Sport
ULQINI EDHE NJËHER GRUMBULLOI LEGJENDAT E SPORTIT NGA RAJONI
Me moton ‘’Botërori Ulqinak I miqësisë‘’ qyteti i Ulqinit për të katërtën herë me radhë grumbulloi legjendat e sporti nga e gjithë rajoni ku kësaj radhe porosia e të gjithë pjesëmarrësve ishte ‘’Na duhet vetëm dashuri’’. Në këtë manifestim kulturo sportiv e pranishme ishte edhe TV Koha
Në fundjavë qyteti bregdetar i Ulqinit për të katërtën herë me radhë ishte nikoqir i manifestimi kulturo sportiv Botërori Ulqinak i Miqësisë, ku kësaj radhe të pranishëm ishin legjenda të sportit nga i gjithë rajoni. Ky manifestim kulturo sportiv është një festë kjo ku sporti , ku sporti , miqësi a dhe dashuria ndërmjet njerëzve na bashkojnë përtej kufijve dhe dallimeve . Në fakt në qytetin e Ulqinit simbolikisht u ndez flaka e Botërorit të paqes . Ky manifestim që ishte përkrahur edhe nga qyteti i Ulqini . Kryetar Genci Nimanbegu me këtë rast para të pranishmëve deklaroi
‘Qyteti jonë, komuniteti jonë ka treguar një bashkim të miqëfillt, Të gjithë një zëri kemi mbrojtur të drejtën tonë për të vendosur dhe për tu zhvilluar në drejtimin për të cilin ne e dëshirojmë . Ky rrezik nuk ka kaluar por tani në shtator është radha e artë e radhës që të festojmë përfundimin e sezonit turistik dhe të tregojmë zemërgjerësinë tonë me mirëpritjen e sportistëve me mirëpritjen e miqve tanë, me mikpritjen e ambasadorëve. Dhe dëshiroj që edhe ky mundijal të tregoj zemrën tonë të madhe , të tregoj që Ulqini është mirëpritës, të tregoj se këtu vendin e vetë mund ta gjejnë të gjithë ato të cilët na respektojnë si një qytet 2500 vjeçar, si një qytet i cili është urë lidhëse mes kombeve , urë lidhëse në mes shteteve , urë lidhëse në mes dashurisë dhe sportit dhe ndaj të ardhme të sigurt‘’ th a kryetari Genci Nimanbegu
Iniciator i këtij manifestimi sportiv ‘’Botërori Ulqinak i Miqësisë’’ është ulqinaku Pavle Pepdjonoviq i cili gjithmonë thotë se organizator nuk është ai por organizator janë të gjithë banorët e Ulqinit dhe rajonit e jo ai
‘Ky manifestim nuk ka organizator dhe arkitekt, organizator të këtij manifestimi , janë populli, njerëzit e Ulqinit dhe e gjithë Malit të Zi dhe nga gjithë rajoni . Do të thotë se kjo kur nuk do të bëhej , pasi tejkalon një njeri. Unë jam krenar që dëgjoj gjithë këto fjalë dhe do të doja që i ndjeri babai im të ishte gjallë për një orë, Falë zotit nëna ime është gjallë . Unë jamë njeri i lumtur dhe krenar që nuk e mbaj këtë barë. Unë nuk jam organizator, çdo nënë e këtij qyteti, çdo vjerë, gjyshe, kunata , nusja ata nuk figurojnë në plan të parë . Unë jam njeriu më i eksponuar nuk hiqem nga mediumet. Një falënderim të madh mediumeve pasi janë grushti fuqishëm i gjithë këtij rrëfimi dhe keni bërë format nga gjithë kjo. Por gjithë këtë që e flas edhe para zotit edhe para popullit dhe them dorëzohem duke thënë njerëz unë nuk jam organizator, unë vetë kam grumbulluar energji, por edhe një dëshirë’’ tha Pedjonoviq
