Sport
Bayern Munich dhe Mançester United e kanë e nisur me fitore bindëse aventurën e tyre në sezonin e ri të Ligës së Kampionëve. duke mposhtur Bodo/Glimt 5:0 respektivisht Sabah Baku 4:0.
Në raundin e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, ekipet e mëdha i përmbushën pritshmëritë. Bayern mposhti Bodo/Glimt 5-0 pas një pjese të parë të tensionuar falë golavetë Musiala, Kane, Davies dhe Olise (dy gola).
Mançester United gjithashtu pati një provë të lehtë, duke mposhtur Sabah 4-0 falë golave të Cunha, Bruno Fernandes, Sesko dhe Lisandro Martinez. PSV e mbajti Shakhtarin në një barazim 1-1, dhe Lens fitoi në transfertë, mposhti Slavia Pragën 3-2.
Supriza e madhe e mbrëmjes në fay;n e lig;s mban emrin e Comos, që mposhti Leipzigun me rezultatin 4-1. Golat për skuadrën italiane u shënuan nga Baturina, Douvikas, Diao dhe Perrone. Goli i vetëm për gjermanët u shënua nga Maksimoviq.
Fenerbahce dhe Roma barazuan 1:1 në xhiron e parë të fazës së ligës . Fenerbah[e ka kaluar në epërsi në minutën e 48-të me golin Brown ndërsa ka barazuar Cristante në minutën e 39-të për Romën. Pas këtij barazimi trajner i Fenerbahçes Ismail Kartal ka ofruar dorëheqje , por presidenti i klubit Yıldırım ka bërë të qartë se dorëheqja nuk pranohet.“İsmail Kartal është ende në krye. Klubi duhet ta mbështesë trajnerin tonë. Derisa të largohem unë, İsmail Kartal është trajneri i Fenerbahçes,” ka thënë ai.
Dy ndeshjet tjera PSV dhe Shakhtar kanë barazuar 1-1, ndërsa Slavia e Pragës ka pësuar humbje 2-3 nga skuadra e Lens.
Raundi i dytë në fazën e ligës të UEFA Liga e Kampionëve vazhdon më 13 dhe 14 tetor.
Sport
LIGA E TRETË: NIS KAMPIONATI I RI, KF DRITA NUK FSHEH PRETENDIMET!
Me ndeshjen e xhiros së pare këtë fund javë starton sezoni i ri në Ligën e tretë Perëndim ku do të garojnë 13 ekipe. Drita e Bogovinës me përgatitjet e bëra në të gjitha aspektet haptas pretendon të rikthehet atje edhe ku e meriton një rëngë më lartë.
Këtë fundjavë starton kampionati i ri në Ligën e Tretë – Perëndim , ku do të garojnë 13 ekipe nga rajoni i Tetovës, Gostivarit dhe Dibrës.
Nga rajoni I Tetovë në mesin e dhjetë ekipeve, KF Drita e Bogovinës në bazë të kushteve, përkrahjen që ka nga donatorë të shumtë, haptazi ka shpallë pretendimet për të qenë kampion i grupit dhe në kampionatin e ardhshëm të kualifikohet një rangë më lartë.
Për këto pretendime, ekipi nga Bogovina, që ka një traditë mbi 30 vjeçare, ka bërë ndërhyrje në infrastrukturë sidomos te sistemi i ujitjes, rrethojën dhe tribunat me ulëse.
Në një deklaratë për TV Koha, drejtori sportiv Safet Miftari, u zotua se KF Drita do të kthehet atje ku e meriton.
“Ne jemi munduar që pike së pari që stadiumi të ketë bukurinë e vet, me gjitha kushtet infrastrukturore më së pari .Jemi munduar që në maksimum të plotësojmë kushtet primare sa i përket terrenit, sistemit të ujitjes që të ujitet më mirë, tribunës anës veriore që e kemi furnizuar me ulëse , afro 300 e diçka ulëse, presim edhe 600 ulëse të reja që duhet të na sigurojnë nga Federata e futbollit të cilët i falënderojmë edhe pse akoma nuk kanë arritur”
KF Drita në drejtimin e trajnerit Basri Abdiju me përgatitje ka filluar para më tepër se një muaj dhe fillimin e kampionatit e pret maksimalisht e përgatitur.
