Sport
FIFA DËNON RËNDË SERBINË VETËM 6500 TIFOZË NË STADIUM
Ndeshja kualifikuese për Botërorin e futbollit 2026, mes Serbisë dhe Shqipërisë që do të luhet më 11 tetor në stadiumin e Leskovcit do të zhvillohet me numr të reduktuar të tifozëve. Ky është vendim Komisioni Disiplinor FIFA-s
Komisioni Disiplinor i shtëpisë së futbollit botëror në fakt e ka dënuar Federatën Serbe të Futbollit me mbylljen e pjesshme të stadiumit të Leskovcit, aty ku do të zhvillohet ndeshja mes serbëve dhe shqiptarëve.
FIFA dënon Serbinë me 85 mijë euro dhe 20% zbrazje të tribunave në ndeshjen e ardhshme
Ndaj Shqipërisë në Leskovc, do të jenë prezent rreth 6500 tifozë.
Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë do të luhet më 11 tetor me fillim në ora 20 e 45 minuta .
Në rast të ndonjë incidenti të radhës në lojën me Shqipërinë, FIFA ia ka tërhequr vërejtjen Federatës Serbe, të cilën e ka paralajmëruar me dënime edhe më të rënda.
Shqipëria dhe Serbia barazuan në Tiranë në ndeshjen e parë mes tyre, ndërsa ajo e Leskovcit konsiderohet si një finale mes këtyre dy Kombëtareve, të cilat e synojnë vendin e dytë në grup, i cili çon në “play-off” dhe jep shpresa për kualifikim eventual në Kupën e Botës 2026.
Sport
Spektakël boksi në Gostivar, Benjamin Imeri kryeson mbrëmjen me duelin ndaj kolumbianit Mosquera
Qyteti i Gostivarit do të jetë sot (e enjte) amfiteatri i një spektakli të vërtetë boksi profesional, ku do të ngjiten në ring boksierë nga i gjithë Ballkani dhe bota. Në përballjen kryesore të mbrëmjes, vëmendja do të jetë te boksieri Benjamin Imeri, i cili do të matë forcat me rivalin nga Kolumbia, Edwin Mosquera.
Për të qenë në formën më të mirë të mundshme për këtë sfidë, Imeri ka zhvilluar një fazë përgatitore mjaft intensive dy-mujore, duke premtuar një përballje të fortë dhe me rivalitet të lartë.
Përveç duelit kryesor, organizatorët kanë parashikuar edhe një seri ndeshjesh të tjera mjaft interesante, ku do të përballen emra të njohur të boksit nga rajoni dhe më gjerë.
Një nga organizatorët e këtij eventi, ish-boksieri i njohur Nelson Hysa, shprehet i bindur se e nesërmja do t’u dhurojë adhuruesve të boksit një mbrëmje të jashtëzakonshme sportive.
“Benjamin Imeri është një boksier mjaft i mirë dhe me cilësi të larta. Presim që ndeshjen e nesërme ta përfundojë me një rezultat pozitiv për të,” tha Hysa gjatë prononcimit të tij.
Gostivari mirëpret kështu një event të përmasave ndërkombëtare, ku pritet prani e madhe e tifozëve për të mbështetur boksierët dhe për të shijuar emocionet e ringut.
Sponsor kryesor i kësaj mbrëmjeje të madhe të boksit është kompania Global Immobilien.
Sport
FC RIGA E LETONISË PRISHI FESTËN E DITËLINDJES SË VARDARIT
Vardari pësoi humbje 2:3 nga Riga FC në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, duke bërë një hap prapa në garën për kualifikim në raundin e tretë.
Ndeshja u zhvillua në Arenën Kombëtare “Todor Proeski”, pikërisht në ditën kur Vardari festoi 79-vjetorin e themelimit. Edhe ky përvjetor nuk mjaftoi që të tërheq tifozë në stadium, pasi vetëm rreth 2.000 prej tyre ishin të pranishëm në këtë ndeshje evropiane.
Pas ndeshjes, trajneri i Vardarit, Kristian Fabijani, mori përgjegjësinë për humbjen.
Nga ana e Riga FC, trajneri Adrian Gula theksoi se asgjë nuk është vendosur ende dhe se përballja mbetet plotësisht e hapur para ndeshjes së kthimit në Letoni.
Fitorja e Rigës ndaj Vardarit në u la në hije nga një incident që ndodhi pas ndeshjes në zhveshtoren e ekipit mysafir.
Edhe pse skuadra letoneze e festoi me entuziazëm fitoren në Shkup sipas informacioneve, festa u shndërrua në sjellje të papërshtatshme. Futbollistët e Riga FC shkaktuan dëme materiale në zhveshtore, duke thyer dy shtretër për masazh dhe duke dëmtuar edhe disa dollapë për pajisjet sportive.
Ndeshja e kthimit mes Rigës dhe Vardarit do të zhvillohet të martën e ardhshme, ku kampioni maqedonas do të përpiqet të përmbysë disavantazhin prej një goli dhe të sigurojë kualifikimin në raundin e ardhshëm të Ligës së Konferencës.
Shaban Sinani – TV Koha
Sport
KF SHKËNDIJA ME OPTIMIZËM PRET DUELIN KUNDËR NK BRAVO
Shkëndija sonte në Lubjanë kundër NK Bravo zhvillon ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues në UEFA Konferencë Ligë.
Ekipi mbrëmë ka mbajtur seancën zyrtare stërvitore, ndërsa në press-konferencën zyrtare trajneri Pollozhani dhe futbollisti Endrit Krasniqi u shfaqën optimist për epilog pozitiv në këtë ndeshje.
“Patjetër që na pret një ndeshje jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse unë e kam potencuar edhe tek konferencat e tjera që Kupat e Europës kanë një specifikë që sa më shumë raunde të kalosh, vështirësitë aq më shumë shtohen. Çfarë do të thotë, duhet të jemi të gatshëm 100% nga i pari deri tek i fundit për një performancë ose për një pjesë të parë 90 minutëshe që na pret këtu në Slloveni. Sepse është me patjetër që të kemi një performancë të mirë si nga aspekti teknik ashtu edhe nga aspekti taktik, pasi na duhet pastaj për vazhdimësinë, sepse janë ndeshje të forta. Patjetër që duhet një qasje serioze. Mendoj që nga i pari deri tek i fundit duhet të japim maksimumin, sepse ndeshjet e tilla janë specifike, duke marrë parasysh edhe vështirësinë që ta jep kundërshtari.” deklaroi trajneri Pollozhani
“Mendoj që në Europë nuk besoj që ka ekip të dobët dhe që luan në këtë nivel, kështu që ekipi ka punuar shumë mirë dhe besoj që është e gatshme. Shpresojmë që të kemi fatin dhe të arrijmë atë që dëshirojmë, kalimin tutje.” tha futbollisti Krasniqi
Përballja e parë e raundit të dytë eliminator në UEFA Konferencë Liga ndërmjet Bravos dhe Shkëndijës luhet sonte në Lubjanë, me fillim në orën 20:45, kurse drejtësinë do ta ndajnë treshja e referëve nga Finlanda.