Ndër aktivitet më të rëndësishme në edicionin e katërt {Botërori Ulqinak i Miqësisë 2025{ ishin promovimi i filmit për fëmijë ‘Anka’’ ku rolin kryesor e luan legjenda e futbollit Erik Kantona, promovimi i librit të trajnerit të njohur kroat të hendbollit Lino Çervar, premiera e dokumentari ‘’DRIM TIM I HUMBUR’’ dhe Festivali ndërkombëtar ‘’Pllumbi i Paqës’, ndërsa mbyllja solemne ishte madhështore. Krahas me dimumeve nga i gjithë rajoni në këtë manifestim i pranishëm ishte edhe TV Koha

Sport
LIGA E DYTË: MAKEDONIJA GJ.P – KAMJANI HAPIN SIPARIN E XHIROS SË PESTË
Nesër dhe pasnesër në program janë ndeshjet e xhiros së pestë të sezonit vjeshtor në Ligën e dytë. Sipari i kësaj jave hapet nesr me ndeshjen mes Makedonija Gj.P – Kamjani me fillim në ora 16:00
Sezoni vjeshtor në Ligën e dytë të futbollit vendor vazhdon nesër dhe të dielën me ndeshjet e javës së pestë. Nesër në program është vetëm ndeshja mes Makedonija Gj.P dhe Kamjanit . Skuadra vendase sezonin e ri nuk e ka filluar si duhet pasi në katër ndeshje ka vetëm 1 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje duke grumbulluar vetëm 5 pikë, kundrejt Kamjnait që ka 2 fitore , 1 barazm dhe 1 humbje me 7 pikë të grumbulluara. Pra dy ekipet në këtë takim kanë për qëllim që të dalin me rezultat pozitiv. Klubi i futbollit Kamjani në këtë ndeshje do të jetë me formacion të kompletuar.
Nga ndeshjet tjera që do të zhvillohen të dielën mund të veçohen përballjet mes dy ish ekipeve të Ligës së parë Rabotniçki kundër AP Brera dhe Bellasica – Teteksi.
Nesër takohen Makedonija Gj.P – Kamjani , ndërsa të dielën takohen: Shkupi – Pelisteri, Novaci – Detonit Plaçkovica , Bellasica – Teteksi. Osogova – Kozhufi, , Ohri – Euromilk dhe Rabotniçki – AP Brera. Të gjitha ndeshjet e javës së pestë fillojnë në ora 16:00
Sport
Bayern Munich dhe Mançester United e kanë e nisur me fitore bindëse aventurën e tyre në sezonin e ri të Ligës së Kampionëve. duke mposhtur Bodo/Glimt 5:0 respektivisht Sabah Baku 4:0.
Në raundin e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, ekipet e mëdha i përmbushën pritshmëritë. Bayern mposhti Bodo/Glimt 5-0 pas një pjese të parë të tensionuar falë golavetë Musiala, Kane, Davies dhe Olise (dy gola).
Mançester United gjithashtu pati një provë të lehtë, duke mposhtur Sabah 4-0 falë golave të Cunha, Bruno Fernandes, Sesko dhe Lisandro Martinez. PSV e mbajti Shakhtarin në një barazim 1-1, dhe Lens fitoi në transfertë, mposhti Slavia Pragën 3-2.
Supriza e madhe e mbrëmjes në fay;n e lig;s mban emrin e Comos, që mposhti Leipzigun me rezultatin 4-1. Golat për skuadrën italiane u shënuan nga Baturina, Douvikas, Diao dhe Perrone. Goli i vetëm për gjermanët u shënua nga Maksimoviq.
Fenerbahce dhe Roma barazuan 1:1 në xhiron e parë të fazës së ligës . Fenerbah[e ka kaluar në epërsi në minutën e 48-të me golin Brown ndërsa ka barazuar Cristante në minutën e 39-të për Romën. Pas këtij barazimi trajner i Fenerbahçes Ismail Kartal ka ofruar dorëheqje , por presidenti i klubit Yıldırım ka bërë të qartë se dorëheqja nuk pranohet.“İsmail Kartal është ende në krye. Klubi duhet ta mbështesë trajnerin tonë. Derisa të largohem unë, İsmail Kartal është trajneri i Fenerbahçes,” ka thënë ai.