“ Ne ditën e diel me Jehonën e Përshevcës presim një fitore . Mendoj që jemi shumë mirë të përgatitur dhe kemi ekip mjaft të mirë për këtë sezon , kështu që mendoj se do kemi një fitore ditën e diel“
KF Drita mbrëmë zhvilloi një seancë të rregullt stërvitore ku qartë shihej se futbollistë me padurim presin fillimin e kampionatit për t`i realizuar objektivat.
“ Jemi duke bërë përgatitje afro një muaj e gjysmë, jemi përgatit si duhet e presim ndeshjen siç duhet dhe ishalla me fitore . Synimi i KF Drita për këtë kampionat është që të inkuadrohemi në Ligën e dytë. Kemi punuar fortë dhe mendoj që do ja arrijmë qëllimit dhe në çdo ndeshje një nga një do ia arrijmë suksesit”
Ndeshja Drita – Jehona zhvillohet të dielën në ora 16:00, ndërsa në ndeshjet tjera të xhiros së parë takohen: Liria – Dobroshti, Skënderbeu – Korabi, Cetinska – Xhepçishti, Luboteni – Gradeci dhe Gostivari – Vardari i Bërvenicës.
Reçica është e lire.
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
ATLETËT E KAMJANIT DINJITOZ NË LOJËRAT EVROPIANE TË ATLETIKËS PËR FËMIJË
Në ‘’LOJËRAT EVROPIANE TË ATLETIKËS PËR FËMIJË 2026’’ që u mbajt në Brno të Republikës Çeke ku morën pjesë afro 3.000 atlet nga 27 vende evropiane paraqitje të shkëlqyeshme kishin edhe pesë atletët e klubit të atletikës Kamjani.
Klubi i atletikës Kamjani me pesë garues ishte pjesëmarrëse në Lojërat Evropiane të Atletikës për Fëmijë deri në moshën U-15 që u mbajt në Brno të Republikës Çeke.
Paraqitja e garuesve të Kamjanit ishte dinjitoze përkundër faktit se për herë të parë e përfaqësonin Maqedoninë e Veriut në këto gara ku merrnin pjesë afro 3.000 atletë nga 300 klube të 27 vendeve evropiane.
Pas kthimit nga Brno trajneri Ibraim Xhemaili për TV Koha tha se krahas garave, atletët e Kamjanit patën nderin të bartin edhe pishtarin Olimpik .
‘’Patëm nderin si Klubi i Atletikës Kamjani të përfaqësojmë Maqedoninë në garat Evropiane të Atletikës të mbajtura në Brno për grupmoshat U-16, ku numri i atletëve ishte mbi 3000, kurse numri i klubeve ishte mbi 300. Nga Maqedonia kishte edhe një klub tjetër që ishte pjesëmarrës, ishte klubi i atletikës Aerodrom, me 3 pjesëmarrës, ndërsa ne ishim me 5 pjesëmarrës. Me rezultatet e arritura atje jemi tepër të kënaqur, sepse atletët tonë, treguan një nivel të lartë, treguan disiplinë, dhe treguan konkurrencë të fortë, ku u përballën me atletët më të fortë të Evropës, dhe ishin në mesin e dhjetë apo pesëmbëdhjetë më të mirëve, me këtë unë si trajner realisht krenohem. Patëm edhe një nder tjetër, ku në hapjen solemne të këtyre garave, u përzgjodhën dy atletët tanë që të jenë bartës të pishtarit olimpik, ku vrapuan 50 metra me mbajtjen e pishtarit, dhe kjo na bën një nder më tepër për klubin tonë’’.
