve  dhe  dallimeve . Në  fakt   në  qytetin e Ulqinit  simbolikisht  u ndez flaka e Botërorit të paqes . Ky  manifestim që   ishte  përkrahur  edhe nga  qyteti i Ulqini . Kryetar  Genci Nimanbegu   me  këtë rast  para  të pranishmëve  deklaroi

Qyteti jonë, komuniteti jonë ka  treguar  një  bashkim të miqëfillt, Të gjithë një zëri kemi mbrojtur të drejtën  tonë për të vendosur dhe  për tu zhvilluar në drejtimin  për të  cilin ne  e dëshirojmë . Ky rrezik nuk ka kaluar por tani në shtator është radha e artë e  radhës që të festojmë përfundimin e sezonit  turistik dhe të  tregojmë zemërgjerësinë tonë me mirëpritjen e sportistëve  me mirëpritjen e miqve tanë, me mikpritjen e ambasadorëve. Dhe  dëshiroj që edhe ky mundijal të tregoj zemrën tonë  të madhe , të tregoj  që  Ulqini është mirëpritës, të tregoj se këtu  vendin e vetë mund  ta  gjejnë të gjithë ato të cilët na  respektojnë  si një qytet 2500 vjeçar, si një qytet i  cili është urë lidhëse mes kombeve , urë lidhëse në mes shteteve , urë lidhëse në mes dashurisë dhe sportit dhe ndaj  të ardhme  të sigurt‘’ th a kryetari Genci Nimanbegu

Iniciator i këtij manifestimi sportiv ‘’Botërori Ulqinak i Miqësisë’’ është ulqinaku  Pavle Pepdjonoviq i cili gjithmonë thotë  se organizator nuk është ai por organizator janë të gjithë banorët e Ulqinit  dhe  rajonit e  jo  ai

Ky manifestim nuk ka  organizator  dhe arkitekt, organizator të këtij manifestimi , janë populli, njerëzit e  Ulqinit  dhe  e  gjithë Malit të Zi dhe nga  gjithë rajoni . Do të thotë  se  kjo  kur  nuk  do  të bëhej , pasi tejkalon  një njeri. Unë jam krenar që  dëgjoj gjithë këto fjalë  dhe  do të  doja  që i ndjeri babai im të  ishte  gjallë  për  një  orë,  Falë  zotit  nëna ime  është  gjallë . Unë jamë njeri i lumtur  dhe krenar  që  nuk  e mbaj këtë barë. Unë nuk jam organizator, çdo  nënë e këtij  qyteti, çdo vjerë,  gjyshe, kunata , nusja ata nuk figurojnë në plan të parë . Unë jam njeriu më i eksponuar  nuk  hiqem nga mediumet. Një falënderim të madh mediumeve pasi janë grushti fuqishëm  i gjithë  këtij  rrëfimi  dhe  keni  bërë format nga gjithë kjo. Por  gjithë  këtë që e  flas edhe para  zotit edhe para popullit  dhe  them dorëzohem duke thënë  njerëz  unë nuk jam organizator, unë vetë kam grumbulluar energji, por edhe një dëshirë’’   tha Pedjonoviq

Advertisement

  Ndër aktivitet  më  të  rëndësishme  në  edicionin e katërt {Botërori Ulqinak i Miqësisë 2025{ ishin promovimi i filmit  për fëmijë ‘Anka’’ ku  rolin kryesor e luan legjenda e futbollit Erik Kantona, promovimi i librit  të trajnerit të njohur kroat të hendbollit Lino Çervar,  premiera e dokumentari  ‘’DRIM TIM I HUMBUR’’ dhe Festivali ndërkombëtar ‘’Pllumbi i Paqës’, ndërsa mbyllja solemne ishte  madhështore.  Krahas me dimumeve nga  i  gjithë rajoni   në këtë manifestim  i  pranishëm ishte   edhe TV Koha

Shaban Sinani – TV Koha
Exit mobile version