Dy ndeshjet tjera PSV dhe Shakhtar kanë barazuar 1-1, ndërsa Slavia e Pragës ka pësuar humbje 2-3 nga skuadra e Lens.
Raundi i dytë në fazën e ligës të UEFA Liga e Kampionëve vazhdon më 13 dhe 14 tetor.
Sport
LIGA E TRETË: NIS KAMPIONATI I RI, KF DRITA NUK FSHEH PRETENDIMET!
Me ndeshjen e xhiros së pare këtë fund javë starton sezoni i ri në Ligën e tretë Perëndim ku do të garojnë 13 ekipe. Drita e Bogovinës me përgatitjet e bëra në të gjitha aspektet haptas pretendon të rikthehet atje edhe ku e meriton një rëngë më lartë.
Këtë fundjavë starton kampionati i ri në Ligën e Tretë – Perëndim , ku do të garojnë 13 ekipe nga rajoni i Tetovës, Gostivarit dhe Dibrës.
Nga rajoni I Tetovë në mesin e dhjetë ekipeve, KF Drita e Bogovinës në bazë të kushteve, përkrahjen që ka nga donatorë të shumtë, haptazi ka shpallë pretendimet për të qenë kampion i grupit dhe në kampionatin e ardhshëm të kualifikohet një rangë më lartë.
Për këto pretendime, ekipi nga Bogovina, që ka një traditë mbi 30 vjeçare, ka bërë ndërhyrje në infrastrukturë sidomos te sistemi i ujitjes, rrethojën dhe tribunat me ulëse.
Në një deklaratë për TV Koha, drejtori sportiv Safet Miftari, u zotua se KF Drita do të kthehet atje ku e meriton.
“Ne jemi munduar që pike së pari që stadiumi të ketë bukurinë e vet, me gjitha kushtet infrastrukturore më së pari .Jemi munduar që në maksimum të plotësojmë kushtet primare sa i përket terrenit, sistemit të ujitjes që të ujitet më mirë, tribunës anës veriore që e kemi furnizuar me ulëse , afro 300 e diçka ulëse, presim edhe 600 ulëse të reja që duhet të na sigurojnë nga Federata e futbollit të cilët i falënderojmë edhe pse akoma nuk kanë arritur”
KF Drita në drejtimin e trajnerit Basri Abdiju me përgatitje ka filluar para më tepër se një muaj dhe fillimin e kampionatit e pret maksimalisht e përgatitur.
“ Ne ditën e diel me Jehonën e Përshevcës presim një fitore . Mendoj që jemi shumë mirë të përgatitur dhe kemi ekip mjaft të mirë për këtë sezon , kështu që mendoj se do kemi një fitore ditën e diel“
KF Drita mbrëmë zhvilloi një seancë të rregullt stërvitore ku qartë shihej se futbollistë me padurim presin fillimin e kampionatit për t`i realizuar objektivat.
“ Jemi duke bërë përgatitje afro një muaj e gjysmë, jemi përgatit si duhet e presim ndeshjen siç duhet dhe ishalla me fitore . Synimi i KF Drita për këtë kampionat është që të inkuadrohemi në Ligën e dytë. Kemi punuar fortë dhe mendoj që do ja arrijmë qëllimit dhe në çdo ndeshje një nga një do ia arrijmë suksesit”
Ndeshja Drita – Jehona zhvillohet të dielën në ora 16:00, ndërsa në ndeshjet tjera të xhiros së parë takohen: Liria – Dobroshti, Skënderbeu – Korabi, Cetinska – Xhepçishti, Luboteni – Gradeci dhe Gostivari – Vardari i Bërvenicës.
Reçica është e lire.
SHABAN SINANI – TV KOHA
-
Lajme nga vendi1 month agoDyvjeçar nga Kumanova helmohet me tretës ngjyre, dërgohet në Klinikën “Nëna Terezë”
-
Lajme nga bota2 months agoFestivali kthehet në tragjedi, dy të vrarë dhe disa të plagosur nga të shtënat në Uashington. Arrestohet autori
-
Lajme nga bota2 months agoFranca në alarm, zjarret i afrohen Bordeaux, Macron mbledh qeverinë në takim krize