Trajneri Xhemaili tha se me paraqitjen e garuesve të Kamjanit është shumë i kënaqur duke pasur para sysh se kjo ishte pjesëmarrja e tyre e parë në këtë nivel me masivitet të jashtëzakonshëm të garave.
‘’Po ato u paraqitën në mënyrën më dinjitoze që mundën, ato bënë rezultet e tyre më të mira, ndoshta ishin pak të lodhur edhe nga rruga, sepse bëmë një rrugë të gjatë, mirëpo prapë se prapë ato bënë një paraqitje më të mirë. Shpresojmë që edhe tek ne, në komunën tonë, ndoshta së shpejti shpresojmë që të bëhet një pistë e atletikës në bashkëpunim me kryetarin Feti Abazi, që të jemi edhe më të përgatitur, më të avancuar në pistën e atletikës, të punojmë me sprinte dhe të jemi më konkurrues me ata. Shpresojmë edhe për medalje të luftojmë vitet e ardhshme’’.
Pjesë e ekipit “LOJËRAT EVROPIANE TË ATLETIKËS PËR FËMIJË 2026’’ në Brno të Çekisë ishin Arti Xheladini, Dijar Xhemaili, Berina Sinani, Amela Abdiji dhe Eljana Sallai.
Ndërsa klubi i atletikës Aerodrom nga Shkupi mori pjesë me 3 garues.
Sport
SHAH: KLUBI I SHAHUT “ANPASAN” KA SIGURUAR MBIJETESËN NË ELITË
Me dy fitore dhe një barazim klubi i shahut Anpasan ka siguruar mbijetesën në kampionatin shtetëror të Shahut që para disa ditëve u mbajt në Strugë. Kontribut të jashtëzakonshëm në këtë rezultat dhanë dy shahistët nga Kosova, Nderim dhe Korab Saraçi.
Klubi i Shahut Anpasan ka përmbyllur me sukses Kampionatin e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, që u mbajt në Strugë duke siguruar mbijetesën në Ligën e Parë të Republikës së Maqedonisë së Veriut MV-së.
Një nga rezultatet më të rëndësishme të kampionatit ishte barazimi i Nderim Saraçit ndaj kampionit të Evropës, Aleksandar Inxhiq dhe Korab Saraçit ndaj kryemjeshtrit Velimir Iviq, me një ELO rreth 2600, rezultat që dëshmon nivelin dhe potencialin e lojtarëve tanë.
“Sa i përket kampionatit të ligës së pare të shahut në Republikën e Maqedonisë së Veriut klubi ynë mori pjesë ne përforcime nga Kosova, Kampionin e Kosovës Nderim Saraçi dhe nënkampionin Korab Saraçi . Sa që në këtë konkurrencë jashtëzakonisht të forte Klubi I shahut Anpasan arriti që të mbijetoi në Ligën e parë “
Klubi i Shahut Anpasan nga 5 shtatori me dy garues do të përfaqësohet në festivalin e shahut për Junior Liqeni i Strugës.
“Aktivitet e radhës të klubit tone nga dita e shtunë më 5 shtator klubi I shahut Anpasan do të do të ketë dy garues të rijnë të cilët do të garojnë në Strugë në manifestimin Festivali i Strugës me mbi 6 shtete të rajonit ku klubi ynë do të përfaqësohet me Korab Hajrullahin dhe Drin Imeri“
Ky kampionat ishte vetëm një hap drejt aspiratave të klubit për paraqitje më dinjitoze dhe suksese më të mëdha pasi klubi I shahut Anpasan dhe tetovarët meritojnë shumë më tepër.
-
Lajme nga vendi1 month agoDyvjeçar nga Kumanova helmohet me tretës ngjyre, dërgohet në Klinikën “Nëna Terezë”
-
Lajme nga bota2 months agoFestivali kthehet në tragjedi, dy të vrarë dhe disa të plagosur nga të shtënat në Uashington. Arrestohet autori
-
Lajme nga bota2 months agoFranca në alarm, zjarret i afrohen Bordeaux, Macron mbledh qeverinë në takim krize

