Site icon Tetova Expres

FIFA DËNON RËNDË SERBINË VETËM 6500 TIFOZË NË STADIUM

Ndeshja kualifikuese për Botërorin e futbollit 2026, mes Serbisë dhe  Shqipërisë  që do të luhet më 11 tetor  në stadiumin e Leskovcit do të zhvillohet me  numr të reduktuar të tifozëve. Ky është vendim Komisioni Disiplinor FIFA-s  

Komisioni Disiplinor i shtëpisë së futbollit botëror në fakt e ka dënuar Federatën Serbe të Futbollit me mbylljen e pjesshme të stadiumit të Leskovcit, aty ku do të zhvillohet ndeshja mes serbëve dhe shqiptarëve.

FIFA dënon Serbinë me 85 mijë euro dhe 20% zbrazje të tribunave në ndeshjen e ardhshme 

Ndaj Shqipërisë në Leskovc, do të jenë prezent rreth 6500 tifozë.

Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë do të luhet më 11 tetor me  fillim në ora 20 e 45 minuta .

Advertisement

Në rast të ndonjë incidenti të radhës në lojën me Shqipërinë, FIFA ia ka tërhequr vërejtjen Federatës Serbe, të cilën e ka paralajmëruar me dënime edhe më të rënda.

Shqipëria dhe Serbia barazuan në Tiranë në ndeshjen e parë mes tyre, ndërsa ajo e Leskovcit konsiderohet si një finale mes këtyre dy Kombëtareve, të cilat e synojnë vendin e dytë në grup, i cili çon në “play-off” dhe jep shpresa për kualifikim eventual në Kupën e Botës 2026. 

Exit mobile version